Mbi një mijë vullnetarë të OKB-së kanë shërbyer në UNMIK që nga fillimi i Misionit më 1999. Aktualisht janë diku rreth 24 Vullnetarë të OKB-së që shërbejnë në UNMIK, nga çdo pjesë e botës.
Në Kosovë, përgjegjësitë e Vullnetarit të OKB-së përfshijnë një varg të ndryshëm detyrash si përpilimin e komunikatave për shtyp, ofrimin e informatave politike, asistencë ligjore, përfshirje aktive në iniciativat me bazë në komunitet apo edhe trajtim të çështjeve lidhur me TI, dhe trajtim të plagëve. Të gjithë Vullnetarët e OKB-së e ndihmojnë UNMIK-un në zbatimin e mandatit të vet nëpër të gjitha komunat e Kosovës.
Vullnetarët e OKB-së arritën për herë të parë në Kosovë pas vitit 1999 me themelimin e misionit paqëruajtës, pas më shumë se një dekade të konfliktit civil dhe muajve të sulmeve ajrore. Gjatë viteve, mijëra Vullnetarë të OKB-së dhuruan kohën e tyre, njohuritë dhe energjinë për t’ju ndihmuar kosovarëve t’i rindërtojnë jetët e tyre.
Ne nuk flasim por veprojmë. Vullnetarët e OKB-së shkojnë përtej detyrave të tyre zyrtare në UNMIK në mbështetje të komuniteteve lokale. Ne zhvillojmë fushata vetëdijësimi për çështje kyçe si mjedisi, organizojmë ngjarje për mbledhje fondesh, dhe jemi në partneritet me OJQ-të lokale.
Çdo 5 dhjetor ne po ashtu festojmë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit (NDV) përmes organizimit të një vargu aktivitetesh në bashkëpunim të ngushtë me VKB të UNDP-së dhe grupet lokale të vullnetarëve dhe ftojmë të gjithë stafin që të na bashkangjitet.