
Peter N. Due
Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shef i UNMIK-utZ. Due ka 30 vjet përvojë të gjerë në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Nga viti 2019 deri në 2025 ai shërbeu si drejtor për Azinë dhe Paqësorin në Departamentin për çështje politike, të ndërtimit të paqes dhe të operacioneve të paqes.
Më parë, ai ishte drejtor për Azinë, Lindjen e Mesme, Evropën dhe Amerikën Latine në Departamentin e operacioneve të paqëruajtjes nga viti 2015 deri në 2019.
z. Due gjithashtu shërbeu si Përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shef i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd nga viti 2013 deri në 2015, si dhe ishte zyrtar për çështje politike në UNMIK në Prishtinë në vitet 1999-2000.
Në Nju Jork, ai ka punuar si shef i Zyrës/asistent special i Nënsekretarit të Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, nga viti 2009 deri në 2013, udhëheqës i Ekipit për Afrikën Perëndimore, nga viti 2008 deri në 2009, dhe udhëheqës i Ekipit për Evropën dhe Amerikën Latine, në vitin 2008. Në fillim të karrierës së tij në Kombet e Bashkuara, ai ka shërbyer në Sierra Leone dhe në Liberi.
Përveç detyrave të tij në Kombet e Bashkuara, z. Due ka punuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, në Kopenhagë dhe Eritre.
Zoti Due ka diplomë baçellor i arteve dhe diplomë master në filozofi, politikë dhe ekonomi nga Universiteti i Oksfordit, Mbretëria e Bashkuar; një diplomë master në marrëdhënie ndërkombëtare nga Instituti Graduate i Studimeve Ndërkombëtare në Gjenevë, Zvicër; dhe një diplomë master i shkencave në shkenca sociale dhe filozofi nga Universiteti i Kopenhagës, Danimarkë.
Përveç gjuhës së tij amtare daneze, ai flet anglisht, frengjisht dhe gjermanisht.
MPW Mission Leadership

Milbert Dongjoon Shin
Zëvendëspërfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm (ZPSSP), UNMIKMilbert Dongjoon Shin u emërua si Zëvendëspërfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) më 24 korrik 2024.
z. Shin sjell në këtë detyrë 30 vjet përvojë të gjerë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë përvojat nga terreni. Që nga viti 2022, ai ka shërbyer si shef i Seksionit të sundimit të ligjit dhe institucioneve të sigurisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS).
Para kësaj, zoti Shin ishte shef i Strategjisë ligjore dhe analizës dhe shef i hetimeve në Ekipin hetimor të Kombeve të Bashkuara për avancimin e llogaridhënies lidhur me krimet e kryera nga Da'esh/ISIL (UNITAD) në Irak.
Para kësaj detyre, z. Shin ishte shef i Seksionit të drejtësisë dhe shërbimit korrektues në Misionin e Integruar të Stabilizimit Shumëdimensional të Kombeve të Bashkuara në Mali (MINUSMA). z. Shin ka shërbyer gjithashtu si shef i Seksionit për çëshjte politike në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Liberi (UNIMIL), ndërsa më herët në karrierën e tij ka punuar si këshilltar ligjor në UNMIK.
Përveç detyrave të tij në Kombet e Bashkuara, z. Shin ka punuar në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, D.C., si dhe ka qenë konsulent i disa organizatave shumëpalëshe dhe joqeveritare.
z. Shin ka doktoruar në shkenca juridike në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, School of Law, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka diplomë baçellor i arteve në klasikë nga Univeristeti Harvard i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe atë françeze.

Dominika Krois
Representative of the Secretary-General (RSG) and Head of UNOBDominika Krois was appointed as the Representative of the Secretary-General and Director of the United Nations Office in Belgrade (UNOB) on 3 December 2024.
As the Representative of the Secretary-General, she oversees the Office’s activities in support of the United Nations Interim Administration Mission in Kosovo (UNMIK) and relating to regional developments of special relevance to the work of the United Nations and UNMIK.
She brings to the position over 25 years of experience in international diplomacy and security policy. Having served as Ambassador and Permanent Representative of Poland to the United Nations Office and other International Organizations in Vienna, Austria, she was the Chair of the Main Committee II of the Non-Proliferation Treaty Review Conference, Chair of the UN Commission on Narcotic Drugs, Chair of the United Nations Industrial Development Organization Board, and member of the International Atomic Energy Agency Board of Governors.
From 2011 to 2019 she worked at the European External Action Service in Brussels, Belgium, and at the Delegation of the European Union to the International Organizations in Vienna, Austria. In her extensive work with the Polish Foreign Ministry, she has gained valuable experience with EU integration processes and bilateral diplomacy.
Ms. Krois holds a PhD and a Master's degree in law and administration at Jagiellonian University in Krakow, Poland. She holds a post graduate diploma from the Diplomatic Academy in Vienna. She is fluent in English, French, German, Polish, Russian and Serbian
