PSSP bën thirrje për udhëheqje të përgjegjshme dhe qetësi
Zhvillimet e sotme në Kosovë janë të papranueshme. I bëj thirrje autoriteteve të Beogradit dhe Prishtinës që të veprojnë me vullnet të mirë, të shmangin provokimet dhe të ndërmarrin hapa të domosdoshëm për paqen dhe sigurinë e njerëzve. Udhëheqësit e kanë këtë përgjegjësi ndaj atyre që i kanë zgjedhur.
Për më tepër, është thelbësore për të gjitha palët e përfshira që të shmangin çdo retorikë ose masa që mund të çojnë në përshkallëzim të situatës. Dialogu është mekanizmi i vetëm për adresimin dhe zgjidhjen e dallimeve.