Seksioni i drejtësisë i UNMIK-ut ofron mbështetje për fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe rajonale. Ne po ashtu monitorojmë edhe zhvillimet në sundimin e ligjit, punojmë bashkërisht me INTERPOL-in lidhur me urdhërarreset ndërkombëtarë dhe ofrojmë shërbimin e certifikimit të dokumentacionit për njohje nga shtetet anëtare të KB-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Klikoni këtu për të gjetur më shumë të dhëna për punën e Seksionit të drejtësisë.
Seksioni i drejtësisë – Maj 2018,
Nga e majta në të djathtë.
Rreshti në anën e pasme: Jehona Dragaj (asistente për raportim); Bojan Vasic (zyrtar i asociuar i çështjeve ligjore); Evangelia Sarikaki (zyrtare ligjore e asociuar); Alda Malko (zyrtare ligjore ); Argjent Shala ((zyrtare ligjore); Juan Carlos Galocha Morales (zyrtar i çështjeve gjyqësore).
Rreshti në anën e përparme: Shqipe Latifi (zyrtare e asociuar i çështjeve ligjore); Rositsa Zaharieva, (UNODC-këshilltare për sundim te ligjit); Andrea Lako (UD shef i zyres) ; Pamela Faith Muduwa (zyrtare ligjore); Mungojnë: Fabio Pinzari, (oficer korrektues)
Sundimi i ligjit në Kosovë
Seksioni i sundimit të ligjit në Kosovë ka arritur progres të rëndësishëm që nga përfundimi i konfliktit në qershor të vitit 1999. Klikoni këtu të mësoni më shumë për mandatin e UNMIK-ut dhe për të dhënat e fundit nga fusha e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ekipi ynë
Seksioni i drejtësisë ka një ekip me staf shumë profesional, të cilët sjellin një strukturë të llojllojshme të kompetencave dhe të përvojës përkatëse në sundimin e ligjit në Kosovë. Klikoni këtu për të mësuar më shumë se si kalohet një ditë pune në Seksionin e drejtësisë, ashtu siç është shpjeguar nga znj. Alda Malko, zyrtare ligjore në këtë ekip.