Zyra për Përkrahje Komuniteteve

Zyra e UNMIK-ut për Përkrahje Komuniteteve (ZPK) luan një rol të rëndësishëm në monitorimin, raportimin dhe promovimin e reagimeve të intensifikuara ndaj çështjeve dhe shqetësimeve që kanë të bëjnë me të gjitha komunitetet në Kosovë. 

ZPK rregullisht dërgon stafin e saj me përvojë në lokacionet me komunitete pakicë, në rajonet me persona të zhvendosur dhe të kthyer, dhe në vendet religjioze dhe kulturore. Ata punojnë përmes një rrjeti aktiv të partnerëve dhe bashkëbiseduesve të bazuar në komunitet, të udhëhequr nga nevoja thelbësore për të promovuar tolerancën dhe për të ndërtuar ura në mesin e komuniteteve të ndara. 

Anëtarët e ekipit të ZPK-së çdoherë kur nga ta kërkohet dhe kur është e nevojshme, ofrojnë ndihmë esenciale mes komuniteteve dhe platformave institucionale me qëllim të ofrimit të shërbimeve kryesore në nivelin lokal. Ata ndihmojnë për të siguruar që grupet e rrezikuara të kenë mundësi t’i qasen ndihmës humanitare dhe zhvillimore, që të gjithë komunitetet të gëzojnë qasje të barabartë në shërbimet publike që janë në dispozicion, dhe që politikat dhe praktikat diskriminuese të raportohen dhe të trajtohen. 

ZPK gjithashtu mbështet angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës në proceset ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë edhe ato në bashkëpunimin ekonomik, në çështjet religjioze dhe kulturore, të drejtat e njeriut, dhe në sfera të tjera të aktiviteteve që janë jetike për zhvillimin dhe stabilitetin afatgjatë të Kosovës.