UNMIK
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Misioni yne

UNMIK punon në promovimin e paqes, sigurisë, stabilitetit, dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në rajon.

UNMIK-u u themelua në vitin 1999 si administratë e përkohshmë në bazë të Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Prioritetet aktuale të Misionin mbesin promovimi i paqes, sigurisë, stabilitetit, dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në rajon.

Misioni synon ti përmbushë objektivat e tij strategjike duke promovuar ndërtimin e mirëbesimit ndërkomunitar; duke ofruar përkrahje në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit; përmbushjes së roleve të tij për bashkërendim dhe lehtësim; avancimin e agjendës së paqes dhe sigurisë për gratë dhe të rinjtë; si dhe duke përkrahur progresin drejtë normalizimit të marrëdhënieve në mes Beogradit dhe Prishtinës nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Zbulo më shumë