RREGULLORE NR. 2001/8
UNMIK/REG/2001/8
6 prill 2001
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Nė pajtim me autorizimin qė i ėshtė dhėnė me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qershor 1999,
Duke marrė parasysh Rregulloren nr. 1999/1, tė ndryshuar, tė datės 25 korrik 1999 tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) mbi autorizimet e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė tė datės 25 korrik 1999,
Me shpalljen e Rregullores sė UNMIK-ut nr. 1999/7, tė ndryshuar, tė datės 7 shtator 1999 mbi Emėrimin dhe Shkarkimin nga Detyra tė Gjyqtarėve dhe Prokurorėve dhe Rregullores sė UNMIK-ut nr. 1999/18 tė datės 18 nėntor 1999 mbi Emėrimin dhe Shkarkimin nga Detyra tė Ndihmėsgjyqtarėve,
Duke e ditur se Komisioni Gjyqėsor Kėshillėdhėnės i themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999/7 ka pushuar sė funksionuari qė nga data 31 dhjetor 2000,
Me qėllim tė themelimit tė Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės pėr tė pėrparuar zhvillimin e njė drejtėsie tė pavarur dhe multietnike nė Kosovė dhe shfuqizimit tė Rregullores sė UNMIK-ut nr. 1999/7 dhe Rregullores sė UNMIK-ut nr. 1999/18,
Shpall si vijon:
Neni 1
1.1 Me kėtė themelohet Kėshilli Gjyqėsor dhe i Prokurorisė sė Kosovės (mė tej Kėshilli).
1.2 Kėshilli ėshtė pėrgjegjės pėr ta kėshilluar Pėrfaqėsuesin Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me emėrimin e gjyqtarėve, prokurorėve dhe ndihmėsgjyqtarėve (gjyqtarėve porotė), sipas nevojės, si dhe pėr tė dėgjuar ankesat kundėr cilitdo gjyqtar, prokuror ose ndihmėsgjyqtari nėse ka tė tilla. Kėshilli mund tė vendos pėr sanksione diciplinore, ashtu siē janė parashkruar nė nenin 7 dhe tė largojė nga detyra gjyqtarėt, prokurorėt dhe ndihmėsgjyqtarėt dhe sipas nevojės ti sygjerojė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm largimet e tilla. Me kėrkesė tė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė pėrgjithshėm, Kėshilli mund tė ofrojė kėshilla edhe pėr ēėshtje tė tjera lidhur me sistemin gjyqėsor.
1.3 Kėshilli miraton kodeksin e etikės pėr: (a) gjyqtarėt; (b) prokurorėt; dhe (c) ndihmėsgjyqtarėt i cili bėhet i plotėfuqishėm pasi ta nėnshkruajė Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
1.4 Kėshilli ėshtė i pavarur nė ushtrimin e funksioneve tė tij.
Neni 2
2.1 Kėshilli pėrbėhet nga nėntė (9) anėtarė. Struktura e kėshillit duhet tė jetė shumetnike dhe tė pasqyrojė pėrvojėn nė fusha tė ndryshme juridike. Anėtarėt e Kėshillit duhet tė jenė profesionistė tė dalluar Gjyqėsor e veēmas anėtarėt e tashėm apo tė mėparshėm tė organave gjyqėsore dhe tė proukrorisė, anėtarėt e shoqatės sė advokatėve, profesorėt e drejtėsisė, por jo vetėm ata, qė i plotėsojnė standardet mė tė larta tė efikasitetit, aftėsisė dhe ndershmėrisė. Ata duhet tė jenė tė pavarur dhe tė paanshėm. Ata nuk mund tė mbajnė detyra publike ose detyra tjera, qė nuk janė nė pėrputhje me funksionet e tyre si anėtarė tė Kėshillit.
2.2 Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, pas kėshillimeve tė duhura, dhe nė pajtim me parimet e lartėpėrmendura, i zgjedh dhe emėron anėtarėt e Kėshillit. Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm e cakton njėrin prej kėtyre anėtarėve qė tė shėrbejė si Kryeytar tė Kėshillit.
Neni 3
3.1 Pas
emėrimit, secili anėtar i Kėshillit bėn betimin solemn para Pėrfaqėsuesit
Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Forma e betimit ėshtė si
vijon:
Solemnisht deklaroj dhe premtoj ti kryej funksionet qė mė janė besuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr.1999/7 dhe me udhėzimet administrative tė nxjerra nė pėrputhje me tė dhe tė mos kėrkojė apo pranojė udhėzime nga ēfarėdo burimi tjetėr.
3.2 Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tia referojė Kėshillit pohimet kundėr njė anėtari tė Kėshillit qė nuk i ka pėrmbushur obligimet e tij ose saj sipas kėsaj rregulloreje dhe pasi Kėshilli ta ketė shqyrtuar pohimin dhe pėrgjigjen e anėtarit, Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm i paraqet njė raport brenda tridhjetė (30) ditėve pas pranimit tė pohimit. Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm merrė vendim brenda pesėmbėdhjetė (15) ditėve pas pranimit tė raportit. Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, nė rast tė pohimeve pėr sjellje tė keqe, e suspendon anėtarin deri sa tė mirret vendimi pėrfundimtar. Pavarėsisht nga ajo qė u tha mė lartė, Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, nė rrethana tė jshtėzakonshme, mund tė merrė veprime tė tilla qė i konsideron tė arsyeshme nė ushtrimin e lirisė sė verpmit tė tij.
3.3 Mandati i detyrės sė anėtarėve tė Kėshillit zgjat njė vit. Ky mandat mund tė zgjatet pėr periudh(ė)a tė tilla ēfare i pėrcaktont Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
3.4 Me rastin e shkarkimit nga detyra tė njėrit prej anėtarėve tė Kėshillit nė pėrputhje me nenin 3.2, ose me rastin e vdekjes apo dorėheqjes sė anėtarit, Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė pėrgjithshėm emėron anėtarin e ri sa mė parė qė tė jetė e mundur. Anėtari i emėruar nė kėtė mėnyrė shėrben pėr pjesėn e mbetur tė mandatit tė anėtarit tė cilin e zėvendėson.
Neni 4
4.1 Kėshilli e zgjedh nga anėtarėt e tij zėvendėskryetarin, i cili e kryen detyrėn kryetarit, nėse ai mungon pėrkohėsisht.
4.2 Kėshilli miraton kodet e etikės tė pėrmendur nė nenin 1.3 brenda periudhės prej tre (3) muajve pas mbledhjės sė tij tė parė. Nėse Kėshilli nuk i miraton kodet e etikės brenda kėsaj periudhe, Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm i nxjerr kėto kode pėrmes udhėzimit administrativ.
4.3 Kėshilli sipas nevojės mund tė formojė komisione dhe tė caktojė raportues pėr kryerjen efikase tė detyrave tė tij.
4.4 Kėshilli mblidhet, sipas nevojės, ose nė bazė tė kėrkesės sė Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Kuorumi pėr mbledhje ėshtė pesė (5) anėtarė tė kėshillit.
4.5 Vendimet e kėshillit duhet tė mirren me shumicė absolute tė anėtarėve tė Kėshillit.
Neni 5
5.1 Kėshilli, pėrmes shpalljes publike, i fton candidatėt profesionistė
Gjyqėsor nė Kosovė pėr tė punuar si gjykatės ose prokurorė, si dhe kandidatėt e
kualifikuar nė Kosovė pėr tė punuar si ndihmėsgjyqtarė. Kėshilli mund tė pranojė
gjithashtu rekomandime nga autoritetet regjionale dhe komunale, ose autoritetet
gjyqėsore dhe organet e tjera tė profesionit Gjyqėsor, lidhur me personat e
cilėsuar si tė pėrshtatshėm pėr tu intervistuar si ndihmėsgjykatės. Kėshilli i
shqyrton kėrkesat e individėve tė paraqitur dhe ia paraqet me shkrim
rekomandimet e veta Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
5.2 Nė shqyrtimin e kėrkesave tė kandidatėve, anėtarėt e Kėshillit duhet tė udhėhiqen nga qėllimi i UNMIK-ut pėr tė krijuar njė sistem gjyqėsor dhe prokurori profesionale, tė pavarur, tė paanėshme dhe shumetnike.
5.3 Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm emėron gjyqtarėt, prokurorėt dhe ndihmėsgjyqtarėt duke marrė parasysh rekomandimet e Kėshillit sipas nenit 5.1.
5.4 Kėshilli i rekomandon Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm vazhdimin e emėrimit tė gjyqtarėve qė janė duke shėrbyer si prokurorė dhe ndihmėsgjyqtarė pėrveē nėse:
(a) gjyqtari ose prokurori nuk ka kualifikimet e kėrkuara sipas nenit 6.1 ose nuk ka ushtruar asnjėherė funksionin e tij ose tė saj apo ka pushuar sė ushtruari atė dhe
(b) ndihmėsgjyqtari nuk ka ushtruar funksionin e tij ose tė saj apo ka pushuar ta ushtruari atė.
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm vendos pasi ti ketė shqyrtuar sygjerimet e Kėshillit.
5.5 Njė gjyqtar ose prokuror nuk mund tė ketė detyrė tjetėr publike ose administrative apo tė angazhohet nė ndonjė punė tjetėr tė natyrės profesionale, me ose pa shpėrblim. Kėshilli mund ta autorizojė njė gjyqtar ose prokuror sipas kushteve qė i konsideron tė arsyeshme tė angazhohet nė aktivitetet e jashtme, pėr shėmbul tė ligjėrojė apo tė ushtrojė ndonjė funksion nė lėminė pėr tė cilėn ai ose ai ėshtė kompetent, qė nuk ndikon nė pavarėsinė apo dinjitetin e detyrės sė tyre.
5.6 Njė gjyqtar, prokuror ose ndihmėsgjyqtar nuk mund tė angazhohet nė ndonjė aktivitet qė ėshtė kundėrshtim me funksionet e tij ose tė saj, duke pėrfshirė edhe angazhimin nė aktivitetet poltike.
Neni 6
6.1 Kanditatėt
qė do tė shėrbejnė si gjyqtarė dhe prokurorė duhet ti plotėsojnė kriteret e
mėposhtėme:
(a)
ta
kenė kryer fakultetin e drejtėsisė;
(b) ta kenė dhėnė provimin pėr kandidatė tė organeve tė gjyqėsisė,
nė rastin e kandidatėve pėr postin e gjyqtarit nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje, ta
kenė dhėnė provimin profesional;
(b)
tė kenė vlera tė larta morale;
(ē) ta mos kenė dosje penale;
6.2 Pėrveē nė rastin e detyrave nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje, kandidatėt duhet tė kenė pėrvojė pėrkatėse nė fushėn e drejtėsisė, qė do tė thotė tri (3) vjet pėrvojė pėr detyrėn e gjyqtarit (ose prokurorit) tė Gjykatės Komunale apo tė gjyqtarit nė Kolegjin e Apelit pėr Kundėrvajtje, shtatė (7) vjet pėr detyrėn e gjyqtarit (ose prokurorit) nė Gjykatėn e Qarkut dhe katėr (4) vjet pėr detyrėn e gjyqtarit nė Gjykatėn Tregtare.
6.3 Kandidatėt qė duhet tė shėrbejnė si ndihmėsgjyqtarė duhet tė plotėsojnė kriteret e mėposhtėme:
(a)
duhet tė jenė tė paktėn njėzetepesė (25) vjeē nė
datėn e paraqitjes sė kėrkesės;
(b) tė kenė vlera tė larta morale;
(c)
tė mos kenė dosje penale dhe
(d) tė kenė kulaifikime profesionale dhe pėrvojė me tė miturit, nėse
ndihmės-gjykatėsit do tė do angazhohen nė gjykimin e veprimeve qė kanė tė bėjnė
me tė miturit.
Neni 7
7.1 Kėshilli ėshtė pėrgjegjės pėr dėgjimin e tė gjitha rasteve tė pohuara pėr sjellje tė pahijshme tė gjyqtarėve, prokurorėve apo ndihmėsgjyqtarėve pėr tė cilat parashihen masa ndėshkuese.
7.2 Ankesa kundėr njė gjyqtari, prokurori apo ndihmėsgjyqtari mund ti paraqitet Kėshillit drejtpėrsėdrejti vetėm nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, ose nga bashkėkryesuesit e Departamentit Administrativ Gjyqėsor. Poashtu, Kėshilli me vetėiniciativė dhe pasi ti ketė informuar plotėsisht Pėrfaqėsuesin Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm dhe Baskėkryesuesit e Departamentit Administrativ Gjyqėsor, mund tė inicojė procedurėn kundėr njė gjyqtari, prokurori apo ndihmėsgjyqtari lidhur me sjelljet e tilla tė pahijshme.
7.3 Procedura diciplinore fillon sapo ti paraqitet ankesa Kėshillit, ose pas marrjes sė vendimit tė Kėshillit pėr fillimin e njė procedure tė tillė. Menjėherė pas kėsaj, Kryetari i Kėshillit cakton njėrin nga anėtarėt e tij si raportues qė merrė obligim hetimin e vetė rastit ose, aty ku Shėrbimi i Inspeksionit Gjyqėsor kėrkohet nga Kėshilli, pėrmes Shėrbimit tė Inspeksionit Gjyqėsor i raporton Kėshillit pėr rezultatin e hetimit. Kėshilli e informon personin nėn hetime pėr akuzat, arsyet qė e kanė nxitur hetimin dhe tė drejtat e tij apo saj pėr qasje nė dosjen e rastit gjatė tėrė procesit sa mė parė qė ėshtė e mundur pasi tė jetė pranuar ankesa, para datės sė paraqitjes sė tij apo saj tė parė para raportuesit.
7.4 Gjatė kryerjes sė detyrave tė tij saj apo saj, raportuesi ka autorizime tė pėrgjithshme pėr inspektimin, verifikimin dhe vlerėsimin, duke pėrfshirė qasjen nė cilindo dokument me dobi dhe procedurė gjyqėsore si dhe tė drejtėn pėr ta marrė nė pyetje cilindo person qė punon nė sistemin e drejtėsisė ose ēdo person qė mund tė ofrojė informata relevante lidhur me arsyen e inspektimit.
7.5 Nė rasstet kur kėrkohet Shėrbimi i Inspeksionit Gjyqėsor nga Kėshilli qė tė hetohet rasti, raporti i tij i bashkangjitet menjėherė dosjes. Nėse nga Shėrbimi i Inspeksionit Gjyqėsor nuk ėshtė kėrkuar kjo, Kėshilli, para pėrfundimit tė hetimit, fton Departamentin Administrativ tė Drejtėsisė tė paraqesė me shkrim qėndrimin e tij pėr rastin i cili poashtu duhet ti bashkangjitet dosjes.
7.6 Pasi tė kryhet hetimi, raportuesi pėrgatitė njė raport qė pėrmban konkluzionet e tij apo saj lidhur me rastin, i cili i bashkangjitet dosjes. Kėshilli pastaj, nė pėrputhje me procedurat e krijuara nga ai, e njofton personin nėn hetime dhe ia dorėzon atij ose asaj dokumentet qė i mbėshtesin ato pohime. Personi nėn hetime ftohet tė paraqitet personalisht nė seancė, tė cilėn e mban Kėshilli brenda tridhjetė (30) ditėve pas datės kur ėshtė bėrė njoftimi i lartėpėrmendur.
7.7 Personi nėn hetime mund tė ndihmohet dhe, nė rast tė sėmundjes ose pėr arėsye tė tjera tė justifikueshme, tė pėrfaqėsohet nga ndonjė shok ose kėshilltar juridik tė cilit mundėsohet shikimi i dosjes, duke pėrfshirė tė gjitha dokumentet e mbledhura gjatė hetimit.
7.8 Mosparaqitja e personit nėn hetime, shokut apo kėshilltarit juridik qė e pėrfaqėson personin e tillė nė seancė nuk e pengon Kėshillin qė ta shqyrtojė rastin dhe tė marrė vendim.
7.9 Gjatė seancės sė shqyrtimit, njė pėrfaqėsues i Shėrbimit tė Inspeksionit Gjyqėsor, nėse ky i fundit ka marrė pjesė nė hetimin e rastit, do tė dėgjohet nga Kėshilli, do tė exohet i raportit i raportuesit dhe personi nėn hetime ose shoku apo kėshilltari juridik i tij ftohen pėr ti paraqitur argumentet e pėr mbrojteje. Seanca para Kėshillit duhet tė jetė publike pėrveē nėse vendoset ndryshe nga Kėshilli, kur konsiderohet e arsyeshme, veēmas nėse interesi i drejtėsisė e kėrkon kėtė.
7.10 Kėshilli vendos, nė pėrputhje me nenin 4.5, nėse ekzistojnė baza tė mjaftueshme qė tregojnė se gjyqtari, prokurori apo ndihmėsgjyqtari ka bėrė sjellje tė pahijshme tė definuara nė nenet 7.11 dhe 7.12, dhe pėrcakton njėrėn prej sanksioneve tė dhėna prej (a) deri nė (c) mė poshtė, ose i rekomandon Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm masat e mėpostme ndeshkluese tė dhėna prej (ē) deri nė (d):
(a) qortimi;
(b) qortimi dhe vėrejtja;
(c) suspendimi nga detyra deri nė gjashtė (6) muaj (pėr gjyqtarėt dhe prokurorėt);
(d) shkarkimi nga detyra (pėr gjyqtarėt dhe prokurorėt) ose
(e) shkarkimi nga detyra (pėr ndihmėsgjyqtarėt).
7.11 Sjellje e pahijshme e gjyqtarit ose ndihmėsgjyqtarit ėshtė:
(a) kryerja e njė vepre penale;
(b) mosprėfillja e funksioneve gjyqėsore;
(c) veprimi qė ėshtė i papajtueshėm me detyrėn e njė gjyqtari pėr tė qenė i pavarur dhe i paanshėm;
(d) vėnia nė pozitė, pėr shkak tė sjelljes personale ose ndonjė shkaku tjetėr, qė ėshtė e papajtueshme me kryerjen e detyrės sė tij ose
(e) shkelja e kodeksit tė etikės dhe tė mirėsjelljės.
7.12 Sjellje e pahijshme e prokurorit ėshtė:
(a) kryerja e njė vepre penale;
(b) mospėrfilljqa e funksioneve tė prokurorisė;
(c) veprimi nė mėnyrėn e cila ėshtė e papajtueshme me detyrėn e njė prokurori, siē ėshtė pėrcaktuar me ligj;
(d) vėnia nė pozitė, pėr shkak tė sjelljes personale ose ndonjė shkaku tjetėr, qė ėshtė e papajtueshme me kryerjen e detyrės sė tij ose
(e) shkelja e kodeksit tė etikės dhe tė mirėsjelljes.
7.13 Nė caktimin apo rekomandimin masave ndėshkuese sipas nenit 7.10, Kėshilli duhet tė kujdeset qė ndėshkimet tė jenė proporcionale me sjelljen e pahijshme pėr tė cilėn ato shqiptohen.
7.14 Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm e merr parasysh rekomandimin e Kėshillit lidhur me shkarkimin nga detyra tė njė gjyqtari ose prokurori apo shkarkimin e njė ndihmėsgjyqtari dhe mund tė zbatojė mas(ėn)at e tilla diciplinore tė cilat Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm i konsideron tė pėrshtatshme.
7.15 Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, nė rast tė urgjence, dhe pasi tė ketė kėrkuar kėshillėn e Kryetarit tė Gjykatės nė tė cilėn gjyqtari nėn hetime ushtron detyrėn e tij, ose tė Kryetarit tė Gjykatės mė tė lartė, nėse gjyqtari nė fjalė ėshtė kryetar i gjykatės mė tė ultė, propozon qė Kėshilli ta suspendojė gjyqtarin prej detyrės sė tij apo saj deri sa tė mirret vendimi pėrfundimtar pėrkitazi me atė ankesė. Vendimi i tillė duhet tė mirret vetėm nėse kėtė e kėrkon interesi i drejtėsisė dhe ai duhet tė jetė i pėrkohshėm, tė mos publikohet dhe gjyqtarit mos tė privohet nga marrja e rrogės sė tij. E njejta procedurė vlen pėr prokurorėt dhe zėvendėsprokurorėt dhe, pėrveē pėr rrogės, edhe pėr ndihmėsgjyqtarėt.
7.16 Suspendimi i pėrkohshėm pushon sė qeni nė fuqi nėse pas kalimit tė periudhės prej nėntėdhjetė (90) ditėsh pas fillimit tė procedurės Kėshilli nuk e ka ndėshkuar gjyqtarin, prokurorin apo ndihmėsgjyqtarin, ose nuk e ka rekomanduar shkarkimin e tij apo saj nga detyra.
Neni 8
8.1 Honorari i anėtarėve tė Kėshillit pėrcaktohet nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
8.2 Mjetet e nevojshme pėr funksionimin e Kėshillit sigurohen nga Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.
Neni 9
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė nxjerrė urdhėresa administrative pėr zbatimin e kėsaj rregulloreje.
Neni 10
Me kėtė shfuqizohen Regulloret e UNMIK-ut nr. 1999/7 dhe 1999/18.
Neni 11
Kjo rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tė ligjit nė fuqi qė ėshtė nė kundėrshtim me tė.
Neni 12
Kjo rregullore do tė hyjė nė fuqi me 6 prill 2001.
Hans Haekkerup,
Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm