Radio Ophelia

 

Ophelia FM është radio e menaxhuar nga Zyra për Komunikime Strategjike dhe Çështje Publike në UNMIK (OSCPA). Kjo radio mbulon rreth 73 përqind të territorit dhe 80 përqind të banorëve të Kosovës. Programet e radios transmetohen në shqip, serbisht dhe anglisht. Ajo mund të dëgjohet në Prishtinë dhe Pejë në 107.2 FM, dhe në Mitrovicë në 106.5 FM.

Ekipi i Ophelia FM harton dhe transmeton programe origjinale me theks të veçantë në aktivitetet dhe mesazhet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Këto programe mbulojnë tema siç janë fuqizimi i gruas, dhuna në familje dhe homofobia, mjedisi dhe çështje që ndërlidhen me refugjatët.

Ophelia FM poashtu transmeton përmbledhje të lajmeve ditore në partneritet me Radio Evropa e Lirë dhe Deutsche Welle.