UNMIK
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Lajmerim nga PSSP Michael Shteiner

UNMIK/PR/850

1. Do t’i ftoj liderët e partive më të mëdha të Kosovës dhe koalicionet të cilat marrin pjesë në zgjedhjet gjithëpërfshirëse komunale në një mbledhje për decentralizimin me 1 Nëntor në Gjilan. Në këtë mbledhje unë do të prezentoj konceptin tim për decentralizimin, i cili do ta sjellë qeverinë më afër popullit sipas Planit shtatë pikësh dhe Kornizës kushtetuese. Koncepti im përfshinë këto elemente:

  • Njësitë komunale mund të themelohen për komunitetet numerikisht të konsiderueshme të jo-mazhorancës. Këto njësi komunale do të kenë këshillin lokal, organet administrative si dhe buxhetin;

  • Njësitë komunale mund te përbëhen prej një apo më shumë fshatrave, vendbanimeve dhe kuarteve urbane përbrenda komunës;

  • Njësitë komunale do të themelohen në bazë të kërkesës nga anëtarët e zgjedhur të asamblesë komunale ose me peticion nga banorët e atyre vendbanimeve ku ka pasur participim të rëndësishëm nga po ai komunitet në zgjedhjet komunale. UNMIK-u do të sigurojë implementimin;

  • Njësitë komunale do ta kenë të drejtën të menaxhojnë shkollimin fillor dhe të mesëm, shëndetsinë primare, planifikimin rural dhe atë urban si dhe zhvillimin e shërbimeve dhe paisjeve në pajtueshmëri me politiken komunale. Ata do të kenë autoritetin vendimmarrës mbi çështjet e rëndësishme lokale siq janë tregjet, hapësirat publike, aktivitetet kulturore dhe sportive;

  • Njësive komunale do tu sigurohet buxhet proporcional me përgjegjësitë dhe madhësinë e tyre.

Për më shume, është qëndrim i imi se në ato komuna ku komunitetet jo mazhorante kanë marrë pjesë në zgjedhjet komunale në numër të rëdësishëm, kanë të drejtë në postet ekzekutive në qeverinë komunale në pajtim me nenin 4.5 të Kornizës kushtetuese.

Pas diskutimit të këtij koncepti dhe duke marrë parasysh në masë të duhur opinionet e shprehura, unë do të shpall programin e decentralizimit në formë te dokumentit të plotfuqishëm ligjor. Pas kësaj, zgjedhjet për këshillat e njësive komunale do të organizohen brenda gjashtë muajve pas inicimit të themelimit të tyre.

2. Në afat më të gjatë, ne duhet ti adresojmë çështjet e zhvillimit komunal të cilat janë edhe më fundamentale. Ne do të duhet të shikojmë kompetencat e autoriteteve qëndrore dhe lokale dhe ti ridefinojme aty ku është e domosdoshme në përputhshmëri me standardet Evropiane, dhe mbi bazat e parimeve të subsidimit.

Nje sfidë tjetër do të jetë adaptimi i madhësisë gjeografike të komunave me ndryshueshmërinë e numrit të banorëve. P.sh. popullata e komunës së Prishtinës ka kaluar gjysmë milionshin . Ky numër tejkalon tepër madhësinë mesatare të komunave Evropiane.

Këto çështje fundamentale të zhvillimit komunal natyrisht, nuk mund të zgjidhen brenda natës. Nje diskutim i detajizuar do të nevojitet në mënyrë që struktura e qeverisë të jetë e përshtatshme me nevojat e Kosovës, dhe të reflektojë praktika moderne Evropiane. Unë do ti ftoj institucionet Evropiane, si Këshillin Evropian, të na ndihmojë në këtë çështje.

Dokumentet e ndërlidhura