Përvjetori i 25 i Rezolutës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS): Ripërtëritja e përkushtimit të UNMIK-ut për agjendën e GPS
Para njëzet e pesë vitesh, më 31 tetor 2000, ndodhi një ndryshim i madh në mënyrën e realizimit të proceseve të paqes. Më këtë datë u miratua Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325 për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke e sjellë në vete një shtytje të re për përfshirjen e grave në çdo hap të përpjekjeve të OKB-së për paqe dhe siguri.
Agjenda GPS është deklarim i rolit thelbësor dhe transformues të grave në parandalimin e konfliktit, ndërtimin e paqes dhe rimëkëmbjen pas konfliktit. Pjesëmarrja dhe udhëheqja e grave në këto sfera janë element thelbësor dhe i dëshmuar i ruajtjes së paqes.
Në Kosovë, dëshirojmë të përgëzojmë qëndrueshmërinë dhe udhëheqjen e grave në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë ato që punojnë në institucione dhe shoqëri civile me qëllim të një paqeje dhe stabiliteti afatgjatë.
Përkundër përparimit të arritur, ende mbesin sfida mjaft të mëdha, duke përfshirë dhunën gjinore dhe pabarazinë në përfaqësim, pëderisa po paraqiten kërcënime të reja, siç është dhuna digjitale.
UNMIK-u rikonfirmon përkushtimin që të vazhdojë së punuari në mbështetje të pjesëmarrjes, mbrojtjes dhe kontributit të plotë të grave në paqe dhe siguri.
KB
Paqeruajtja e Kombeve të Bashkuara


