Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara

Programi i Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (VKB) është organizatë e OKB-së që kontribuon në paqe dhe zhvillim përmes vullnetarizmit anembanë botës.  

Vullnetarizmi është mjet i fuqishëm i angazhimit të njerëzve në trajtimin e sfidave zhvillimore, dhe mund ta transformojë shpejtësinë dhe natyrën e zhvillimit. Vullnetarizmi është i dobishëm si për shoqërinë në përgjithësi ashtu edhe për vullnetarin individual përmes forcimit të besimit, solidaritetit dhe reciprocitetit në mes të qytetarëve, dhe përmes krijimit të qëllimshëm të mundësive për pjesëmarrje.
 
 
 

VKB kontribuon në paqe dhe zhvillim përmes avokimit për njohje të vullnetarëve, punës me partnerë për integrimin e vullentarizmit në programin zhvillimor, dhe mobilizimin e një numri dhe diversiteti të shtuar të vullnetarëve, përfshirë Vullnetarë të OKB-së me përvojë, anembanë botës. VKB e konsideron vullnetarizmin si universal dhe gjithëpërfshirës, dhe e vlerëson atë në bazë të diversitetit si dhe vlerave në të cilat mbështetet: vullneti i lirë, përkushtimi, angazhimi dhe solidariteti.

 

Me seli në Bon, Gjermani, VKB është aktiv në rreth 130 vende çdo vit. Përfaqësohet anembanë botës përmes zyrave të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe i raporton Bordit Ekzekutiv të UNDP-së.

Nëse jeni të interesuar të bëheni Vullnetarë të OKB-së apo të anëtarësoheni në shërbimin tonë të Vullnetarizmit Online, ju lutemi regjistrohuni në www.unv.org