Mandati

Mandati i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) është përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit përmes Rezolutës së tij 1244 (1999). Misioni ka mandat për të ndihmuar në sigurimin e kushteve për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës dhe për të avancuar stabilitetin regjional në Ballkanin perëndimor.   

Mandati i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) është përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit përmes Rezolutës së tij 1244 (1999). Misioni ka mandat për të ndihmuar në sigurimin e kushteve për një jetë të qetë dhe normale për të gjithë banorët e Kosovës dhe për të avancuar stabilitetin regjional në Ballkanin perëndimor.  

Misioni udhëhiqet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, i cili ka kompetenca ekzekutive civile që i janë dhëne përmes Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit.

Përfaqësuesi Special siguron një qasje të bashkërenduar të pranisë ndërkombëtare civile, e cila funksionon sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka statusin e shtyllës së UNMIK-ut për ndërtimin e institucioneve.

Përfaqësuesi Special gjithashtu siguron bashkërendimin me shefin e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili ka përgjegjësinë operacionale në fushën e sundimit të ligjit. EULEX-i ka filluar punën sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit, dhe funksionon nën autoritetin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.  

Selia e Misionit është në Prishtinë, ndërsa përkrahja vjen edhe nga zyra në Mitrovicë dhe ajo në Pejë.

Përveç kësaj, Zyra e KB-së në Beograd luan rol të rëndësishëm politik dhe diplomatik, si dhe krijon ndërlidhje me udhëheqësinë politike në Serbi. 

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, dhe është njohur nga më shumë se 100 shtete anëtare të KB-së. UNMIK-u vazhdon të zbatojë mandatin e vet në mënyrë neutrale ndaj statusit dhe funksionon në bazë të Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit.   

Buletin informativ paqeruajtës i KB-së për UNMIK-un nga 30 qershori 2014

Përbërja e paqeruajtëseve

Fillimisht i autorizuar

[S/RES/1244(1999), Letra S/1999/1119]

Postet e miratuara (nga 30 qershor 2015)

Gjithsej 388, duke përfshirë:

Punonjësit civilë:

116 punonjës ndërkombëtarë civilë*

229 punonjës vendorë

27 vullnetarë të KB-së

16 punonjës të uniformuar

8 oficerë ushtarak për ndërlidhje

8 oficerë policie

Shtetet kontribuuese                         

Personeli ushtarak vjen nga:

Republika Çeke, Polonia, Republika e Moldavisë, Romania, Turqia dhe Ukraina.

Oficerët e policisë vijnë nga:

Austria, Bullgaria, Hungaria, Gjermania, Italia, Federata Ruse, Turqia dhe Ukraina.

Aspektet financiare

Metoda e financimit: Vlerësim sipas llogarisë së posaçme

Buxheti i miratuar: (07/2015 – 06/2016): $40,031,000 [A/C.5/69/24]    
 

Prania e OKB-së në Kosovë

Sistemi i OKB-së në Kosovë përbëhet nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i udhëhequr nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), dhe nga agjencitë, fondet, programet dhe degët e tjera të OKB-së, të cilat janë të grupuara nën ombrellën e bashkërenduar të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë  (EKBK), dhe udhëhiqen nga koordinatori për zhvillim. 

 

Prania e OKB-së përbëhet nga agjencitë dhe partnerët e OKB-së si në vijim: 

AKTIVITETET E UNMIK-ut

Prioritetet e Misionit vazhdojnë të jenë avancimi i sigurisë, stabilitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në regjion. Për arritjen e qëllimeve të tij, UNMIK-u vazhdon angazhimin e tij konstruktiv me Prishtinën e Beogradin, me komunitetet në Kosovë, si dhe me palët regjionale dhe ndërkombëtare.  

Falë udhëheqjes dhe përkushtimit të fortë të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat kanë kulmuar në Marrëveshjen e parë të 19 prillit 2013 për parimet e normalizimit të marrëdhënieve, 2013-ta ka qenë vit i përparimit të dukshëm politik. Përveç përparimit thelbësor të bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të dyja palët gjithashtu kanë arritur përparim të dukshëm në arritjen e objektivit të tyre për kultivimin e përafrimit më të madh me institucionet e Bashkimit Evropian. Mbajtja e suksesshme e zgjedhjeve komunale në Kosovë, duke përfshirë edhe komunat e Kosovës veriore, për herë të parë brenda një kornize të vetme legjislative, ka hapur rrugën për dinamika të reja politike brenda Kosovës, si dhe për fillimin e fazës së re të angazhimit mes palëve drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes së 19 prillit. Diskutimet e tanishme të drejtpërdrejta mes Prishtinës dhe Beogradit kanë qenë të dobishme për arritjen e këtij suksesi, dhe do të mbesin të rëndësishme për të siguruar që përparimi i arritur t’u bëjë ballë sfidave që dalin nga dallimet në interpretim apo nga tensionet në terren.  

Nëse shikojmë përpara, UNMIK-u do të vazhdojë me rritjen e përkrahjes së tij në realizimin e marrëveshjeve të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës. Fuqizimi i kanaleve formale dhe joformale të komunikimit në mesin e autoriteteve të të gjitha niveleve dhe në mes të të gjitha komuniteteve në Kosovë është objektiv shumë i rëndësishëm për periudhën që po vjen. Ofrimi i resurseve të UNMIK-ut, si dhe të atyre të  partnerëve ndërkombëtarë në terren do të vazhdojë me qëllim të përkrahjes dhe lehtësimit të këtyre përpjekjeve.