Sot, ne shënojmë përvjetorin e dhjetë të rezolutës me një rëndësi të veçantë të Këshillit të Sigurimet të Kombeve të Bashkuara 1820, e cila identifikoi dhunën seksuale në kohë të konflikteve si një pengesë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Duke e shënuar këtë ditë sot, ne kujtojmë të arriturat e rëndësishme që janë bërë në Kosovë, duke përfshirë edhe themelimin e sekretarisë, vitin e kaluar, të komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, dhe ndarjen e pensioneve mujore për të mbijetuarit me status të pranuar. Ne vazhdojmë të inkurajojmë një qasje gjithëpërfshirëse në përkrahjen e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale nga konfliktet.
Rezoluta 1820 thekson rëndësinë e dhënies fund të pandëshkueshmërisë së krimeve të dhunës seksuale si pjesë e një qasje gjithëpërfshirëse në kërkim të paqes së qëndrueshme, drejtësisë, të vërtetës dhe pajtimit. Në harmoni me këtë, ne theksojmë nevojën për vëmendje të vazhdueshme në trajtimin e sfidave lidhur me qasjen në drejtësi për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale nga konfliktet.
UNMIK-u, në partneritet të ngushtë me të tjerët, do të vazhdojë të përkrahë iniciativat për fuqizimin ekonomik të të mbijetuarve. Ne po ashtu do të vazhdojmë të potencojmë sukseset dhe sfidat e vazhdueshme në përpjekjet e Kosovës për të mbështetur të mbijetuarit e krimeve të dhunës seksuale në raportet tona të rregullta drejtuar Këshillit të Sigurimit, dhe të përkrahim iniciativa që mbështesin rritjen e rolit të grave në parandalimin e konflikteve dhe në ndërtimin e besimit.
