PSSP Zahir Tanin bën thirrje për krijimin e një ambienti të sigurtë për gazetarët në Kosovë

25 Shk 2021

PSSP Zahir Tanin bën thirrje për krijimin e një ambienti të sigurtë për gazetarët në Kosovë

25 shkurt 2021 - Pas incidenteve të fundit që ndikojnë në sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, kujton rëndësinë e sigurimit të një ambienti të sigurt dhe të përshtatshëm që u mundëson gazetarëve nga të gjitha komunitetet të hetojnë dhe raportojnë çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, siç përkon me një shoqëri pluraliste dhe demokratike.


Në këtë drejtim, PSSP Tanin shpreh keqardhje për sulmet dhe frikësimet kundër gazetarëve, si dhe kufizimin e lirisë së tyre të lëvizjes. Incidente të tilla krijojnë një mjedis të frikës dhe vetëcensurës që privon njerëzit në Kosovë nga e drejta e tyre për t’u informuar. Gazetaria luan një funksion të domosdoshëshëm, duke nxitur llogaridhënien dhe qasjen në informacion në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Andaj, PSSP Tanin u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të hetojnë menjëherë sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve dhe i inkurajon ata të ripërtërijnë përpjekjet e tyre për të siguruar ushtrimin e pakufizuar të lirisë së medias dhe të së drejtës për informim.
 

Per më shumë informata ju lutem kontaktoni:
Znj. Sanam Dolatshahi, Zëdhënëse e UNMIK-ut
Email: dolatshahi@un.org
Phone: +38344151816