UNMIK
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

PSSP Peter Due përfundon vizitën e parë zyrtare në Beograd, ku thekson dialogun dhe angazhimin

Kreu i UNMIK-ut, Peter Due, takohet me zyrtarë serbë, përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe familjes së Kombeve të Bashkuara.
Kreu i UNMIK-ut, Peter Due, takohet me zyrtarë serbë, përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe familjes së Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ndërmori vizitën e tij të parë zyrtare në Beograd që nga marrja e detyrës. Gjatë kësaj vizite ai zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë serbë, përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe të familjes së Kombeve të Bashkuara.

Në fillim të vizitës së tij nga 3 deri në 6 shkurt, PSSP Due u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Đurić, ku diskutimet u përqendruan në zhvillimet e fundit në rajon dhe rëndësinë e dialogut si një mjet për të adresuar çështjet e pazgjidhura.

Në takimet pasuese, PSSP zhvilloi diskutime me kryetaren e kuvendit, Ana Brnabić, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Ivica Dačić, dhe drejtorin e OKiM, Petar Petković.

PSSP Due u takua gjithashtu me anëtarë të trupit diplomatik dhe ekipit të Kombeve të Bashkuara në Beograd. Këto takime ofruan një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje, për të përafruar përpjekjet dhe për të çuar përpara qëllimet e përbashkëta në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të besimit në rajon. Gjatë gjithë angazhimeve të tij, PSSP riafirmoi përkushtimin e UNMIK-ut për angazhim konstruktiv me të gjitha palët me interes dhe për të mbështetur dialogun për të kontribuar në stabilitet dhe marrëdhënie të përmirësuara në dobi të të gjitha komuniteteve.