Zyra e Kombeve të Bashkuara në Beograd

Në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë e Republikës së Serbisë, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Beograd (ZKBB) bën raportime politike dhe kryen funksione të ndërlidhjes.  

ZKBB është kanali kryesor i komunikimit mes Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, si dhe komunitetit diplomatik në Beograd për çështjet lidhur me zbatimin e Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit.  

Zyra lehtëson kontaktet e UNMIK-ut, duke përfshirë ato të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, dhe i ofron ndihmesë sipas kërkesës UNMIK-ut dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Kosovë.     

ZKBB i raporton Departamentit për operacionet e paqeruajtjes të Kombeve të Bashkuara dhe UNMIK-ut për të gjitha çështjet e ndërlidhura me Kosovën.  

ZKBB gjithashtu monitoron zhvillimet regjionale në Ballkanin perëndimor, të cilat janë të rëndësishme për Kombet e Bashkuara. Kjo Zyrë gjithashtu i raporton Departamentit të Kombeve të Bashkuara për çështje politike për të gjitha çështjet regjionale që nuk lidhen me Kosovën, si dhe bashkëpunon nga afër me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe partnerët e tjerë për këto çështje regjionale.   

ZYRA E KOMBEVE TË BASHKUARA NË BEOGRAD
(UNOB)
Tolstojeva 47-49
11040 Beograd
Republika e Serbisë

Tel: +381-11-363-9803
       +381-11-363-9804
Fax: +381-11-367-4001