Puna e Seksionit të drejtësisë

Detyrat tona 

Seksioni i drejtësisë kryen katër detyra primare.

1. Monitorimi dhe raportimi për zhvillimet në sundimin e ligjit

Seksioni i drejtësisë monitoron dhe raporton për zhvillimet në sundimin e ligjit në mënyrë që sa më mirë të informojë Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Selinë e Kombeve të Bashkuara (KB) në Nju Jork. Ky monitorim përgjithësisht përqendrohet në tri fusha:

•    Zhvillimet legjislative; 
•    Ndjekjet penale, hetimet dhe gjykimet, siç janë rastet e profilit të lartë që kanë të bëjnë me krime lufte dhe krime të tjera të rënda dhe  
•    Kornizën institucionale të Kosovës, duke përfshirë gjyqësorin dhe Shërbimin korrektues.

Seksion i drejtësisë kontribuon në përgatitjen e raporteve tremujore të Sekretarit të Përgjithshëm drejtuar Këshillit të Sigurimit. Ky Seksion gjithashtu identifikon zbrazëtirat dhe sfidat në fushën e sundimit të ligjit, të cilat më pastaj trajtohen nga palët tjera të interesuara apo në bashkëpunim me ta.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Dr. Zahir Tanin, e informon Këshillin e Sigurimit më 29 shkurt 2016

2. Përkrahja e institucioneve të sundimit të ligjit

Seksioni i drejtësisë ka krijuar marrëdhënie bashkëpunuese pune me akterët e sundimit të ligjit dhe me donatorët ndërkombëtarë në mënyrë që të financojnë dhe implementojnë projektet  që përkrahin dhe fuqizojnë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë. Për shembull, organizon takimet e rregullta koordinuese të shoqërisë civile që merren me sundimin e ligjit në veri të Mitrovicës, që janë duke u mbajtur që nga viti 2014. Këto takime ofrojnë mundësi për shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e aktiviteteve në sektorin e sundimit të ligjit. Përmes këtyre takimeve është përmirësuar bashkëpunimi me shoqërinë civile, organizatat joqeveritare, institucionet qeveritare dhe me organizatat ndërkombëtare.

Dërgimi i pajisjeve për zyra në zyrat e prokurorisë si pjesë e projektit të Seksionit të drejtësisë, për të  avancuar dhe përkrahur kapacitetet e këtyre zyrave dhe për të mundësuar procesimin efikas të lëndëve, qershor 2016.

UNMIK-u po ashtu ka financuar disa projekte të hartuara për të përkrahur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit. Projektet e implementuara në vitin 2016 përfshijnë:

  • Sigurimin e pajisjeve të sigurisë për gjykatat e Kosovës dhe për zyrat e prokurorisë që rrisin sigurinë e gjyqtarëve, të prokuroreve, të viktimave dhe të dëshmitarëve në gjykata;
  • Sigurimin e pajisjeve shtesë për zyra në gjykatat e Kosovës dhe zyrat e prokurorisë, për të mundësuar procesimin efikas të lëndëve, për të rritur transparencën dhe për të përmirësuar qasjen për komunitetet joshumicë;
  • Përkrahjen për zvogëlimin e numrit të lëndëve të pazgjidhura në Gjykatën themelore në Mitrovicë, përmes sponsorimit të praktikantëve ligjorë, të cilët trajtuan  afër 2,500 lëndë të kundërvajtjeve dhe ndihmuan në hartimin e më shumë se 3,500 vendimeve;
  • Fuqizimin e kapaciteteve në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë me ofrimin e trajnimeve dhe përkrahjes për stafin, ashtu që ata të mund të kryejnë punën e tyre në mënyrë efikase dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut;
  • Mundësimin e një vlerësimi të pavarur të sistemit të drejtësisë penale në Kosovë nga një partner i shoqërisë civile. Për këtë vlerësim zbatohet Doracaku për drejtësi penale (Criminal Justice Toolkit) i hartuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër drogës dhe krimit. Në mesin e fushave të tjera, përmes këtij vlerësimi analizohet puna e policisë, qasja në drejtësi, masat e arrestimit dhe ato alternative;
  • Mundësimin e një inspektimi të pavarur të masave të sigurisë në burgjet dhe prokuroritë e Kosovës nga një partner i shoqërisë civile. Kjo përfshinte një analizë të sigurisë së viktimave dhe të dëshmitarëve, dhe një rishikim të masave pasive dhe aktive të sigurisë të cilat ishin në fuqi. Inspektimi përfshinte po ashtu një rishikim të detajuar të rregullave dhe rregulloreve në fuqi;
  • Trajnimin e studentëve të diplomuar në drejtësi në veriun e Kosovës nga komunitetet e ndryshme etnike për ligjet dhe procedurat ligjore të Kosovës. Projekti u zbatua nga një organizatë e shoqërisë civile nga veriu i  Mitrovicës.

Edhe pse UNMIK-u nuk është i përfshirë drejtpërsëdrejti në dialogun e udhëhequr nga Brukseli në mes të Beogradit dhe Prishtinës për integrimin e gjyqësorit, UNMIK-u inkurajon pjesëmarrjen e të gjitha grupeve etnike në gjyqësorin e Kosovës.

Fotografitë e disa individëve të raportuar të pagjetur që nga përfundimi i luftë së vitit 1998-1999 në Kosovë të vendosura në pjesën e përparme të kësaj ndërtese të qeverisë në Prishtinë, nëntor 2005 UN Photo/Afrim Hajrullahu

3. Liaising with INTERPOL on International Wanted Notices

The INTERPOL Office in Kosovo facilitates the interaction of Kosovo authorities with INTERPOL and its member states on a daily basis. In particular, Kosovo authorities can request the issuance of an International Wanted Notice with respect to people who are believed to be outside out of Kosovo but who are required to serve a prison sentence or appear in court in respect of a prosecution. UNMIK liaises between Kosovo and INTERPOL to process these requests and facilitate the issuance of this notice. 

While UNMIK Police transferred its executive functions to EULEX in December 2008, the INTERPOL functions remained within UNMIK due to an absence of agreement between INTERPOL member states. A Memorandum of Understanding between UNMIK and INTERPOL was signed in 2002 and remains in place today.

4. Certifikimi i dokumenteve për njohje nga shtetet anëtare të KB-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Seksioni i drejtësisë certifikon dokumentet e banorëve të përhershëm të Kosovës, duke përfshirë ato akademike, të gjendjes civile (lindja, martesa, vdekja, etj.) dhe pensionet që do të përdoren në shtetet anëtare të KB-së, të cilat nuk e njohin Kosovën. Ky shërbim u mundëson banorëve të përhershëm të Kosovës të punojnë ose të studiojnë në shtetet anëtarëve të KB-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën dhe të kërkojnë pensionet e tyre nga autoritetet serbe. Nga janari 2013 deri më sot, UNMIK-u ka certifikuar përafërsisht 7,000 dokumente që kanë të bëjnë me pensionin.  

Partnerët tanë

Seksioni i drejtësisë mban lidhje të ngushta me institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë, duke përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë, Institutin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Odën e Avokatëve të Kosovës, si dhe me shoqërinë civile të angazhuar në iniciativa të sundimit të ligjit. Seksioni i drejtësisë i ndërmerr të gjitha aktivitetet e veta në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tjerë të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë edhe policinë dhe Seksionin e të drejtave të njeriut të UNMIK-ut, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), Zyrën e Kombeve të Bashkuara kundër Drogës dhe Krimit (UNODC), Organizmi i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë  (UNICEF). Seksioni i drejtësisë gjithashtu punon ngushtë me partnerët ndërkombëtarë duke përfshirë edhe EULEX-in, Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, KFOR-in, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, INTERPOL-in, Këshillin e Evropës dhe me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID).

Seksioni i drejtësisë gjithashtu punon ngushtë me homologët e tij në Selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, veçanërisht me Zyrën e sundimit të ligjit dhe me institucionet e sigurisë në Departamentin e operacioneve paqeruajtëse.

Animation DPKO Security and Rule of Law in the field

Vazhdimi i aktiviteteve

Seksioni i sundimit të ligjit në Kosovë ka arritur progres të madh që nga fillimi i mandatit të UNMIK-ut në vitin  1999. Mirëpo, raportet që nga viti 2015 nga Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, tregojnë se duhet bërë më shumë për trajtimin e çështjeve të mbetura të sundimit të ligjit. UNMIK-u në vazhdimësi është duke i përshtatur prioritetet me synimin për të përkrahur institucionet në trajtimin e këtyre çështjeve.

Kohët e fundit, UNMIK-u dhe Ekipi i Kombeve të Bashkuara për Kosovë janë në proces të krijimit të një qasjeje më kohesive për ndihmën në sundimin e ligjit në Kosovë. Për këtë qëllim, UNMIK-u dhe EKBK (UNKT) synojnë të krijojnë një program përkrahës të përbashkët të Kombeve të Bashkuara për policinë, drejtësinë dhe Shërbimin korrektues në Kosovë. Ky program do të mbulojë periudhën prej 2017 -2020 dhe do të përqendrohet në fusha tematike që përfshijnë krijimin e kapaciteteve të sistemit gjyqësor, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, qasjen në drejtësi dhe në drejtësinë për të mitur.