Portali Partner i OKB-së (UNPP)

Ku lidhen OKB-ja dhe organizatat e shoqërisë civile

OKB-ja ka krijuar Portalin Partner të OKB-së (UNPP), një platformë për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) për t'u angazhuar me OKB-në për mundësitë e partneritetit. UNPP është krijuar për të lehtësuar një bashkëpunim të harmonizuar, efikas dhe të lehtë ndërmjet OKB-së dhe partnerëve të saj.

Veçoritë

•Mundësitë e partneritetit të OShC-ve të postuara nga agjenci të shumta të OKB-së në një vend të vetëm
•Profilet e partnerëve të OShC-ve për të paralajmëruar agjencitë e OKB-së për praninë në terren të OShC-ve
•Deklarata e harmonizuar e OShC-ve partnere e pranuar nga të gjitha agjencitë e OKB-së
•Të dhënat e partneritetit të OShC-ve dhe matjet mbi praktikat e partneritetit
•Verifikimi i agjencive të OKB-së dhe profilet e rrezikut të partnerëve të mundshëm
•Nxjerrja e të dhënave të profilit të partnerit kryesor për analizën e agjencisë së OKB-së.

Përmbushja e zotimeve tona

Portali është krijuar për të inkurajuar harmonizimin brenda OKB-së dhe pritet që më shumë agjenci të OKB-së dhe partnerët e tyre t'i bashkohen Portalit në të ardhmen e afërt.

Përfitimet e UNPP-së:

Krijimi i Portalit Partner të OKB-së bazohet në partneritete të suksesshme gjatë dekadave midis OKB-së dhe OShC-ve, konsultimeve me rrjetet e OJQ-ve, si dhe praktikave më të mira në menaxhimin e partneritetit, për të mbështetur harmonizimin dhe thjeshtimin e proceseve të biznesit.
Nëse jeni të interesuar të regjistroheni në UNPP për të mësuar më shumë rreth proceseve të partneritetit të OKB-së, luteni t’i qaseni linkut të mëposhtëm dhe të regjistroheni dhe krijoni profilet online të OShC-ve tuaja, të cilave OKB-ja mund t’ju qaset, dhe gjithashtu për të parë mundësitë e partneritetit nga agjencitë e shumta të OKB-së. Portali gjithashtu lejon dorëzimin e koncept dokumenteve në OKB për t’u konsideruar për financim.

Linku: https://www.unpartnerportal.org/landing/register