UNMIK/PR/1803
PRISHTINË – Sulmet e sontshme kundër vendvotimeve në pjesën veriore të Kosovës janë krejtësisht të mjerueshme : do të jetë e nevojshme një hetim i plotë për të përcaktuar rrethanat e ndodhive , dhe përgjegjësit të japin llogari .
Pas valës së fundit të dhunës gjatë procesit zgjedhor , disa stacione të votimit në veri të Kosovës u vandalizuan dhe individët e pranishëm ishin sulmuar. PSSP Farid Zarif fuqimisht dhe në mënyrë kategorike, dënon këto veprime të pacivilizuara dhe kriminale që kanë për qëllim minimin e procesit zgjedhor nëpërmjet parandalimit të popullsisë në ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike për të votuar .
"Këto akte destruktive të huliganizmit nuk kanë vend në shoqëritë e civilizuara dhe demokratike dhe autorët e tyre duhet të japin llogarinë urgjentisht ", tha PSSP Zarif , duke u bërë thirrje autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare për të vendosur rendin në veri të Kosovës .
PSSP Zarif u kërkoi të gjithë personave të përfshirë në zgjedhjet e Kosovës që të qëndrojnë të qetë , dhe për të gjithë banorët të respektojnë procesin demokratik dhe të bashkëpunojnë me agjencitë vendore dhe ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

