UNMIK/PR/560
PRISHTINË. Komisioneri i Policisë së UNMIK-ut, Christopher Albiston, publikoi detajet lidhur me Programin e ardhshëm të Amnestisë për Armë, pas nënshkrimit të Vendimit Ekzekutiv mbi Amnestinë e Armëve nga PSSP, Hans Haekkerup, që lanson fazën e dytë të programit.
Programi i Amnestisë do të ju mundësojë qytetarëve të Kosovës që gjatë periudhës së amnestisë të dorëzojnë të gjitha armët, pa frikë nga persekutimi. Gjatë periudhës së amnestisë, nga 1 maji deri më 3 qershor 2001, çdo person në Kosovë, i cili posedon armë pa autorizim valid mund t’i dorëzojë armën autoriteteve të ruajtjes së rendit. Nëse personat posedojnë armë të paautorizuara pas skadimit të afatit të amnestisë, ata do të persekutohen dhe dënohen me burgim me kohëzgjatje deri në 10 vjet dhe/ose me dëmshpërblim deri në 20.000 DM, në kuadër të Rregullores së UNMIK-ut 2001/7.
KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut do të caktojnë një pikë stacionare për mbledhjen e armëve në secilin nga pesë rajonet në Kosovë. Do të ketë gjithashtu edhe njësi lëvizëse për mbledhjen e armëve, që shkojnë nëpër fshatra të caktuara. Vendet e pikave të mbledhjes do të bëhen të njohura publikisht para se të fillojë periudha e amnestisë.
Udhëzimet për transportimin e armëve në qendrat e mbledhjes janë:
- Armët mund të dërgohen në këmbë ose me makinë private.
- Nuk lejohet të transportohen më shumë se 5 armë në një makinë.
- Vetëm municione të vogla mund të transportohen, me jo më shumë se 100 rrathë.
- Udhëtimi duhet të bëhet në rrugën më të drejtpërdrejtë nga vendbanimi në pikën e mbledhjes.
- Transportimi mund të bëhet vetëm prej orës 8 deri në 18.
- Në qoftë se makina ndalet për ndonjë arsye, operatori duhet t’ia paraqesë armët zyrtarëve të ruajtjes së rendit.
- Të gjitha armët duhet të zbrazen dhe çmontohen gjatë transportimit.
- Transportimi i granatave të dorës, granatave, minave dhe eksplozivëve të tjera është i ndaluar.
Kategoritë e armëvë që duhet të dorëzohen përfshijnë pushkët automatike, revolverët, pushkëmitralozët, granatat dhe tipe të ndryshme të municionit. Armët e gjuetisë, inkuadruar edhe çiftet, pushkët dhe disa armë rekreacionale janë të veçuara.
Nga personat, të cilët dorëzojnë armët në kuadër të këtij programi të amnestisë, nuk kërkohet të japin asnjë informacion lidhur me vet armët. Të gjitha armët e mbledhura do të shkatërrohen ose do të shëndrohen në të papërdorshme.
KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut do të bëjnë transportimin e të gjitha armëve mbi kalibrin 12.7 mm, mitralozëve të rëndë, armëve anti-tenk, minahedhësve, granatave, minave ose eksplozivëve. Nëse ndokush nuk ka mundësi apo nuk dëshiron të transportojë armët, KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut do të marrin armët nga ata.
Nëse duhet, personat mund të kërkojnë një letër të shkruar të autorizimit nga KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut për transportimin e armëve.
Programi i Amnestisë është pjesë e përpjekjeve më të gjëra të antikrimit me qëllim të largimit nga qarkullimi të kuantitetit të lartë të armatimit, të lënë në Kosovë pas konfliktit para gati dy vjetëve. Programi gjithashtu, shpreson të ndalojë mbajtjen e paautorizuar të armëve me implementimin e masave të rrepta të dënimit, që do të persekutojnë dhe dënojnë ata të cilët e shkelin këtë rregullore.
