RREGULLORE NR. 2001/11

UNMIK/RREG/2001/11

31 2001

 

 

PĖR TATIMIN MBI VLERĖN E SHTUAR

 

 

Pėrfaqėsuesi special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

 

Nė pėrputhje me autorizimin qė i ėshtė dhėnė sipas Rezolutės 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara  tė datės 10 qershor 1999,

 

Duke marrė parasysh Rregulloren nr.1999/1 datė 25 korrik 1999 tė Misionit tė Pėrkohshėm tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), tė ndryshuar, mbi Autoritetin e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė dhe Rregulloren e UNMIK-ut  nr.1999/16 tė datės 6 nėntor 1999 mbi Autoritetin Qendror Fiskal dhe Rregulloren e UNMIK-ut 2000/20 tė datės 12 prill 2000 mbi Administratėn dhe procedurat tatimore.

 

Duke pasur parasysh Rregulloren e UNMIK-ut  nr. 2000/3 tė datės 22 janar 2000 pėr Tatimin nė shitje nė Kosovė dhe Rregulloren e UNMIK-ut nr.2000/5 tė datės 1 shkurt 2000 pėr Vendosjen e tatimit  nė hotele, ushqim dhe pije nė Kosovė,

 

Me qėllim tė vendosjes sė tatimit mbi vlerėn e shtuar (TVSH) nė Kosovė dhe shfuqizimin e Rregulloreve tė UNMIK-ut nr. 2000/3 dhe 2000/5,

 

Shpall sa vijon:

 

Kapitulli I

Pėrkufizime

 

Neni 1

Pėrkufizime

 

Sipas kėsaj Rregulloreje:

 

1.1       “Borxhi i keq” nėnkupton njė pagesė qė duhet arkėtuar nga personi i tatueshėm, qė ėshtė pėrfshirė mė parė nė tė ardhurat e kėtij personi tė tatueshėm dhe pėrkundėr faktit se janė ndėrmarrė tė gjitha hapat ligjorė pėr ta arkėtuar borxhin, ai mbetet i paarkėtuar.

 

1.2       “Mjeti kryesor” nėnkupton njė mall (si psh., pajisjet apo makineria) qė shfrytėzohet pėr prodhimin e mallrave dhe shėrbimeve tė tjera.

 

1.3       “Konsideratė” nėnkupton njė pagesė, njė akt a ndonjė shtyrje pagese nė kohė lidhur me furnizimin e mallrave dhe shėrbimeve, duke pėrfshirė shumėn qė ėshtė e pagueshme ose mallrat e marra nė njė transaksion bartėr (mall pėr mall).

 

1.4       “Notė krediti” nėnkupton njė dokument tė lėshuar nga personi i  tatueshėm pėr pranuesin e mallrave dhe shėrbimeve pasi ėshtė lėshuar fatura tatimore, e cila leshohet me qėllim tė  korrigjimit tė tatimit sa herė qė shuma e tatimit tė aplikuar nė faturėn tatimore  tejkalon tatimin faktik pėr atė furnizim tė tatueshėm.

 

1.5       “Vlera doganore” nėnkupton vlerėn e pėrgjithshme mbi tė cilėn llogariten detyrimet doganore nė pėrputhje me praktikat ndėrkombėtare.

 

1.6       “Notė debiti” nėnkupton njė dokument tė lėshuar nga personi i tatueshėm pėr pranuesin e mallrave dhe shėrbimeve pasi tė jetė lėshuar fatura tatimore qė lėshohet me qėllim tė korrigjimit tė tatimit sa herė qė shuma e tatimit  tė aplikuar nė faturėn tatimore ėshtė mė pak sesa tatimi faktik pėr atė furnizim tė tatueshėm.

 

1.7.      “Veprimtari ekonomike” nėnkupton veprimtarinė e zhvilluar pėr qėllim tė krijimit tė fitimit.

 

1.8         “Pėrjashtim” nėnkupton ato importe, hyrjet dhe furnizime nė Kosovė nga RFJ, tė pėrmendura nė nenin 11, tė cilat janė jashtė fushėveprimit tė tatimit mbi vlerėn e shtuara dhe pėr tė cilat, si rrjedhim, pranuesi i mallrave nuk paguan tatim mbi vlerėn e shtuar.

 

1.9         “Furnizim i pėrjashtuar” nėnkupton njė furnizim, tė pėrshkruar nė nenin 12, pėr tė cilin furnizuesi nuk e mbledh tatimin mbi vlerėn e shtuar.

 

1.10     “Eksport” nėnkupton mallin qė del nga Kosova pėr njė shtėt tjetėr, duke pėrfshirė furnizimin i cili kalon tranzit nėpėr pjesė tė tjera tė Republikės Federale tė Jugosllavisė.  

 

1.11     ”Shėrbimet financiare” nėnkupton njė ose disa prej veprimtarive vijuese:

 

            (a)        Kėmbimi i valutave nėpėrmjet kėmbimit tė banknotave apo monedhave, duke kredituar apo debituar llogaritė dhe e kunderta;

           

            (b)        Lėshimi, pagesa, pranimi ose transferimi i pronėsisė sė ēekut apo letėrkredisė;

 

(c)        Dhėnia e kredisė, rinovimi dhe ndryshimi i kushteve tė  kontratės sė  kredisė; 

 

(ē)        Lėshimi, caktimi, tėrheqja, pranimi, regjistrimi, garantimi, rinovimi, ndryshimi apo transferimi i pronėsisė sė njė letre me vlerė;  

 

(d)        Dhėnia, marrja, ndryshimi ose lėshimi i njė garancie, i njė dėmshpėrblimi, i njė letre me vlerė apo obligacioni lidhur me kryerjen e detyrimeve  nėpėrmjet  mbulimit me ēek, kontratė kredie, aksione, obligacione, pjesėmarrje ose nė lidhje me aktivitetet e specifikuara nė nėnparagrafet e mėsipėrme prej  b) deri nė ē);

 

(dh)      Dhėnia apo transferimi i pronėsisė sė njė kontrate tė sigurimit jetėsor apo tė risigurimit lidhur me ndonjė kontratė tė tillė;

 

(e)        Pagesa apo arkėtimi i ndonjė shume tė interesit tė pėrgjithshėm, dividendit apo ēfarėdo shume tjetėr qė ka tė bėjė me ndonjė detyrim, aksion, pjesėmarrje, kontratė kredie, kontratė tė sigurimit jetėsor, sistem tė pensionimit apo kontrate pėr tė ardhmen dhe

 

(ė)        Kryerja, pėrfshirja  ose marrja pėrsipėr pėr tė kryer ēdonjėrin prej aktiviteteve tė specifikuara nė paragrafėt prej a) deri nė ė).

 

1.12     “Mallra” nėnkupton tė gjitha llojet e pasurisė me pėrjashtim  tė parave.

 

1.13     “Import” nėnkupton mallrat qė hyjnė nė Kosovė nga njė shtet tjetėr qoftė drejtėpėrdrejt apo pas kalimit tranzit nėpėr ndonjė pjesė tjetėr tė Republikės Federale tė Jugosllavisė.      

 

1.14     “Hyrje nga RFJ” nėnkupton mallrat qė hyjnė nė Kosovė nga njė pjesė tjetėr e Republikės Federale tė Jugosllavisė.         

 

1.15     “Dalje drejt RFJ-sė nėnkupton mallrat qė dalin nga Kosova pėr njė pjesė tjetėr tė Republikės Federale tė Jugosllavisė.  

 

1.16     “Tatim i zbritshėm” nėnkupton tatimin mbi vlerėn e shtuar tė paguar nga personi i tatueshėm pėr blerjet e tatueshme, duke pėrfshirė tatimin e paguar nė import apo pėr hyrje nga RFJ.

 

1.17     “Organizata joqeveritare” nėnkupton organizatėn joqeveritare tė regjistruar nė UNMIK sipas Rregullores 1999/22 tė datės 15 nėntor 2001 mbi Regjistrimin dhe veprimin e organizatave joqeveritare nė Kosovė.

 

1.18     “Vlerė e hapur e tregut” nėnkupton ēmimin me tė cilin mallra tė ngjashėm si pėr nga sasia ashtu edhe nga cilėsia i shiten njė blerėsi i cili ėshtė tėrėsisht i pavarur nga shitėsi nė njė transaksion tė lirė tė tregut.

 

1.19     “Tatim i llogaritur” nėnkupton TVSH-nė e aplikuar nė furnizimin e tatueshėm tė bėrė nga personi i tatueshėm.

 

1.20     “Person” nėnkupton ēdo person fizik apo juridik, publik apo privat, duke pėrfshirė pa u kufizuar vetėm nė sipėrmarrjet individuale afariste, ortakėritė dhe organizatat e tjera afariste, autoritetet komunale dhe publike.

 

1.21        “Person i lidhur” nėnkupton ēdo person me lidhje speciale me personin tjetėr qė mund tė ndikojė nė  transaksionet e lira tė tregut.

 

1.22     “Furnizim i shėrbimeve” nėnkupton ēdo furnizim qė nuk ėshtė furnizim i mallrave.

 

1.23  “Furnizim i mallrave” nėnkupton transferimin e tė drejtės pėr tė shitur pasurinė materiale si pronar.

 

1.24     “Furnizim i tatueshėm” nėnkupton furnizmimin e mallrave apo shėrbimeve nga personi i tatueshėm. Furnizimi i tatueshėm pėrfshin furnizimet e tatueshme me zero pėr qind, por nuk pėrfshin furnizimet e pėrjashtuara nga tatimi.

 

1.25         “Person i tatueshėm” nėnkupton ēdo person i cili gjatė kryerjes se njė aktiviteti ekonomik:

 

(a)                importon, eksporton, fut mallra nga RFJ-ja apo nxjerr mallra drejt RFJ-sė,

 

(b)                                       duke mos qenė person qė referohet nė nenin 1.25 (a), furnizon me mallra apo shėrbime dhe ka njė qarkullim qė tėjkalon limitin e regjistrimit tė paraqitur nė nenin 3.4 tė kėsaj rregulloreje.

 

1.26     “Administrata tatimore” nėnkupton Administratėn Tatimore tė Autoritetit Qendror Fiskal.

 

1.27     “Autoritetet tatimore” nėnkupton Administratėn Tatimore dhe Shėrbimin Doganor tė UNMIK-ut.

 

1.28     “Fatura tatimore” nėnkupton njė dokument tė cilin duhet ta lėshojė njė person i tatueshėm nė pajtim me nenin 14 pėrkitazi me njė furnizim tė tatueshėm me qėllim qė tė njoftojė detyrimin pėr tė kryer pagesėn.

 

1.29     “Qarkullim” nėnkupton tė hyrat bruto tė njė personi nga tė gjitha furnizimet qė ai person i ka kryer nė Kosovė.

 

1.30     “Furnizime tė tatueshme me zero pėr qind” nėnkupton njė furnizim tė tatueshėm tė  pėrshkruar nė nenin 10 pėr tė cilin shkalla e tatimit mbi vlerėn e shtuar ėshtė zero  pėr qind  (0%) e vlerės sė tatueshme.

 

 

 

Kapitulli II

Vendosja e tatimit mbi vlerėn e shtuar dhe regjistrimi

 

Neni 2

Tatimi mbi vlerėn e shtuar

 

 

2.1    Nga 1 korriku i vitit 2001 njė tatim mbi vlerėn e shtuar, shkurt TVSH, do tė vilet nė pajtim me dispozitat e kėsaj rregulloreje mbi vlerėn e tatueshme tė importeve, hyrjeve nga RFJ dhe furnizimeve tė tatueshme.

 

2.2    Tatimi mbi vlerėn e shtuar do tė vilet nė masėn prej 15% mbi vlerėn e tatueshme tė importeve, hyrjeve nga RFJ dhe furnizimeve tė tatueshme pėrveē pėr furnizimet e tatueshme me zero pėr qind .

 

2.3    Tatimi mbi vlerėn e shtuar do tė vilet nė masėn prej 0% mbi vlerėn e tatueshme tė furnizimeve tė tatueshme me zero pėr qind  tė pėrshkruara nė nenin 10 tė kėsaj rregullore.

 

 
Neni 3

Detyrimi pėr t’u regjistruar

 

3.1    Personi i tatueshėm duhet tė kėrkojė qė tė regjistrohet nė Administratėn tatimore pėr qėllime tė tatimit mbi vlerėn e shtuar brenda 30 ditėsh nga hyrja nė fuqi e kėsaj rregullore.

 

3.2    Kur personi bėhet person i tatueshėm pas hyrjes nė fuqi tė kėsaj rregulloreje, personi duhet tė kėrkojė tė regjistrohet pėr qėllime tė tatimit mbi vlerėn e shtuar brenda 15 ditėsh nga data kur ai person bėhet person i tatueshėm.

        

3.3    Qarkullimi pėr qėllime tė pėrcaktimit tė limitit tė regjistrimit sipas pėrkufizimit tė dhėnė nė nenin 1.25(b) do tė llogaritet duke u bazuar nė konsideratėn totale tė pranuar nga personi.

 

3.4                  Kufiri i regjistrimit do tė jetė qarkullimi prej 200.000 DM pėr njė vit kalendarik.

 

3.5    Personi i tatueshėm i cili importon apo fut mallra nga RFJ ose nxjerr mallra nė RFJ, duhet tė kėrkojė pėr t’u regjistruar pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar pavarėsisht nga kufiri i vendosur nė nenin 3.4.

 

3.6                   Bashkėkryesuesit e AQF-sė munden, sipas nevojės, tė lėshojnė njė udhėzim administrativ duke specifikuar procedurėn me tė cilėn ēdo furnizues, i cili nuk ėshtė kėrkuar tė regjistrohet, mund tė vendosė tė regjistrohet pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar.

 

 

Neni 4

Procedura pėr regjistrim

 

 

4.1    Kėrkesa pėr t’u regjistruar pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar duhet tė bėhet nė formatin qė do tė vendoset nė udhėzimin administrativ i cili do tė lėshohet nga bashkėkryesuesit e Autoritetit Qendror Fiskal.

 

4.2    Kur tė regjistrohet personi pėr qėllime tė tatimit mbi vlerėn e shtuar, Administrata tatimore do t’i lėshojė personit njė certifikatė tė regjistrimit qė pėrmban njė numėr unik identifikues tė tatimpaguesit. Regjistrimi hyn nė fuqi nė datėn e shėnuar nė certifikatėn e regjistrimit.

 

4.3    Administrata tatimore mund tė regjistrojė ēdo person tė tatueshėm pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar, pavaresisht se a ka kėrkuar ai person tė regjistrohet dhe ai regjistrim tė hyjė nė fuqi nė datėn kur personi i tillė ka fituar tė drejtėn e regjistrimit.

 

Neni 5

Ēregjistrimi nga regjistri i TVSH

 

5.1    Varėsisht nga neni 5.2, personi i tatueshėm i cili mbyll biznesin e tij ose  nuk angazhohet mė nė veprimtari ekonomike duhet tė kėrkojė tė largohet nga regjistri jo mė larg se 15 ditė pas ditės sė fundit nė tė cilėn personi ka kryer apo kontraktuar tė kryejė importe apo furnizime tė tatueshme.

 

5.2    Personi i tatueshėm mund tė kėrkojė tė largohet nga regjistri nėse nė pėrputhje me periudhėn e fundit dymbėdhjetėmujore furnizimet e tatueshme tė personit tė tillė nuk kanė tėjkaluar limitin e paraqitur  nė nenin 3.4; me kusht qė asnjė kėrkesė e tillė pėr largim tė mos jetė bėrė gjatė pėriudhės prej dymbėdhjetė muajve nga data kur regjistrimi ka hyrė nė fuqi.

 

5.3    Administrata tatimore mund tė largojė nga regjistri ēdo person, i cili nuk ėshtė i detyruar tė regjistrohet sipas kėsaj rregulloreje, pėrveē rasteve kur njė person i tillė ėshtė regjistruar nė pėrputhje me procedurėn qė i referohet nenit 3.6 dhe vendos tė vazhdojė tė mbetėt i regjistruar.                                       

 

 

 
Kapitulli III
Furnizimi

 

Neni 6

Furnizimi i mallrave

 

6.1    Furnizimi i mallrave do tė pėrfshijė ndėr tė tjera sa vijon:

 

               (a)     Furnizimin me rrymė, ujė, gaz, ngrohje, ftohje  apo ajėr tė kondicionuar,

              

               (b)     Furnizimin e mallrave tė kryer nga njė agjent nė emėr tė personit tė tatueshem, i cili do tė trajtohet si furnizim i kryer nga vetė personi i tatueshem,

 

(c)           Furnizimin sipas njė marrėveshjeje tė blerjes me kėstė apo pėr shitjen e mallrave nė afate tė shtyra, tė cilat sigurojnė se pronėsia do tė kalojė me kryerjen e  pagesės sė kėstit pėrfundimtar,

 

               (ē)     Furnizimin e marrė nga personi i tatueshėm pėr nevoja tė tij personale dhe furnizimin qė konsumohet nė biznesin e personit,

 

            (d)        Dhėnien e mallrave me qėra, 

 

               (dh)   Furnizimin e mallrave nga personi i tatueshėm pėr punėtorėt e personit, duke pėrfshirė funizimet falas;

 

               (e)     Transferimin e afarizmit apo njė pjese tė afarizmit, subjekt i nenit 6.2.

              

              

6.2                   Furnizimi nga njė person i tatueshėm i mallrave tė tatueshme si pjesė e transferimit tė afarizmit apo tė njė pjese tė afarizmit te njė person tjetėr i tatueshėm nuk konsiderohet si furnizim i tatueshėm i mallrave, nėse pėrfituesi ėshtė i regjistruar ose regjistrohet sipas kėsaj rregulloreje brenda tridhjetė (30) ditėve tė njė transferimi tė tillė.

 

Neni 7

Furnizimi i shėrbimeve

 

7.1       Furnizimi i shėrbimeve ndėr tė tjera pėrfshinė sa vijon:

 

(a)        Furnizimin e shėrbimeve tė kanalizimit tė ujrave tė zeza, mbledhjen e dherave e mbeturinave sipas njė tarife tė organeve komunale apo publike dhe

           

        (b)   Furnizimin e shėrbimeve tė kryera nga njė agjent nė emėr tė personit tė tatueshėm, i cili trajtohet si furnizim i kryer nga personi i tatueshėm.

 

7.2       Furnizimi i shėrbimeve nuk pėrfshin asnjė lloj pune ku i punėsuari kryen shėrbimet e tij apo tė  punėdhėnėsit gjatė punėsimit pėr pagė.

 

 

Neni 8

Vlera e tatueshme e furnizimeve

 

8.1    Vlera e tatueshme e furnizimit tė tatueshėm nė Kosovė do tė jetė pagesa (konsiderata) e pėrgjithshme e pagueshme pėr atė furnizim.

 

8.2    Vlera e tatueshme e njė importi ėshtė vlera doganore e importit plus detyrimet doganore, akciza apo tatimet dhe detyrimet e tjera tė aplikueshme, pa pėrfshirė tatimin mbi vlerėn e shtuar.

 

8.3    Vlera e tatueshme e hyrjes sė njė malli nga RFJ do tė jetė pagesa e pėrgjithshme e pagueshme pėr atė furnizim.

 

8.4    Vlera e tatueshme e furnizimit tė bėrė tė njė personi tė lidhur pėr pagesė (konsideratė), por qė ėshtė mė e ulėt se vlera e hapur e tregut pėr atė furnizim mednohet tė jetė vlera e hapur e tregut pėr atė furnizim. Procedura pėr vendosjen e vlerės sė hapur tė tregut tė njė furnizimi tė tatueshėm do tė pėrcaktohet me anė tė njė udhėzimi administrativ e cila do tė lėshohet nga bashkėkryesuesit e Autoritetit Qendror Fiskal.

 

8.5       Vlera e tatueshme e furnizimit pėr shfrytėzim personal, pėr mallrat e dhėna me qėra, pėr mallrat e transferuara pėr kėmbim apo pėr dhuratė ėshtė vlera e hapur e tregut  tė atij furnizimi.

 

8.6       Aty ku shuma e tatimit tė vlerės sė shtuar nuk ėshtė e ndarė veēmas nė faturėn tatimore, vlera e tatueshme do tė jetė ēmimi i pėrgjithshėm, minus TVSH e pėrfshirė nė atė ēmim.

 

8.7       Aty ku bėhet pagesa pėr furnizimin e tatueshėm si dhe pėr furnizimin i cili nuk ėshtė furnizimi i tatueshėm, vlera e tatueshme ėshtė pjesa e pagesės qė i pėrket furnizimit tė tatueshėm.

 

8.8       Vlera e tatueshme e furnizimit tė tatueshėm qė ka zbritje ēmimi  ėshtė vlera e tatueshme e furnizimit,  minus zbritja e ēmimit.

 

8.9       Vlera e tatueshme e furnizimit tė tatueshėm qė ka ngritje ēmimi do tė jetė vlera e tatueshme e furnizimit tė rritur me ngritjen e ēmimit.

 

 

Neni 9

Vendi i furnizimit

 

9.1    Pėrveē nėse ėshtė pėrcaktuar ndryshe me rregulloren e tanishme, funizimi i mallrave nė Kosove ndodh nė vendin ku mallrat janė bėrė gati pėr blerėsin nga furnizuesi.

 

9.2    Pėrveē nėse ėshtė pėrcaktuar ndryshe me rregulloren e tanishme, furnizimi i shėrbimeve, duke pėrfshirė edhe shėrbimin e transportit, bėhet nė vendin  e biznesit tė furnizuesit tė shėrbimit dhe nėse kjo nuk mund tė caktohet, atėherė nė vendin ku shėrbimet janė pėrfituar.

 

9.3    Njė blerje qė ka tė bėjė me tokėn ose me ndėrtėsat ndodh nė vendin ku gjendet pasuria.

 

 

Kapitulli IV

Pėrqindja zero, blerja e pėrjashtuar, furnizimi i pėrjashtuar dhe rikthimi

 

 

Neni 10

Furnizimet e tatueshme me zero pėr qind

 

10.1  Furnizimet e mėposhtme kosiderohen furnizime tė tatueshme me  pėrqindje zero (0%):

 

(a)        Eksportet dhe daljet e mallrave drejt RFJ-sė dhe

 

(b)        Mallrat dhe shėrbimet lidhur me transportimin ndėrkombėtar tė mallrave apo tė udhėtarėve. 

 

10.2  Dėshmia qė kėrkohet pėr tė vendosur se ka ndodhur njė eksport apo dalje e mallrave drejt RFJ-sė, pėrcaktohet nė njė udhėzim administrativ qė lėshohet nga bashkėkryesuesit e Autoritetit Qendror Fiskal.

 

 

Neni 11

Blerjet e pėrjashtuara

 

11. Tatimi mbi vlerėn e shtuar nuk aplikohet nė blerjet e  mėposhtme:

 

         (a)           importimi i sendeve personale tė udhėtarit tė lejuara sipas dispozitave tė aplikueshme tė Doganės;

 

         (b)           importi i mallrave pa doganė tė turistėve tė lejuara sipas dispozitave tė aplikueshme tė Doganės;

 

         (c)           importet, hyrjet nga RFJ apo furnizimet e financuara nga paratė e donacioneve tė bėra pėr UNMIK-un apo departamentet e Strukturės sė Pėrbashkėt tė Pėrkohshme Administrative nga qeveritė, agjencitė qeveritare, organizatat qeveritare apo joqeveritare nė mbėshtetje tė programeve dhe projekteve humanitare dhe rindėrtuese nė Kosovė;

 

               (ē)      importet apo hyrjet nga RFJ tė kryera nga pėrfaqėsuesit diplomatikė apo furnizimet e kryera pėr pėrfaqėsuesit diplomatikė ose nga zyrat e ndėrlidhjes nė pėrputhje me rregulloren e UNMIK-ut nr.. 2000/42 tė datės 10 korrik 2000 mbi Vendosjen dhe funksionimin e zyrave tė ndėrlidhjes nė Kosovė;

 

         (d)          importet apo hyrjet nga RFJ tė kryera nga Kombet e Bashkuara,  furnizimet e kryera pėr Kombet e Bashkuara apo ndonjėrin prej organeve tė saj, duke pėrfshirė UNMIK-un (siē ėshtė pėrcaktuar nė Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/47 tė datės 18 gusht 2000 mbi Statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it dhe UNMIK-ut dhe personelit tė tyre nė Kosovė), agjencitė e specializuara tė Kombeve tė Bashkuara, KFOR-in, Bankėn Botėrore dhe organizatat ndėrkombėtare ndėrqėveritare dhe

 

(dh)    importet apo hyrjet e barnave nga RFJ, shėrbimet mjekėsore e instrumentet mjekėsore dhe

 

         (e)       gjoba apo ndėshkimi i vėnė nga autoritetet e UNMIK-ut.

 

 

Neni 12

Furnizimet e pėrjashtuara

 

12.1     Furnizimet e mėposhtme konsiderohen furnizime tė pėrjashtuara:

 

(a)        Furnizimet e barnave, shėrbimeve mjekėsore apo instrumenteve mjekėsore;

 

(b)        Furnizimet e shėrbimeve tė arsimimit publik;

 

(c)        Furnizimet e shėrbimeve financiare;

 

(ē)        Transferimi i titullit tė pronėsisė, qiraja e tokės dhe e shtėpive tė banimit;

 

            (d)        Furnizimi i kryer nga njė person i cili importon apo kryen  hyrje nga RFJ, por qarkullimi i tė cilit nuk tejkalon limitin e paraqitur nė nenin 3.4 dhe

 

(dh)      Dhėnia e  lejeve apo licencave pėr njė tarifė nga autoriteti lokal apo autoriteti publik;

 

 

Neni 13

Rabatet

 

13.1    Aty ku njė person, sipas nenit 13.2, importon ndonjė mall apo kryen ndonjė hyrje tė mallrave nga RFJ, Autoriteti Qendror Fiskal, nė varėsi tė nenit 13.3, do t’ia rikthejė personit  shumėn e tatimit mbi vlerėn e shtuar tė paguar nga personi gjatė importit  apo hyrjes nga RFJ.

 

13.2                                  Sipas nenit 13.1 kėta persona tė mėposhtėm kanė tė drejtė nė rabat:

 

(a)                                        kontraktuesit pėr UNMIK-un, agjencitė e specializuara tė Kombeve tė Bashkuara, KFOR-i, Banka Botėrore dhe organizatat ndėrkombėtare ndėrqeveritare, me kusht qė tė dėshmojė se mallrat e sjellura nė Kosovė do tė shfrytėzohen ekskluzivisht pėr pėrmbushjen e njė kontrate me UNMIK-un, pėr agjencitė e specializuara tė Kombeve tė Bashkuara, KFOR-in, Bankėn Botėrore dhe organizatat ndėrkombėtare ndėrqeveritare,

 

(b)                                       organizatat joqeveritare me status tė pėrfitimit publik me kusht qė tė provojnė se mallrat e sjellur nė Kosovė do tė shfrytėzohen pėr pėrfitim publik. Rabati nuk do tė lejohet nė lidhje me sjelljen e alkoolit, pijeve alkoolike, pijeve freskuese, cigareve, purove, puretave dhe prodhimeve tė tjera tė duhanit, prodhimeve tė naftės dhe parfumeve apo kozmetikės.

 

13.3                                  Prova e kėrkuar sipas nenit 13.2 do tė pėrcaktohet nė udhėzimin administrativ, i cili do tė lėshohet nga bashkėkryesuesit e Autoritetit Qendror Fiskal.

 

13.4    Pėr tė kėrkuar rabatin sipas nenit 13.2, personi i cili ka tė drejtė nė kėtė duhet t’ia bėjė njė kėrkesė Administratės tatimore nė pėrputhje me procedurėn qė do tė caktohet nė udhėzimin administrativ tė lėshuar nga bashkėkryesuesit e Autoritetit Qendror Fiskal.

 

 

 

   Kapitulli V

Fatura tatimore, momenti i lindjes sė detyrimit dhe pagimi

 

Neni 14

Fatura tatimore

 

14.1     Personi i tatueshėm i cili kryen njė furnizim tė tatueshėm duhet t’i lėshojė personit i cili pranon furnizimin njė faturė tatimore lidhur me atė furnizim.

 

14.2     Pėr njė furnizim tė tatueshėm nė Kosovė,  pėr hyrjet dhe daljet nga RFJ, faturė tatimore ėshtė fatura komerciale. Informatat e kėrkuara qė duhet t’i pėrmbajė njė faturė e tillė do tė specifikohen nė njė udhėzim administrativ qė do tė lėshohet nga  bashkėkryesuesit e Autoritetit Qendror Fiskal.

 

14.3     Pėr importe apo eksporte fatura tatimore do tė jetė deklarata e unifikuar doganore sipas dispozitave tė zbatueshme doganore.

 

 

Neni 15

Korrigjimet

 

Kur shuma e tatimit nė vlerėn e shtuar e ngarkuar nė faturėn tatimore ėshtė mė e vogėl apo mė e madhe se sa TVSH aktuale e pagueshme pėr atė furnizim, furnizuesi duhet ta lėshojė sipas rastit njė notė krediti apo njė notė debiti.

 

Neni 16

Momenti i lindjes se detyrimit tatimor

 

16.1     Pėr njė furnizim tė tatueshėm nė Kosovė, detyrimi pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar lind sipas  metodės akruale[1] tė kontabilitetit kur ndonjėra nga ngjarjet e mėposhtme ndodh e para:

 

(a)        kur fatura lėshohet,

 

(b)        kur mallrat janė bėrė tė disponueshme pėr konsumatorin apo kur tė jenė kryer shėrbimet pėr klientin dhe

 

(c)        kur  ėshtė marrė pagesa.

 

16.2     Pėr njė furnizim tė tatueshėm qė ėshtė i vazhdueshėm, detyrimi pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar lind sa herė qė lėshohet fatura dhe nėse pagesa ėshtė kryer mė herėt, nė kohėn  kur ėshtė kryer pagesa.

 

16.3     Aty ku konsiderata ėshtė pranuar nė llogari pėrpara se shėrbimi tė jetė kryer, tatimi ngarkohet nė momentin e marrjes sė pagesės. Atėherė kur kryhen dy a me shume pagesa pėr njė furnizim tė tatueshėm, detyrimi pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar lind nė kohėn e ēdo pagese.

 

16.4     Pėr importet, detyrimi pėr tatimin nė vlerėn e shtuar  lind nė pėrputhje me dispozitat nė fuqi tė shėrbimit tė doganave dhe nėse kėto dispozita mungojnė, atėherė kėto detyrime lindin nė momentin e importimit.

 

16.5     Pėr hyrjet nga RFJ detyrimi i tatimit mbi vlerėn e shtuar lind nė momentin e hyrjes nė Kosovė tė atij furnizimi.

 

16.6  Detyrimi pėr tatimin nė vlerėn e shtuar pėr eksportet lind nė kohėn e pėrshkruar nė pėrputhje me dispozitat e aplikueshme doganore dhe nėse kėto dispozita mungojnė, atėherė detyrimi lind nė momentin e eksportit.

 

16.7     Pėr  daljet drejt RFJ-sė detyrimi i tatimit mbi vlerėn e shtuar lind nė kohėn e daljes nga Kosova tė atij furnizimi.

 

 

 

Neni 17

Deklarimi dhe pagesa

 

17.1     Njė person i tatueshėm duhet tė dorėzojė deklaratėn tatimore jo mė vonė se ditėn e fundit tė muajit kalendarik pas pėrfundimit tė secilės periudhė tatimore dhe tė paguajė me kohė tatimin nė vlerėn e shtuar pėr atė periudhė tatimore ose para datės sė caktuar pėr deklarim.

 

17.2     Formulari i deklarimit, vendi ku formulari do tė dorėzohet dhe mėnyra e pagesės sė tatimit nė vlerėn e shtuar do tė specifikohen nė udhėzim administrativ qė  do tė lėshohet nga bashkėkryesuesit e Autoritetit Qendror Fiskal.

 

 

Neni 18

Tatimi i pagueshėm

 

18.1     Pėrveē rasteve kur ndryshe parashihet nė kėtė rregullore, totali i tatimit tė pagueshėm mbi vlerėn e shtuar nga personi i tatueshėm pėr pėriudhen tatimore ėshtė vlera totale e tatimit tė llogaritur sipas nenit 20, minus totali i tatimit tė zbritshėm i llogaritur sipas nenit 21.

 

18.2    Kur njė import apo hyrje nga RFJ e njė mjeti kryesor ėshtė kryer nga personi i tatueshėm i cili fillon biznesin e ri,  atėherė tatimi mbi vlerėn e shtuar qė duhet paguar pėr atė import apo hyrje nga RFJ do tė shtyhet dhe do tė shlyhet kundrejt tatimit tė llogaritur, tė cilin personi i tatueshėm do ta paguajė gjatė periudhės prej gjashtė muajve nga data e importit tė tillė apo hyrjes sė tillė. Procedura e njė shtyrjeje tė tillė do tė caktohet nė njė udhėzim administrativ tė lėshuar nga bashkėkryesuesit e Autoritetit Qendror Fiskal.

 

18.3     Shtyrja do tė lejohet vetėm nė rast tė njė garancie bankare. Kur personi i tatueshėm nuk e shlyen tėrėsisht apo pjesėrisht  shumėn e shtyrė brenda periudhės prej gjashtė muajve nga data e importit apo hyrjes nga RFJ, personi i tatueshėm duhet tė paguajė menjėherė shumėn e pashlyer. Pagesa konsiderohet tė jetė tatimi i zbritshėm i paguar nė lidhje me mallin, mjetin kryesor tė referuar sipas nenit 18.2.

 

 

Neni 19

Pėriudhat tatimore

 

19.1  Pėr furnizimin e tatueshėm nė Kosovė, duke pėrfshirė hyrjet nga RFJ, periudha tatimore do tė jetė ēdo muaj kalendarik, pėrveē rasteve kur ndryshe parashihet  nė kėtė rregullore.

 

19.2     Pėr importime tatimi duhet paguar nga importuesi nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse detyrimet e tjera tė importit tė pėrshkruara nė pajtueshmėri me dispozitat doganore nė fuqi.

 

19.3     Kur njė person i tatueshem ėshtė regjistruar pėr tė parėn herė, pėriudha tatimore fillon nga data kur regjistrimi hyn nė fuqi dhe pėrfundon nė ditėn e fundit tė tė njėjtit muaj kalendarik.

 

19.4         Kur njė person i tatueshėm ėshtė larguar nga regjistri pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar, periudha  tatimore fillon nga dita  e parė e muajit  kalendarik nė tė cilin personi i tatueshėm ėshtė ēregjistruar dhe pėrfundon nė ditėn e ēregjistrimit tė personit tė tatueshėm.

 

19.5         Bashkėkryesuesit e Autoritetit Qendror Fiskal me njė udhėzim administrative mund t’i ndryshojnė periudhat tatimore pėr ēdo kategori tė personave tė tatueshėm.

 

19.6         Periudha e parė tatimore do tė fillojė mė 1 korrik 2001.

 

 

Neni 20

Tatimi i llogaritur

 

Tatimi i llogaritur total pėr njė periudhė tatimore ėshtė:

 

(a)                shuma e vlerės sė tatueshme tė furnizimeve tė tatueshme me zero (0%) pėr qind,  e shumėzuar me zero (0%) pėr qind,

 

(b)               plus e vlera e tatueshme e furnizimeve tė tatueshme, pėrveē furnizimeve tė tatueshme me zero pėr qind, tė kryera gjatė pėriudhės tatimore e shumėzuar me pesėmbėdhjetė (15%) pėr qind  

 

 

Neni 21

Tatimi i zbritshėm

 

21.1    Pėrveē rasteve kur ndryshe parashihet nė kėtė rregullore, tatimi i zbritshėm qė mund tė zbritet nga tatimi i llogaritur pėr periudhen tatimore, pėrfshin:

 

(a)        Totalin e tatimit mbi vlerėn  e shtuar tė paguar nga personi i tatueshėm nė blerjet e tatueshme, duke pėrfshirė mjetet kryesore gjatė pėriudhės tatimore dhe

 

(b)        Totalin e tatimit mbi vlerėn e shtuar tė paguar nga personi i tatueshėm nė importimin dhe hyrjet e mallrave nga RFJ gjatė pėriudhes tatimore.

 

21.2     Zbritje e tatimit tė zbritshėm nuk lejohet pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar tė paguar nė lidhje me furnizimet tė cilat nuk janė pėrdorur pėr furnizime tė tatueshme tė kryera nga personi i tatueshėm.

 

21.3     Zbritje e tatimit tė zbritshėm nuk lejohet pėr tatimin nė vlerėn e shtuar tė paguar nė lidhje me furnizimet nėse pretenduesi nuk ėshtė nė zotėrim:

 

(a)        dokumentet origjinale dhe autentike doganore pėr import apo eksport qė do tė saktėsohen nė njė udhėzim administrativ tė bashkėkryesuesve tė Autoritetit Qendror Fiskal,

 

(b)        pėr tė gjitha transaksionet, njė faturė autentike e lėshuar nga personi i tatueshėm dhe

           

(c)        tė provave dokumentare se borxhi ėshtė borxh i keq, sipas nenit 22.

 

21.4  Nuk lejohet zbritje e tatimit tė zbritshėm lidhur me furnizimet e pėrjashtuara sipas nenit 12.

 

 

Neni 22

Borxhi i keq

 

22.1     Aty ku totalisht apo pjesėrisht njė pagesė pėr furnizimin e tatueshėm nuk ėshtė marrė nga furnizuesi dhe ėshtė kthyer nė borxh tė keq, pakėsimi i  tatimit mund tė lejohet sipas kėtij neni.

 

22.2     Pakėsimi e tatimit lejohet nė ēdo periudhė tatimore pasi borxhi tė jetė kthyer nė borxh tė keq. Borxhi nuk mund tė shndėrrohet nė borxh tė keq mė herėt se gjashtė muaj pas mbylljes sė periudhės tatimore pėr tė cilėn tatimi mbi vlerėn e shtuar nė shumėn e paarkėtuar ėshtė paguar.

 

22.3     Shuma e pakėsuar e tatimit tė lejuar sipas kėtij neni ėshtė tatimi mbi vlerėn e shtuar i paguar nė lidhje me furnizimin qė i pėrgjigjet shumės sė  paarkėtuar tė borxhit tė keq.

 

22.4     Aty ku pakėsimi i tatimit  ėshtė lejuar pėr borxh tė keq dhe tėrėsisht apo pjesėrisht ai borxh ėshtė arkėtuar mė vonė, personi i tatueshėm do t’i ripaguajė administratės tatimore pjesėn e asaj shume tė kredituar nė lidhje me borxhin e arkėtuar.

 

Neni 23

Tatimi i paguar tepėr dhe refundimi

 

23.1  qoftė se totali i paguar i tatimit zbritshėm pėr periudhėn tatimore tejkalon totalin e tatimit llogaritur pėr atė periudhė, personi i tatueshėm mund ta bartė tepricen  e tatimit paguar tėpėr pėriudhėn e ardhshme tatimore dhe ēdo periudhė metėjme tatimore ku mund aplikohet. Tatimi i tepėrt i bartur  mund pėrdoret pėr pakėsuar tatimin e llogaritur periudhat tatimore mėpasshme.

 

23.2     Njė person i tatueshėm mund kėrkojė refundimin e tatimit paguar tėpėr nėse:

 

            (a)        personi i tatueshėm e ka bartur njė shumė tatimit paguar tėpėr  pėr njė pėriudhė vazhduese prej gjashtė muajsh dhe

 

(b)        shuma e tatimit tė paguar tepėr tejkalon 10.000 DM     

 

23.3     Pėr eksporte dhe daljet drejt RFJ-se, njė rimbursim mund tė kėrkohet edhe nėse nuk ėshtė bartur shuma e paguar tepėr e tatimit pėr se paku gjashtė muaj tė njėpasnjėshėm, me kusht qė:

 

            (a)        Shuma e  tatimit tė zbritshėm tė personit tė tatueshėm nė lidhje me eksportet dhe daljet e vazhdueshme tė mallrave drejt RFJ-sė pėr mė shumė se gjashtė muaj brenda periudhės dymbėdhjetėmujore, e tejkalon detyrimin e tyre tė tatimit tė llogaritur.

 

            (b)        Personi i tatueshėm zbaton me korrektėsi tė gjitha dispozitat doganore dhe tatimore nė fuqi dhe

 

            (c)        kėrkesat pėr refundim bėhen jo mė shumė se njė herė nė tre muaj ose kur tatimi i paguar tepėr tejkalon shumėn prej 10.000 DM, ato mund tė bėhen edhe ēdo muaj kalendarik.

 

 

Kapitulli VI

 

Tė drejtat dhe detyrimet

 

Neni 24

Autoritetet tatimore

 

24.1  Administrata tatimore e ka pėrgjegjėsinė ekskluzive pėr tė administruar tatimin e vlerės sė shtuar.

 

24.2  Shėrbimi Doganor i UNMIK-ut nė emėr tė  administratės tatimore e vlerėson, vjelė dhe arkėton tatimin mbi vlerėn e shtuar nė import dhe eksport dhe, sipas nevojės, ndėrmerr funksione tė tjera lidhur me administrimin e tatimit mbi vlerėn e shtuar.

 

 

Neni 25

Detyrimi pėr tė informuar rreth ndryshimeve

 

Personi i tatueshėm duhet ta informojė Administratėn tatimore me shkrim brenda 15 ditėsh pėr ēfarėdo ndryshimi nė lidhje me emrin e personit, adresėn, aktivitetin ekonomik dhe me informata tė tjera tė cilat u janė dhėnė autoriteteve tatimore nė kohėn e regjistrimit.

 

 

Neni 26

Detyrimi pėr tė mbajtur regjistrime

 

Njė person i tatueshėm duhet tė mbajė librat dhe regjistrimet lidhur me tatimin nė vlerėn e shtuar siē do tė specifikohet nė njė urdhėresė administrative tė mėpasme.     

 

 

Neni 27

Inspektimi i shėnimeve, vlerėsimet, interesi, mbledhja e detyrueshme

 

Nė administrimin e tatimit nė vlerėn e shtuar, autoritetet tatimore ndėr tė tjera munden  nė pajtim me ligjin nė fuqi:

 

 

(a)                                                                tė kėrkojnė paraqitjen e dokumenteve dhe informatave tė tjera pėrkatėse;

 

(b)                                                               tė lėshojnė njoftimin pėr vlerėsim;

 

(c)                                                                tė lėshojnė kėrkesėn pėr pagesė;

 

(ē)        tė lėshojnė kėrkesėn pėr interes;

 

(d)                                                               tė kryejė kontrollin e dokumenteve dhe deklaratave;

 

(dh)  tė bėjnė mbledhjen e detyrueshme pėr tatimin e papaguar.

 

 

 

Neni 28

Kundėrvajtjet dhe ndėshkimet

 

Ēdo  person i tatueshėm, i cili kryen kundėrvajtje tatimore duhet t’i nėnshtrohet dėnimeve sipas ligjit nė fuqi, duke pėrfshirė ato tė pėrcaktuara nė Rregulloren e UNMIK-ut nr.2000/20 tė 12 prillit 2000 mbi Administratėn dhe procedurat tatimore.

 

 

Neni 29

Ankesa

 

29.1  Secili person qė pohon se njė vendim zyrtar sipas kėsaj rregulloreje eshtė i gabuar, mund tė bėjė ankesė ndaj njė vendimi tė tillė nė pėrputhje me procedurat e pėrcaktuara nė Rregulloren e UNMIK-ut nr..2000/20.

 

29.2  Ēfarėdo veprimi apo vendimi nga ana e autoriteteve tatimore nė administrimin e tatimit nė vlerėn e shtuar, duke pėrfshirė edhe ato tė shėnuara nė nenin 27 mė lart, do tė konsiderohen si njė vendim zyrtar pėr qėllimet e tė drejtės sė tatimpaguesit nė ankesė.

 

 

 

Kapitulli VII

Zbatimi

 

Neni 30

Zbatimi

 

30. Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm mund tė lėshojė urdhėresa administrative pėr zbatimin e kėsaj Rregulloreje.

 

 

Neni 31

Ligji nė fuqi

 

Kjo Rregullore zėvendėson ēfarėdo dispozitė nė ligjet nė fuqi qė nuk ėshtė nė pėrputhje me tė.

 

 

Neni 32

Shfuqizimi

 

Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2000/3 e datės 22 janar 2000 dhe Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2000/5 e datės 1 shkurt 2000 shfuqizohen qė nga 1 korriku i vitit 2001. Shfuqizimi nuk do tė ndikojė nė ēfarėdo detyrimi tė papaguar tė tatimit nė shitje apo tė tatimit nė hotele, ushqim dhe pije tė mbetur qė kanė lindur para 1 korrikut tė vitit 2001.

 

 

Neni 33

Hyrja nė fuqi

 

Kjo Rregullore hyn nė fuqi mė 1 maj tė vitit 2001.

 

 

Hans Haekkerup

Pėrfaqėsues Special i Sekretarit Pėrgjithshėm



[1]  Metoda akruale e kontabilitetit sipas cilės ardhurat paraqiten atėherė kur fitohen e jo kur  merren dhe shpenzmet paraqiten kur ato ndodhin e jo kur paguhen.