RREGULLORE NR. 2001/12
UNMIK/REG/2001/12
14 qershor 2001
MBI NDALIMIN E TERRORIZMIT DHE AKTEVE TJERA TĖ NGJASHME
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Nė pajtim me autoritetin qė i ėshtė dhėnė sipas Rezolutės 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė datės 10 qeshor 1999,
Duke marrė parasysh Rregulloren
nr. 1999/1, tė ndryshuar, tė Misionit tė Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve
tė Bashkuara nė Kosovė tė datės 25 korrik 1999 mbi autorizimet e Administratės sė Pėrkohshme nė Kosovė, dhe
Rregullorėn e UNMIK-ut nr. 1999/24, tė ndryshuar, mbi
Ligjin e Zbatueshėm nė Kosovė,
Me qėllim tė krijimit tė legjislacionit specifik pėr
ndjekjen dhe dėnimin e kryesve tė akteve terroriste dhe akteve tjera tė
ngjashme, duke pėrfshirė veprat e dhunshme dhe veprat e rrezikshme pėr jetėn e
njeriut, qė kryhen brenda dhe rreth territorit tė
Kosovės,
Shpall sa vijon:
Neni 1
Pėrkufizimet
Pėr qėllime tė kėsaj rregulloreje:
(a) Terrorizėm do tė thotė kryerja e njė
apo mė shumė krimeve tė shėnuara nė vijim, ashtu siē ėshtė definuar ne
ligjin nė fuqi, me qėllim tė kėrcėnimit serioz tė rendit publik, pėr tė
detyruar njė qeveri apo organizatė ndėrkombėtare, ose pėr tė frikėsuar apo
rrezikuar popullatėn civile:
(i)
vrasja;
(ii)
lėndimet
serioze trupore;
(iii)
marrja
peng;
(iv)
kidnapimi;
(v)
paraburgimi
i paligjshėm;
(vi)
helmimi
i ujit apo ushqimit;
(vii)
shkaktimi
i rrezikut tė pėrgjithshėm;
(viii)
shkatėrrimi
apo dėmtimi i shėrbimeve publike;
(ix)
prodhimi
apo sigurimi i armėve apo instrumenteve;
(x)
posedimi
i paligjshėm i armėve apo mjeteve eksploduese;
(xi)
rrezikimi
i njerėzve tė mbrojtur ndėrkombėtarisht;
(xii)
rrėmbimi
i aeroplanėve;
(xiii)
rrezikimi
i sigurisė sė fluturimit tė njė aeroplani;
(xiv)
marrja
apo shfrytėzimi i paautorizuar i materialit nuclear, ose
(xv)
rrezikimi i sigurisė me anė tė materialit nuklear.
(b) Detyrimi i njė qeverie apo organizate
ndėrkombėtare nėnkupton detyrimin e njė qeverie apo organizate ndėrkombėtare
pėr tė bėrė apo pėr tė hequr dorė nga ēfarėdo vepėr.
(c)
Qeveria apo organizata
ndėrkombėtare pėrfshinė Misionin e Administratės sė Pėrkohshme tė Kombeve tė
Bashkuara nė Kosovė (UNMIK), praninė ndėrkombėtare tė sigurisė nė Kosovė (KFOR)
dhe institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes apo personelin e tyre.
(ē) Fondet pėrfshijnė mjetet e ēfarėdo
lloji, qoftė materiale apo jomateriale, tė tundshme apo tė patundshme, sido qė
tė jenė fituar, dhe dokumentet apo instrumentet juridike tė ēdo forme, duke
pėrfshirė ato elektronike apo digjitale, dėshmia e pronėsisė ndaj apo
interesimit nė mjete tė kėtilla, duke pėrfshirė, por duke mos u kufizuar vetėm
nė kredi bankare, ēeka udhėtarėsh, ēeka bankarė, mandat-pagesa, aksione, letra
me vlerė, obligacione, urdhėrpagesa dhe letėrkredi.
(d) Baza materiale pėrfshinė banesat,
vendstrehimet, dokumentacionin apo identifikimin e rrejshėm, shėrbimet
financiare, objektet, personelin, mjetet e transportit, pajisjet pėr komunikim
dhe mjetet tjera fizike, pėrveē barnave tė nevojshme.
(dh) Organizata terroriste nėnkupton grupin e dy apo mė shumė njerėzve, duke pėrfshirė grupet e
paautorizuara tė armatosura dhe grupet paramilitare, qėllimi apo aktiviteti i
tė cilave ėshtė i drejtuar nė kryerjen e terrorizmit dhe
(e)
Mbėshtetja e njė organizate terroriste nėnkupton rekrutimin e pjesėtarėve pėr
njė organizatė terroriste, fshehja e njė organizate terroriste apo pjesėtarėve
tė saj, pengimi i zbulimit apo kapjes sė njė organizate terroriste apo
pjesėtarėve tė saj, ofrimi apo mbledhjja e mjeteve financiare apo materiale me
qėllim, dijeni apo arsye tė bazuara pėr tė besuar se ato do tė shfrytėzohen,
tėrėsisht apo pjesėrisht, nga njė organizate terroriste.
Neni 2
2.1
Ēdo
person qė kryen njė akt terrorist dėnohet me burgim pas gjykimit nė afat prej
dhetė (10) deri nė njėzet (20) vjet.
2.2
Ēdo
person qė kryen njė akt terrorist i cili shkakton vdekje dėnohet pas gjykimit
me burgim prej dhjetė (10) deri nė katėrdhetė (40) vjet.
2.3
Ēdo
person qė pregaditet tė kryejė njė akt terrorist dėnohet me burgim prej pesė
(5) deri nė (10) vjet.
2.4
Ēdo
person qė tenton, nxitė ose ndihmon tjetrin pėr tė kryer njė akt terrorist, ose
ėshtė bashkėpjesėmarrės nė kryerjen e njė akti terrorist dėnohet pas gjykimit
sikur ai apo ajo tė ketė kryer aktin terrorist, ashtu siē ėshtė paraparė me
dispozitat pėrkatėse tė Ligjit penal nė fuqi.
2.5
Ēdo
person i cili bashkėpunon me tjetrin nė kryerjen e njė akti terrorist dėnohet
pas gjykimit me burgim prej dhjetė (10) deri nė pesėmbėdhjetė (15) vjet.
3.1 Ēdo person qė ka informata tė besueshme pėr planifikimin ose kryerjen e njė
akti terrorist nė kohėn kur ka qenė e mundur tė parandalohet kryerja e aktit
terrorist ose tė zvogėlohen pasojat e njė akti tė tillė, dhe nuk i ka informar
menjėherė autoritetet kompetente pėr zbatimin e ligjit, kryen vepėr penale dhe
pas gjykimit dėnohet me burgim prej gjashtė (6) muajve deri nė pesė (5) vjet.
3.2 Ēdo person i cili, pas kryerjes sė aktit
terrorist, i ndihmon kryesit ose bushkėpjesėmarrėsit tė tij apo tė saj duke i
ofruar fonde dhe burime tjera materiale, duke ndėrmarrė veprime pėr tė penguar
zbulimin ose arrestimin e tij apo tė saj, ose duke u dhėnė ēfarėdo ndihme
tjetėr personave tė tillė, dėnohet pas gjykimit me burgim prej njė (1) deri nė
dhjetė (10) vjet.
3.3
Personi nuk mban pėrgjegjėsi penale sipas
paragrafeve 3.1 ose 3.2 tė kėsaj rregulloreje nėse ai ose ajo ėshtė:
a)
Prind ose bashkėshort(e) i/e
kryesit apo bashkėpjesėmarrėsit tė njė akti terrorist dhe
b)
Fėmijė, vėlla ose motėr e
kryesit apo bashkėpjesėmarrėsit tė njė akti terrorist dhe ėshtė nėn moshėn
tetėmbėdhjetėvjeēare (18).
4.1
Ēdo
person i cili ofron, kėrkon, mbledh ose fsheh fonde apo mjete tė tjera
materiale me qėllim, dijeni apo bazė tė arsyeshme pėr tė besuar se ato do tė
pėrdoren tėrėsisht apo pjesėrisht pėr qėllime terroriste kryen vepėr penale dhe
pas gjykimit dėnohet me burgim prej pesė (5) deri pesėmbėdhjetė (15) vjet.
4.2
Ēdo
person i cili rekruton njė apo mė tepėr persona pėr qėllime terroriste, kryen
vepėr penale dėnohet me burgim prej pesė (5) deri nė pesėmbėdhjetė (15) vjet.
4.3
Ēdo
person, i cili pėr qėllime terroriste siguron ose merr udhėzime apo stėrvitet,
duke pėrfshirė ndėrtimin, fabrikimin ose pėrdorimin e armėve, municionit ose
eksplozivit, kryen vepėr penale dhe dėnohet me burgim prej pesė (5) deri
pesėmbėdhjetė (15) vjet.
4.4
Ēdo
person i cili pėr qėllime terroriste dėrgon ose transferon grupe tė armatosura,
pajisje, eksploziv, armė, municion ose substanca tė tjera brenda apo jashtė
territorit tė Kosovės kryen vepėr penale dhe pas gjykimit dėnohet me burgim
prej dhjetė (10) deri nė pesėmbėdhjetė (15) vjet.
5.1 Ēdo person i cili organizon
ose udhėheq nė ēfarėdo niveli njė organizatė terroriste kryen vepėr penale dhe
pas gjykimit dėnohet me burgim prej pesė (5) deri pesėmbėdhjetė (15) vjet.
5.2 Ēdo
person i cili i ofron mbėshtetje organizatės terroriste kryen vepėr penale dhe
pas gjykimit dėnohet me burgim prej tri (3) deri nė dhjetė (10) vjet.
5.3 Ēdo
person i cili nė mėnyrė aktive merr pjesė nė njė organizatė terroriste kryen
vepėr penale dhe pas gjykimit dėnohet me burgim prej njė (1) deri nė dhjetė
(10) vjet.
Pėrveē zbatimit pėr aktet e kryera nė Kosovė, kjo rregullore do tė zbatohet
edhe pėr aktet e kryera jashtė territorit tė Kosovės kur:
(a) i akuzuari ėshtė banor i Kosovės
(b) viktima ėshtė banor i Kosovės dhe
(c) kur akti paraqet kėrcėnim pėr sigurinė e kosovės ose popullin e saj, nė tėrėsi apo pjesėrisht.
Neni 7
Gjykata e qarkut,
nė qarkun nė tė cilin ėshtė kryer vepra apo, nėse vepra nuk ėshtė kryer nė
Kosovė, aty ku i akuzuari ėshtė kapur ose dorėzuar, ka kompetencė mbi
kundėrvajtjet e parashtruara nė kėtė rregullore.
Neni
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit
tė Pėrgjithshėm mund tė lėshojė urdhėresa administrative pėr zbatimin e kėsaj
rregulloreje.
Neni 9
9.1 Kjo Rregullore shfuqizon ēdo dispozitė tė
ligjit nė fuqi qė ėshtė nė kundėrshtim me tė.
9.2 Me kėtė janė shfuqizuar neni 125 mbi
Terrorizmin dhe neni 155a mbi Terrorizmin Ndėrkombėtar tė Ligjit Penal nė
Fuqi.
Neni 10
Kjo Rregullore hyn nė fuqi mė
14 qershor 2001.
Hans
Haekkerup
Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm