UNMIK-u lanson politikën e “Zero tolernacës” ndaj eksploatimit seksual dhe abuzimit seksual

29 Nën 2016

UNMIK-u lanson politikën e “Zero tolernacës” ndaj eksploatimit seksual dhe abuzimit seksual

Shpend Berbatovci

Prishtinë, 29 Nëntor 2016 _ Zyra e UNMIK-ut për Komunikim Strategjik dhe Çështje Publike (ZKSÇP) lansoi sot fushatën  e politikës së Kombeve të Bashkuara për “Zero Tolerancë” ndaj eksploatimit dhe abuzimit seksual.

OKB-ja pret që i gjithë personeli paqeruajtësve t'u përmbahen standardeve më të larta të sjelljes dhe të sillen në një mënyrë profesionale dhe të disiplinuar gjatë gjithë kohës. Rrjedhimisht, UNMIK-u publikon këtë njoftim të Shërbimit Publik për ngritjen e vetëdijes dhe rekomandon që nëse ju e dini ndonjë punëtor të Kombeve të Bashkuara të përfshirë në një veprimtari të tillë, të kontaktoni UNMIK-un.

Përveç kësaj, fushata po transmetohet në Radio Ophelia 107.2 FM dhe në media sociale.

Sipas fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, "Kombet e Bashkuara, dhe unë personalisht, jemi thellësisht të angazhuar për një politikë të tolerancës ZERO kundër shfrytëzimit seksual ose abuzimit nga ana e vetë personelit tonë. Kjo do të thotë që nuk do të rrijmë të qetë. Ju sigurojmë që pretendimet e besueshme, do të shqyrtohen në tërësi. Kjo do të thotë zero mosndëshkim ".