PSSP Tanin bën thirrje për qasje largpamëse për rifillim të negociatave

7 Shk 2019

PSSP Tanin bën thirrje për qasje largpamëse për rifillim të negociatave

7 shkurt, 2019 – Liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të adoptojnë një qasje largpamëse për të tejkaluar pengesat që kanë penguar negociatat gjatë një periudhe antagoniste, Shefi i UNMIK-ut i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

PSSP Zahir Tanin gjatë raportimit të tij të fundit mbi Kosovën numëroi një varg çështjesh që dëmtojnë vullnetin politik në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Padyshim, liderët e të dyja palëve po përballen me sfida serioze.  Mirëpo, kushti minimal për vazhdimin e dialogut është të gjendet mënyra për një atmosferë të qëndrueshme dhe jo të trazuar.”

PSSP Tanin shprehu nevojën për përfshirje të një grupi të gjërë të palëve të interesuara për të përgatitur terrenin për çfarëdo marrëveshje në mes të palëve.

“[Kjo përfshin] një pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplote të grave në procesin e ndërlidhur me dialogun, dhe marrjen parasysh të perspektivës gjinore.”

PSSP Tanin theksoi që ngjarjet shërbejnë si përkujtim që, përderisa përkushtimi i nivelit më të lartë ishte i domosdoshëm për të ecur përpara, vazhdimit të ndërtimit të mirëbesimit në mes të komuniteteve në terren duhet t’i kushtohet kujdes i njëjtë.

“Për t’i kontribuar në mënyrë efektive këtij aspekti të rëndësishëm të normalizimit dhe pajtimit, puna e UNMIK-ut është përqendruar në mundësimin e kontakteve në mes njerëzve në Kosovë.”

PSSP Tanin elaboroi mbi përkushtimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut për të shtuar përpjekjet të krijuara gjatë Forumit të Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Besimit në maj 2018, më konkretisht në fushën e dialogut në mes të komuniteteve, promovimit të të drejtave gjuhësore dhe barazisë sipas ligjit, fuqizimit të rinisë dhe barazisë gjinore.

PSSP Tanin shpjegoi se UNMIK-u mobilizoi resurset e veta të kufizuara duke kultivuar raporte të forta me partnerët ndërkombëtarë, me fokus të bashkëpunimit në:

  • përpjekje për të zgjidhur çështjet e personave të zhdukur që nga konflikti i Kosovës;
  • fuqizim të rinisë përmes partneriteteve me organizatat joqeveriatare rinore;
  • dhe në promovimin e barazisë gjinore përmes një vargu iniciativash për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

PSSP Tanin e përshkroi perspektivën evropiane si stimulimin më të rëndësishëm për paqen në rajon dhe apeloi te liderët të vazhdojnë ta forcojnë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut, pavarësinë gjyqësore dhe iniciativat për standardizimin e legjislacionit.

PSSP Tanin theksoi nevojën për mbështetje të vazhdueshme nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një rinisje të angazhimit në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Ulja e tensioneve, rritja e besimit të ndërsjellë dhe largimi i pengesave për dialog janë thelbësorë për stabilitet në rajon.”

 

Lexoni përkthimin në gjuhën shqipe të deklaratës së plotë të PSSP Tanin n këtu: 

https://unmik.unmissions.org/sites/default/files/alb_srsg_unsc_statement_feb2019.pdf

Lexoni përkthimin në gjuhën shqipe të Raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën këtu: 

https://unmik.unmissions.org/sites/default/files/alb_-_sg_report_feb_2019.pdf

 For more information please contact:

Ms. Sanam Dolatshahi, Spokesperson, UNMIK
Email: dolatshahi@un.org
Mobile: +37744151816