Zyra për çështje politike

Zyra e UNMIK-ut për çështje politike monitoron, analizon dhe raporton për zhvillimet politike që mund të ndikojnë në stabilitetin në Kosovë dhe në rajon, ashtu që menaxhmentit të Misionit dhe selisë së KB-së tu sigurojë paralajmërime të hershme dhe rekomandime strategjike. 

Zyrtarët për çështje politike mbajnë kontakte të rregullta me një rang të gjerë të zyrtarëve qeveritarë, me përfaqësues të partive, me organizata të shoqërisë civile, me komunitetet fetare, me trupat diplomatike, me agjencitë e KB-së dhe me organizatat ndërkombëtare.