UNMIK
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Dita e Hapur Globale e KB-së: Koha është për më shumë gra negociatore në proceset politike në Kosovë

Nevoja për të shtuar praninë e grave në proceset e nivelit të lartë dhe nevoja për më shumë gra me role aktive në të gjitha nivelet e politikës në Kosovë janë theksuar në aktivitetin e përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkësisë Evropiane.

Më shumë se 200 përfaqësues të institucioneve politike dhe të shoqërisë civilë në Kosovë dhe nga rajoni morën pjesë në edicionin e shtatë në Kosovë të Ditës së Hapur Globale të Kombeve të Bashkuara me temën “Ndërtuesit e paqes dhe Negociatorët: Avancimi i Agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë në Kosovë”.

Këtë vit është mbajtur në bashkëpunim me Bashkësinë Evropiane, pasi dytë kanë shprehur dëshirën e tyre për të shtuar praninë e grave në tryezën e diskutimit. Gjithashtu për herë të parë, aktiviteti përmban dy panele dhe një debat të transmetuar në televizion dhe të shoqëruar me seancën e bashkëveprimit me publikun – moderuar nga gazetarja e njohur kosovare, Jeta Xharra, i cili më vonë do të transmetohet nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).

Disa nga rekomandimet që dolën nga diskutimet e sotme përfshijnë:

  • Formimi i mekanizmave që sigurojnë përfaqësimin e nevojave dhe prioriteteve të grave në proceset e ardhme politike.
  • Përpjekje më të mëdha për implementimin e Ligjit për Barazi Gjinore ku kujdes i shtuar i kushtohet mbrojtjes së drejtave të grave nga komunitetet jo-shumicë – diskriminimi i kujt është i lidhur me statusin e tyre minoritar.
  • Rritja e kuotës ekzistuese gjinore për deputetët në parlament si dhe përfshirje proaktive e grave në rolet këshillëdhënëse politike në mënyrë që të inkurajohen gratë të ndjekin karrierë në politikë; me implementim të qartë të sanksioneve në instancat ku nuk është përmbushur kuota gjinore.
  • Në agjendën e proceseve politike të përfshihen nevojat dhe shqetësimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale në situatë konflikti.
  • Përshpejtimin e nismës ekzistuese për Komisionin Rajonal për Pranimin e Fakteve për të Gjitha Viktimat e Luftës dhe Shkeljet e Tjera të Rënda të Drejtave të Njeriut në Territorin e Ish Jugosllavisë (RECOM).

Gjatë fjalimit të vet, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Shefi i UNMIK-ut, Z. Zahir Tanin tha që sikur kudo në botë edhe në Kosovë gratë janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë.

“Zërat e tyre duhet të dëgjohen. Duhet respektuar rolin e tyre. Duhet pranuar realitetin e tyre të dukshëm dhe të pamposhtur – jo vetëm me biseda dhe deklarata të mira, por me hapa praktik.”

Këtë vit Dita e Hapur Globale ishte e rëndësisë të veçantë para përvjetorit të njëzetë të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që përbënë bazën e Ditëve të Hapura Globale.

SRSG Tanin përgëzoi organizimin e përbashkët të Ditës së Hapur Globale me BE-në dhe tha që dyja organizatat qëllim të përbashkët kanë promovimin e demokracisë dhe gratë, paqen dhe sigurinë.

“Rruga drejtë BE-së është rruga drejtë përmirësimit të drejtave të grave dhe fuqizimit të tyre.”

Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova ka thënë që pjesëmarrja e plotë e grave në shoqëri është duke u përmirësuar në Evropë dhe Kosovë por pjesëmarrja politike akoma mbetet prapa.

“Në proceset e rëndësishme politike dhe të paqes nevojiten më shumë gra. Është tejet shqetësuese që Kosova nuk ka bashkiake dhe ka vetëm dy ministre. Kjo duhet të ndryshojë.”

Ajo përgëzoi temën e ditës dhe apeloi për një kornizë ligjore me përfaqësim gjinor posaçërisht vendosjen e ligjeve elektorale dhe rregulloreve.

Ambasadorja Apostolova citoi rezolutën Parlamentit Evropian të muajit janar për drejtat e grave në Ballkanin Perëndimor që thekson nevojën për të “siguruar përfshirjen e grave si eksperte në negociata dhe dialogë ndërmjet shteteve, si dhe në konsultime me qytetarë në lidhje me prioritetet e tyre në këto diskutime”.

Disa fjalë hyrëse i tha edhe Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Znjsh Ulrika Richardson dhe para publikut theksoi tri pika: që pjesëmarrja e grave dhe e organizatave të shoqërisë civile ishte qenësore për krijimin e marrëveshjes për paqe afatgjatë; që një marrëveshje e tillë do të parandalojë konfliktet në të ardhmen; dhe që nevojitet trajnim adekuat dhe përgatitje për gratë udhëheqëse.

“Gratë mbeten burimi më i madh i pashfrytëzuar për arritjen e sigurisë të qëndrueshme dhe paqe globale. Kosova nuk është përjashtim nga ky keq-përfaqësim global.”

Kreu i Komitetit Drejtues të Grave dhe Anëtare e Kuvendit të Kosovës, Znj Mexhide Mjaku Topalli përgëzoi aktivistet e para që shtruan rrugën për udhëheqëset e sotme.

“Ne duhet të ri-drejtojmë përpjekjet tona dhe të ofrojmë hapësirë për paqe-ndërtueset në të gjitha nivelet duke mbështetur angazhimet përmes përkrahjes së agjencisë politike të grave, burimeve të nevojshme financiare dhe politike dhe duke mundësuar që gratë të bëjnë më shumë.”

Ajo apeloi për një angazhim për të ofruar mundësi kuptimplotë për gra në proceset politike në Kosovë.

“Përpos ulëseve pranë tryezës ku merren vendimet, ne duhet të jemi syhapur për ndërprerjen e përpjekjeve të cekëta për përfshirje të grave të cilat vërtetë nuk ofrojnë mundësi për të ndikuar në rezultate.”

Në mesin e panelistëve mbresëlënës ishte edhe kryenegociatorja e parë në botë që nënshkroi marrëveshjen e paqes, Znj Miriam Coronel-Ferrer e cila hyri në histori kur negocioi në të mirë të qeverisë të Filipineve me Moro Islamic Liberation Front.

Rekomandimet do të jenë pjesë e përmbledhjes së aktivitetit që do të shpërndahet pjesëmarrësve dhe zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres para raportit të tij për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Diskutimet e panelit do të transmetohen në RTK.


Çfarë është Dita e Hapur Globale e KB-së?

E lansuar në dhjetor të vitit 2010 nga Departamenti për paqëruajtje, Departamenti për çështje politike, Programi i OKB-së për zhvillim dhe UN Women në përkujtim të dhjetëvjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit për gratë, paqen dhe sigurinë, ngjarjet e Ditës së hapur globale janë të dizajnuara për të mbështetur dialogun e rregullt ndërmjet udhëheqjes së lartë të OKB-së dhe organizatave të grave anë e mbanë botës.

Konsultimet në Ditën e hapur globale ofrojnë një platformë ku mund të dëgjohet zëri i grave dhe ofrojnë mundësi për të shqyrtuar zbatimin e Rezolutës 1325. Sot, Dita e hapur globale organizohet në mbarë botën dhe është pjesë e Raportit vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për gratë, paqen dhe sigurinë.