Kontakti për media [1]
Zyra për Komunikime Strategjike dhe Marrëdhënje me Publik (ZKSMP) është zëri publik i Misionit të Administratës së Përkohshme të UNMIK-ut në Kosovë (UNMIK). ZKSMP-ja promovon ndërgjegjësimin lokal dhe regjional, si dhe një kuptueshmëri më të madhe të punës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
ZKSMP-ja rregullisht harton përmbledhje të raporteve nga mediat vendore [2], dhe atë gjashtë ditë në javë, të cilat shpërndahen në mënyrë elektronike dhe postohen në internet.
Informatat e përgjithshme, komunikatat për shtyp [3], deklaratat dhe lajmet e fundit [4] vendosen në faqen e internetit të UNMIK-ut dhe komunikohen përmes radios në Radio Ophelia [5] në Kosovë (Prishtinë 107.2 FM, Mitrovicë 106.5 FM, Pejë 107.2 FM).
Përveç kësaj, ZKSMP-ja bashkëpunon me mediat vendore, regjionale dhe ndërkombëtare, si dhe me institucionet arsimore e organizatat joqeveritare në mënyrë që porositë kryesore të Kombeve të Bashkuara t’i barten popullatës së regjionit.
Për të gjitha pyetjet që mund t’i keni, luteni ta përdorni formularin për informata [6].
Përfaqësuesit e mediave gjithashtu mund të kontaktojnë:
Zëdhënëse