UNMIK
Published on UNMIK (http://unmik.unmissions.org)

Shtëpia > PSSP Tanin në mbledhjën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën: BE-ja dhe angazhimi rrënjësor janë rrugë të rëndësishme përpara për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës

PSSP Tanin në mbledhjën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën: BE-ja dhe angazhimi rrënjësor janë rrugë të rëndësishme përpara për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës [1]

14 Maj 2018

PSSP Tanin në mbledhjën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën: BE-ja dhe angazhimi rrënjësor janë rrugë të rëndësishme përpara për dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës

14 maj 2018, Nju Jork – Shefi i Misionit të Administratës së Përkohshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, tha sot në Këshillin e Sigurimit se angazhimi më i gjërë rajonal dhe një përqëndrim i ri i Bashkimit Evropian paraqesin rast të veçantë për tejkalimin e bllokadës në marrëdhëniet në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, z. Zahir Tanin, gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork, tha se nevojitet nivel i ri i angazhimit për të arritur ndryshime domëthenëse në qëndrimet e qeverive në Beograd dhe Prishtinë.

“Alternativë tjetër të realizueshme nuk ka. Megjithatë, në mënyrë që kjo të ndodh, ekziston nevojë e qartë e lidershipit për përballimin e sfidave, edhe nëse të njëjtat kanë kosto afatshkurtër politike. Fokusi i ri i Brukselit në të gjitha nivelet ofron mundësi dobiprurëse të ndërsjellë si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin për ta lënë prapa momentin e tanishëm të vështirë dhe për ta çuar dialogun në fazë të re të përparimit të mirëfilltë,” tha PSSP Tanin.

Shefi i UNMIK-ut tha në Këshillin e Sigurimit se Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje dhe takimi i Procesit të Berlinit në muajin korrik, mund të jenë ndihmesë shtesë “për të shfrytëzuar përkushtimin e ri të angazhimit në rajon,” posaçërisht pas disa ngjarjeve të vështira në mes Prishtinës dhe Beogradit në muajin mars.

“Periudha e kaluar në Kosovë në përgjithësi është karakterizuar me rënie si të cilësisë së aktiviteteve, ashtu edhe të dinamikës së diskursit politik mes Prishtinës dhe Beogradit.”

Tanin e përgëzoi Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së vitit 2015 për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, hap i rëndësishëm ky në rrugën drejt integrimit në BE dhe për procesin e liberalizimit të vizave, dhe për miratimin e draftit të ri të Kodit Penal të Kosovës – si dhe theksoi nevojën për punë më të mirë në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

PSSP Tanin foli edhe për diskutimet dhe angazhimin e frytshëm gjatë Forumit të Kombeve të Bashkuara për ndërtim të besimit në Lubjanë të Sllovenisë më 7 – 8 maj, ku udhëheqës të komuniteteve nga e mbarë Kosova u mblodhën për të diskutuar mbi mënyrat e ndërtimit të rrugës pozitive drejt të ardhmës, duke u përqëndruar në gjashtë fusha kryesore tematike: llogaridhënia e mediave, qasja në drejtësi të paanshme, zhvillimi ekonomik, qasja në shërbime publike, bashkëjetesa fetare dhe reforma e arsimit.

“Individë të motivuar dhe energjikë nga e tërë shoqëria e Kosovës kanë diskutuar perspektivën e ndërtimit të besimit përmes një vistri të gjerë të aktiviteteve dhe bashkëpunimit pozitiv.”

PSSP Tanin në fund të fjalës së tij i falënderoi anëtarët e Këshillit të Sigurimit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për punën e UNMIK-ut dhe dialogun e drejtuar nga BE-ja në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këtu mund ta lexoni deklaratën e PSSP Zahir Tanin në gjuhën shqipe: [2]
PDF icon alb_-_srsg_tanin_unsc_statement_14.5.18.pdf [2]

 

Artikuj të lajmeve [3]
  •  [4] KUPTIMI I MIRËBESIMIT DHE KAPËRCIMI I KUFIJVE TË MOSBESIMIT [4]FORUMI I OKB-SË PËR NDËRTIM TË BESIMIT NË KOSOVË: KUPTIMI I MIRËBESIMIT DHE KAPËRCIMI I KUFIJVE TË MOSBESIMIT [4]
  •  [5] ËSHTË KOHA PËR TË ORGANIZUAR TË ARDHMEN, E JO VETËM TË VAJTOJMË TË KALUARËN [5]PSSP TANIN NË FORUMIN PËR NDËRTIMIN E BESIMIT NË KOSOVË: ËSHTË KOHA PËR TË ORGANIZUAR TË ARDHMEN, E JO VETËM TË VAJTOJMË TË KALUARËN [5]

Source URL: http://unmik.unmissions.org/sq/pssp-tanin-n%C3%AB-mbledhj%C3%ABn-e-k%C3%ABshillit-t%C3%AB-sigurimit-p%C3%ABr-kosov%C3%ABn-be-ja-dhe-angazhimi-rr%C3%ABnj%C3%ABsor-jan%C3%AB

Links
[1] http://unmik.unmissions.org/sq/pssp-tanin-n%C3%AB-mbledhj%C3%ABn-e-k%C3%ABshillit-t%C3%AB-sigurimit-p%C3%ABr-kosov%C3%ABn-be-ja-dhe-angazhimi-rr%C3%ABnj%C3%ABsor-jan%C3%AB
[2] http://unmik.unmissions.org/sites/default/files/alb_-_srsg_tanin_unsc_statement_14.5.18.pdf
[3] http://unmik.unmissions.org/sq/artikuj-t%C3%AB-lajmeve
[4] http://unmik.unmissions.org/sq/forumi-i-okb-s%C3%AB-p%C3%ABr-nd%C3%ABrtim-t%C3%AB-besimit-n%C3%AB-kosov%C3%AB-kuptimi-i-mir%C3%ABbesimit-dhe-kap%C3%ABrcimi-i-kufijve-t%C3%AB
[5] http://unmik.unmissions.org/sq/pssp-tanin-n%C3%AB-forumin-p%C3%ABr-nd%C3%ABrtimin-e-besimit-n%C3%AB-kosov%C3%AB-%C3%ABsht%C3%AB-koha-p%C3%ABr-t%C3%AB-organizuar-t%C3%AB-ardhmen-e-jo