Mandati i Ekipit për Mirësjellje dhe Disiplinë (EMD) rrjedh nga rekomandimet C - 34 -A/59/19 Rev. 10 të Komisionit të posaçëm për operacione të paqeruajtjes, të cilat u miratuan përmes Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme (59/300 të datës 22 qershor 2005).
Roli kryesor i EMD-së është ndihmesa në parandalimin dhe identifikimin e sjelljeve të këqija, si dhe monitorimin e përputhshmërisë me standardet e mirësjelljes të OKB-së dhe përputhshmërinë me to, duke shfrytëzuar strategjinë tridegëshe të parandalimit, zbatimit dhe veprimit.
Të gjithë punonjësit e Kombeve të Bashkuara, vullnetarët dhe punëtorët e kontraktuar pritet të respektojnë standardet më të larta të sjelljes profesionale dhe personale. Ata duhet të respektojnë obligimet e tyre të parapara në Rregullat dhe rregulloret e stafit, gjithmonë të respektojnë ligjet vendore dhe të trajtojnë popullatën vendore me respekt e dinjitet.
Të gjithë punonjësit e OKB-së duhet të kenë vlerat thelbësore si në vijim:
- Integritetin;
- Profesionalizmin;
- Respektin për diversitet.
Të gjithë punonjësit e OKB-së duhet t’i kenë përgjegjësitë vijuese:
- Kompetencën;
- Paanësinë;
- Respektimin e standardeve më të larta të mirësjelljes;
- Konfidencialitetin;
- Pavarësinë;
- Respektimin e të drejtave themelore
Raportimi
Si të raportojmë sjelljen e keqe?
Në Rregullën e stafit 1.2 (c) në mes të tjerash parashihet që “Punonjësit kanë detyrë t’ia raportojnë çfarëdo shkeljeje të rregulloreve dhe rregullave të organizatës zyrtarëve, përgjegjësia e të cilëve është të ndërmarrin veprime të duhura dhe të bashkëpunojnë me zyrat e autorizuara të auditimit dhe të hetimeve.” Përveç kësaj, Kodi i mirësjelljes i MINUSCA-s ua përkujton të gjithë punonjësve detyrën e tyre që të raportojnë çdo pretendim për sjellje të keqe, për të cilin dyshojnë apo janë në dijeni. Ankesat mund t’i dërgohen Ekipit për mirësjellje dhe disiplinë:
Personalisht/me postë në adresën: Conduct and Discipline Team, MINUSCA HQ, Villa No.4, Bangui, Central African Republic
Pretendimet për sjellje të këqija gjithashtu mund të raportohen drejtpërdrejtë në Divizionin e hetimeve të Zyrës për Shërbime të Mbikëqyrjes së Brendshme (ID/OIOS).
Të gjitha pretendimet për shkelje të rënda të mirësjelljes duhet të raportohen brenda 24 orëve nga ndodhja e incidentit apo brenda 24 orëve nga momenti kur cilido prej punonjësve të OKB-së të jetë në dijeni për incidentin; të gjitha rastet e tjera të shkeljes së rregullave të mirësjelljes duhet të raportohen brenda 7 ditëve nga ndodhja apo brenda 7 ditëve pasi që cilido prej punonjësve të OKB-së të jetë në dijeni për rastin.
Pretendimet për shfrytëzim seksual dhe keqtrajtim gjithashtu mund të raportohen tek pikat fokale për rastet e shfrytëzimit dhe keqtrajtimit seksual në sektorë.
Të gjitha pretendimet duhet të raportohen në mirëbesim. Pretendimet e qëllimshme të rrejshme apo pretendimet e raportimit me qëllime të këqija, në rast se dëshmohen, përbëjnë shkelje të rregullave të mirësjelljes dhe i nënshtrohen veprimeve disiplinore.
Të gjitha informatat trajtohen në mirëbesim, duke ua përkushtuar procesin e duhur të gjitha palëve dhe duke marrë parasysh sigurinë dhe mirëqenien e të gjitha palëve të përfshira.
Çka konsiderohet si shkelje e rregullave të mirësjelljes?
Shkeljet e rrezikut të lartë për organizatën klasifikohen si shkelje e kategorisë 1, ku përfshihen: shfrytëzimi dhe keqtrajtimi seksual, mashtrimi i rëndë dhe kompleks, keqpërdorim i autorizimeve dhe punonjësve, konflikti i interesit, të gjitha rastet ku përfshihet rreziku apo humbja e jetës apo për të tjerët, duke përfshirë dëshmitarët, shkeljet substanciale të rregulloreve, rregullave apo akteve administrative të OKB-së.
Shkeljet e rrezikut më të ulët për organizatën klasifikohen si shkelje e kategorisë 2, dhe në mes të tjerash përfshijnë: çështjet e personelit (duke përfshirë ngacmimin), kundërvajtjet në trafik (p.sh. marrja e udhëtarëve të paautorizuar), keqpërdorimi i thjeshtë i pajisjeve nga punonjësit, shkelje e rregulloreve, rregullave apo akteve administrative, mashtrimet e thjeshta të lidhura me të drejta dhe të tjera.
Trajnimi i obligueshëm përmes internetit për mirësjelljen dhe disiplinën:
- Standardet e mirësjelljes
- Vetëdijesimi për integritetin
- Parandalimi i ngacmimit, ngacmimit seksual dhe keqpërdorimit të autorizimeve në punë
Ankesat mund t’i parashtrohen Ekipit për mirësjellje dhe disiplinë përmes:
- Telefonit: +381 (0)38 504 604 lok: 5837
- Fax-it: +381 (0)38 504 604 lok: 4801
- Personalisht ose përmes postës:
Ekipi për mirësjellje dhe disiplinë, Selia e UNMIK-ut, Prishtinë – KOSOVË