RREGULLORE NR.  1999/1

UNMIK/RREG/1999/1

25 qershor 1999

 

 

PĖR AUTORIZIMET E ADMINISTRATĖS SĖ PĖRKOHSHME NĖ KOSOVĖ

 

 

Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, 

 

Duke u thirrurRezolutėn 1244 (1999) tė datės 10 qershor 1999 me tė cilėn Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, duke vepruar sipas Kapitullit VII tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, autorizoi Sekretarin e Pėrgjithshėm, me ndihmėn e organizatave pėrkatėse ndėrkombėtare, pėr tė vendosur njė prani ndėrkombėtare civile nė Kosovė, tė njohur si Misioni i Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), me qėllim tė sigurimit tė njė administrimi tė pėrkohshėm nė Kosovė nė bazė tė mandatit tė pėrcaktuar me rezolutė;

 

Duke vepruar nė pėrputhje me autorizimin e dhėnė me Rezolutėn 1244(1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999 dhe me qėllim tė vendosjes dhe tė mbajtjes sė administratės sė pėrkohshme nė territorin e Kosovės;

 

Shpall sa vijon:

 

 

Neni 1

AUTORIZIMET E ADMINISTRATĖS SĖ PĖRKOHSHME

 

1.1       Gjithė pushteti legjislativ dhe ekzekutiv nė lidhje me Kosovėn, duke pėrfshirė administrimin e organeve tė drejtėsisė, i vishet UNMIK-ut dhe ushtrohet nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

 

1.2       Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė emėrojė dhe shkarkojė cilindo person pėr tė kryer funksione nė administratėn civile nė Kosovė, duke pėrfshirė edhe gjyqėsinė. Kėto funksione kryhen nė pajtim me ligjet ekzistuese, ashtu siē pėrcaktohet nė nenin 3 dhe me rregulloret e nxjerra nga UNMIK-u.

 

 

Neni 2

RESPEKTIMI I STANDARDEVE TĖ PRANUARA NDĒRKOMBĖTARE

 

Tė gjithė personat qė marrin pėrsipėr detyra publike ose mbajnė funksione publike nė Kosovė, gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tyre duhet t’i respektojnė standardet e pranuara ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe tė mos diskriminojnė asnjė person pėr shkak tė gjinisė, racės, ngjyrės, gjuhės, fesė, bindjes politike ose bindjeve tė tjera, origjinės kombėtare, etnike apo sociale, shoqėrimit me njė komunitet kombėtar, pasurisė, lindjes ose tė ndonjė statusi tjetėr.

 

 

 

Neni 3

LIGJI NĖ FUQI NĖ KOSOVĖ

 

Ligjet e Kosovės tė cilat kanė qenė nė fuqi nė territorin e saj para datės 24 mars 1999 do tė vazhdojnė tė zbatohen nė Kosovė nėse nuk bien nė kundėrshtim me standardet e pėrmendura nė nenin 2, me pėrmbushjen e mandatit tė dhėnė UNMIK-ut me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ose me kėtė rregullore a ēdo rregullore tjetėr tė nxjerrė nga UNMIK-u.

 

 

Neni 4

RREGULLORET E NXJERRA NGA UNMIK-u

 

Pėr kryerjen e detyrave, qė i janė besuar administratės sė pėrkohshme me rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, UNMIK-u, sipas nevojės, nxjerr akte ligjore nė formė rregulloresh. Kėto rregullore do tė mbeten nė fuqi derisa tė mos shfuqizohen nga UNMIK-u ose tė mos zėvendėsohen me rregulla tė cilat do tė nxirren mė vonė nga institucionet e themeluara me marrėveshje politike, ashtu siē parashihet nė Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. 

 

 

Neni 5

HYRJA NĖ FUQI DHE SHPALLJA E RREGULLOREVE TĖ NXJERRA NGA UNMIK-u

 

5.1       Rregulloret e UNMIK-ut miratohen dhe nėnshkruhen nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.  Ato hyjnė nė fuqi nė datėn e caktuar nė rregullore.

 

5.2       Rregulloret e UNMIK-ut nxirren nė gjuhėn shqipe, serbe dhe angleze. Nė rastet kur ka divergjenca, vlen vetėm teksti nė gjuhėn angleze. Rregulloret duhet tė botohen nė mėnyrė tė tillė qė tė sigurohet pėrhapja e tyre e gjerė me anė tė njoftimeve dhe tė botimeve publike.

 

5.3       Rregulloret e UNMIK-ut mbajnė shenjėn UNMIK/REG/ tė shoqėruara me vitin e nxjerrjes dhe numrin e nxjerrjes sė atij viti. Nė regjistrin e rregulloreve jepet data e shpalljes, fusha e veprimit dhe ndėrrimet nė to ose shfuqizimi a pezullimi i tyre.

 

 

Neni 6

PRONA SHTETĖRORE

 

UNMIK-u administron pasurinė e tundshme ose tė patundshme, duke pėrfshirė financat, llogaritė bankare dhe format e tjera tė pronės tė regjistruara nė emėr tė Republikės Federative tė Jugosllavisė, tė Republikės sė Sėrbisė apo tė cilitdo organ tė saj, tė cilat gjendet nė territorin e Kosovės.

 

 

Neni 7

HYRJA NE FUQI

 

Kjo rregullore konisderohet tė ketė hyrė nė fuqi mė 10 qershor 1999, datė e miratimit tė Rezolutės 1244 (1999) nga Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

 

 

 

            Dr. Bernard Kouchner,

            Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm