30 August 2023 - The Special Representative of the Secretary-General (SRSG) and Head of UNMIK, Caroline Ziadeh, calls for renewed efforts and commitment to resolving the fate of the victims of enforced disappearances. She calls on authorities to address the issue of the missing persons as a matter priority to ease the suffering of families.
“I urge competent authorities to undertake all necessary measures to implement, in good faith, the Declaration on Missing Persons agreed in May within the EU-facilitated Dialogue,” she said in a statement commemorating the International Day of the Victims of Enforced Disappearances.
“Solving the fate of missing persons can contribute to the broader process of trustbuilding, reconciliation, and sustaining peace. The lack of progress can undermine the ongoing dialogue between Pristina and Belgrade.”
SRSG Ziadeh also recalls the recent visit and key findings of the United Nations Special Rapporteur on the promotion of truth, justice, reparation and guarantees of non-recurrence Mr. Fabián Salvioli*, who found at the time that the politicisation of the search for missing persons had caused immense frustration in civil society and the families.
“The fate of victims of enforced disappearances should be resolved in the spirit of reconciliation, building trust and respect of human rights; and not politicised,” SRSG Ziadeh said.
UNMIK will continue to advocate for the resumption of cooperation and a victim-centered, human rights approach to the matter, in close cooperation with families and all relevant actors.
*Mr Salvioli’s report will be presented during the United Nations Human Rights Council fifty-fourth session, from 11 September to 6 October 2023.
According to the ICRC, 6,065 persons went missing as a result of the conflict in Kosovo in 1998 and 1999. Currently, there are 1,617 open cases of missing persons, of whom 1355 are men and 262 are women.
***
PSSP Ziadeh: Fati i personave të zhdukur duhet të zgjidhet në frymën e pajtimit, ndërtimit të besimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe jo të politizohet
30 gusht 2023 - Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për vazhdimin e përpjekjeve dhe përkushtimit për zgjidhjen e fatit të viktimave të zhdukjeve të dhunshme. Ajo u bën thirrje autoriteteve që të trajtojnë çështjen e personave të zhdukur si çështje prioritare për të lehtësuar vuajtjet e familjeve.
“U bëj thirrje autoriteteve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar, në mirëbesim, Deklaratën për personat e zhdukur, për të cilën u pajtuan në maj në kuadër të Dialogut të përkrahur nga BE-ja,” tha ajo në një deklaratë për të përkujtuar Ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukjeve me forcë.
“Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur mund të kontribuojë në procesin më të gjerë të ndërtimit të besimit, pajtimit dhe ruajtjes së paqes. Mungesa e progresit mund të dëmtojë dialogun e vazhdueshëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.”
PSSP Ziadeh kujton gjithashtu vizitën e fundit dhe gjetjet kryesore të Raportuesit special të Kombeve të Bashkuara për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje, z. Fabián Salvioli*, i cili në atë kohë konstatoi se politizimi i kërkimit të personave të zhdukur kishte shkaktuar zhgënjim të madh në shoqërinë civile dhe në familjet e tyre.
“Fati i viktimave të zhdukjeve me forcë duhet të zgjidhet në frymën e pajtimit, ndërtimit të besimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe jo të politizohet,” tha PSSP Ziadeh.
UNMIK-u do të vazhdojë të avokojë për rifillimin e bashkëpunimit për këtë çështje me një qasje të të drejtave të njeriut ku në qendër ka viktimat, në bashkëpunim të ngushtë me familjet dhe të gjithë aktorët përkatës.
*Raporti i z. Salviolit do të prezantohet gjatë sesionit të pesëdhjetë e katërt të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, nga 11 shtatori deri më 6 tetor 2023.
Sipas KNKK-së, 6,065 persona janë zhdukur si pasojë e konfliktit në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999. Aktualisht janë 1,617 raste të hapura të personave të zhdukur, prej të cilëve 1,355 janë meshkuj dhe 262 femra.
***
SPGS Zijade: Sudbina nestalih lica bi trebalo da bude rešena u duhu pomirenja, izgradnje poverenja i poštovanja ljudskih prava, a ne politizovana
30. avgust 2023. Specijalna predstavnica Generalnog sekretara (SPGS) i šefica UNMIK-a, Karolin Zijade, poziva na obnavljanje napora i posvećenosti u rešavanju sudbine žrtava prisilnih nestanaka. Ona poziva vlasti da se prioritetno pozabave pitanjem nestalih osoba kako bi se olakšale patnje porodica.
“Pozivam nadležne organe da, u dobroj veri, preduzmu sve neophodne mere za primenu Deklaracije o nestalim licima usaglašene u maju u okviru dijaloga uz posredovanje EU”, navela je u saopštenju povodom obeležavanja Međunarodnog dana žrtava prisilnih nestanaka.
“Rešavanje sudbine nestalih lica može da doprinese širem procesu izgradnje poverenja, pomirenja i održavanju mira. Nedostatak napretka može da naruši tekući dijalog između Prištine i Beograda”.
SPGS Zijade je takođe podsetila na nedavnu posetu i ključne zaključke Specijalnog izvestioca Ujedinjenih nacija za promovisanje istine, pravde, reparacije i garancija neponavljanja, g. Fabijana Salviolija*, koji je tada utvrdio da je politizacija potrage za nestalim licima prouzrokovala neizmernu frustraciju u civilnom društvu i porodicama nestalih.
“Sudbina nestalih lica bi trebalo da bude rešena u duhu pomirenja, izgradnje poverenja i poštovanja ljudskih prava, a ne politizovana”, navela je SPGS Zijade.
UNMIK će nastaviti da se zalaže za obnovu saradnje i za pristup ovom pitanju koji je usmeren na žrtve i utemeljen na ljudskim pravima, u bliskoj saradnji sa porodicama i svim relevantnim akterima.
*Izveštaj g. Salviolija biće predstavljen tokom 54. zasedanja Saveta Ujedinjenih nacija za ljudska prava, od 11. septembra do 6. oktobra 2023.
Prema podacima MKCK, 6.065 lica je nestalo kao rezultat sukoba na Kosovu tokom 1998. i 1999. godine. Trenutno ima 1.617 otvorenih slučajeva nestalih lica, od čega 1.355 muškaraca i 262 žene.
For more information please contact:
UNMIK Office of Strategic Communications and Public Affairs
Email: unmik-press-office@un.org
Phone: +38344151816