UNMIK
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Deklaratë e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i ka përcjellur përgatitjet e rëndësishme për zgjedhjet komunale të Kosovës që do të mbahen më 3 Nëntor 2013. Ai e mirëpret përparimin e arritur dhe vendosmërinë e të gjitha palëve për të siguruar zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe pa dhunë e kërcënime.

Ai i bënë thirrje të gjitha palëve për respektimin e standardeve më të larta demokratike që të tregojnë respekt të plotë për diversitetin e pikëpamjeve të popullatës. Ai beson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme këtë të diel , do të përbëjnë një moment të rëndësishëm në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm fuqimisht inkurajon pjesëmarrjen më të gjerë të mundshme.