![]() |
znj. Caroline Ziadeh Datat e shërbimit: 17 janar 2022 deri më 31 gusht 2025 Caroline Ziadeh është emëruar si Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefe e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) më 19 nëntor 2021. Duke shërbyer që nga viti 2017 si drejtore e Departamentit të Organizatave Ndërkombëtare, Konferencave dhe Shërbimeve Kulturore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve të Libanit, znj. Ziadeh sjell në këtë pozitë pothuajse 30 vjet përvojë në diplomacinë ndërkombëtare, me njohuri të gjera mbi Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke udhëhequr delegacione shtetërore në Kombet e Bashkuara mbi çështje të të drejtave të njeriut, të axhendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe migracionin. Ish- zëvendëse e Përfaqësuesit të Përhershëm të Libanit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork (2006-2017), PSSP Ziadeh ka shërbyer në ambasadën e Libanit në Mbretërinë e Bashkuar (2004-2006), në atë të Belgjikës dhe në Bashkimin Evropian (1994-1999), si dhe në Misionin e Përhershëm të Libanit në Vjenë dhe në ambasadat në Austri, Kroaci e Sllovaki (1999-2002). PSSP Ziadeh ka një diplomë Bachelor në Arte dhe Master e Arteve në Ekonomi e Shkenca Politike nga Universiteti Libanez në Bejrut, si dhe diplomë në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Libre de Bruxelles dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ajo flet rrjedhshëm arabisht, anglisht dhe frëngjisht. |
![]() |
z. Zahir Tanin
Datat e shërbimit: 5 tetor 2015 deri më 4 nëntor 2021
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njoftoi për emërimin e Zahir Tanin si Përfaqësues i tij Special dhe shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) më 19 gusht 2015.
Para këtij emërimi, z. Tanin ishte Përfaqësues i Përhershëm dhe ambasador i Afganistanit në Kombet e Bashkuara nga viti 2006 deri në 2015. Gjatë mandatit të tij si Përfaqësues i Përhershëm, z. Tanin gjithashtu ka pasur disa role të tjera të rëndësishme brenda Kombeve të Bashkuara. Ai u zgjodh Zëvendëspresident i sesioneve 63, 65 dhe 67 të Asamblesë së Përgjithshme në emër të Grupit Aziatik. Në këtë detyrë, z. Tanin ka shërbyer disa herë si ushtrues i detyrës së presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, përfshirë gjatë sesioneve të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme. Si Përfaqësues i Përhershëm i Afganistanit, z. Tanin ka marrë pjesë në takime të nivelit të lartë dhe ka dhënë deklarata në emër të qeverisë së Afganistanit në Këshillin e Sigurimit, Asamblenë e Përgjithshme dhe në konferenca të tjera në OKB në Nju Jork dhe në mbarë botën.
z. Tanin u emërua kryesues i Negociatave Ndërqeveritare (NN) mbi Reformën e Këshillit të Sigurimit dhe nënkryesues i Grupit të hapur punues gjatë Asamblesë së 63-të të Përgjithshme në vitin 2008. Si kryesues i NN-së, z. Tanin udhëhoqi tetë raunde negociatash dhe hartoi tekstin e negociatave si bazë për angazhimin e shteteve anëtare në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mbi reformën e Këshillit. z. Tanin u riemërua për të udhëhequr negociatat gjatë pesë seancave të ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme. Në këtë kapacitet ai mori pjesë në një numër mbledhjesh në mbarë botën, përfshirë në Brazil, Kinë, Gjermani, Indi, Itali, Japoni, Katar dhe Turqi. Vërejtjet e tij kryesore nga këto vizita së bashku me deklarata të tjera u botuan në Afganistan në Skenën Botërore në vitin 2014.
Në vitin 2014, z. Tanin u emërua kryesues i Takimit të Pestë Bienal të Shteteve (BMS5) për të shqyrtuar zbatimin e Programit të veprimit për parandalimin, luftimin dhe çrrenjosjen e tregtisë së paligjshme me armë të vogla dhe të lehta në të gjitha aspektet e saj.
Para emërimit të tij si përfaqësues i përhershëm i Afganistanit dhe ambasador në Kombet e Bashkuara, z. Tanin punoi për më shumë se një dekadë në BBC, përfshirë si redaktor në Shërbimin botëror të BBC-së për Afganistan dhe Azinë Qendrore nga viti 2001 deri më 2003 dhe si redaktor për Afganistanin në seksionin në gjuhët perse e pashtune të BBC-së nga viti 2003 deri më 2006. Ndër programet dhe publikimet e tjera në BBC u transmetua edhe programi i tij i njohur prej 29 serialeve, Historia e gojëdhënave të Afganistanit në shekullin e 20-të.
Para se t'i bashkohej BBC-së, z. Tanin punoj dy vjet si studiues në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në London School of Economics and Political Science (LSE) të Universitetit të Londrës. Gjatë kësaj periudhe, ai ishte bashkautor i librit The Communist Regime in Afghanistan, një studim mbi ndryshimet politike dhe shoqërore në Afganistan nga viti 1978 deri më 1992, i cili u publikua në Europe Asia Studies. Ai gjithashtu është autor i librit Afghanistan in the Twentieth Century.
|
Farid ZarifDatat e shërbimit: 1 gusht 2011 deri më 29 gusht 2015
Drejtor i Divizionit për Evropë dhe Amerikë në Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse që nga gushti i vitit 2010, ai ka shërbyer si Shef i Stafit dhe ushtrues i detyrës së Zëvendësit të PSSP-së në UNMIS në Sudan, dhe para kësaj, si Shef i Stafit në UNAMI në Irak, që nga janari i vitit 2004. Pas tri vitesh shërbimi si Zëvendës Koordinues Humanitar në Irak që nga 1997, ai u emërua si Shef dhe më vonë Drejtor në Zyrën e Programit për Irak në Selinë Qendrore të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ka qenë Kryeshef i Zgjedhjeve në UNMIL, Liberi prej 1994-96 dhe ka shërbyer si Koordinator i Referendumit/Zgjedhjeve në misionet e OKB-së në Eritre dhe Afrikë të Jugut në vitet 1993 respektivisht 1995.
Më 1991-2, ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Konsultativ Ekonomik, Odat e Tregtisë dhe Industrisë së Afganistanit. Gjatë shërbimit në qeveritë e tij kombëtare, ai ka qenë këshilltar kryesor për politikë të jashtme i Presidentit të Afganistanit prej 1989-1991, dhe Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme prej 1987-1989. Para kësaj, Z. Zarif ka qenë Ambasador, Përfaqësues i Përhershëm i shtetit të tij në Kombet e Bashkuara në Nju Jork prej vitit 1980. Ai iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afganistanit më 1974 dhe shërbeu në departamente të ndryshme në pozita gjithnjë e më të përgjegjshme, si dhe si i ngarkuar me punë në Havanë.
Ka studiuar Drejtësinë, Diplomacinë dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik dhe të Shkencave Politike në Universitetin e Kabullit, Institutin Afgan të Diplomacisë dhe Universitetin e Oksfordit. Është i martuar dhe ka dy djemë.

Z. Zannier, i cili tani mban titulin e Ambasadorit, ka punuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë në Çështjet e përbashkëta të BE-së për politika të jashtme dhe të sigurisë, ka udhëhequr me Qendrën për Parandalim të Konflikteve të OSBE-së, dhe ka qenë përfaqësues i Italisë në Këshillin Ekzekutiv të Organizatës për Ndalim të Armëve Kimike. Përvoja e gjerë e Z. Zannier në çështjet politiko-ushtarake, daton prej shumë vitesh; ai ka qenë Kryesues i negociatave për përshtatjen e Traktatit mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (KFE), dhe ka qenë i emëruar nga Qeveria Italiane si Kryesues i Sektorit për Çarmatim, Kontrollë të Armëve dhe Siguri Bashkëpunuese të NATOs.

Joachim Rücker (Gjermani)
Datat e shërbimit: 1 shtator 2006 deri më 20 qershor 2008
Z. Rücker ka qenë Zëvendës i Përfaqësuesit Special dhe Kryesues i Shtyllës Ekonomike për Rindërtim në UNMIK. Para se t’i bashkohej UNMIK-ut, ai ka shërbyer në një varg të pozitave ndërkombëtare dhe kombëtare, duke përfshirë atë të Zëvendësit të Përfaqësuesit të Lartë në Sarajevë, dhe për pothuaj një dekadë, si kryetar i qytetit industrial të Sindelfingen, në Gjermani.
Z. Rücker, i cili mban titullin e doktoraturës në Ekonomi Ndërkombëtare, është poashtu Ambasador Gjerman dhe ka mbajtur pozita të ndryshme në Shërbimin e Jashtëm të Gjermanisë si në zyrën qendrore ashtu edhe jashtë vendit. Ai filloi angazhimin e tij për Ballkanin gjatë angazhimit të tij si këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate në Bundestagun Gjerman në fillim të viteve të nëntëdhjeta.
Søren Jessen-Petersen (Danimarkë)
Datat e shërbimit: 16 gusht 2004 deri më 30 qershor 2006
Z. Jessen-Petersen ka gëzuar një karrierë të gjatë dhe të shquar si shërbyes civil ndërkombëtar, duke punuar me Zyrën e Komisionerit të Lartë për Refugjatë të OKB-së, Bashkimit Evropian, dhe Sekretariatit të OKB-së. Ai po ashtu ka shërbyer si Përfaqësues Special i BE-së në Shkup që nga shkurti i vitit 2004.
Para kësaj, Z. Jessen-Petersen ishte kryetar i Paktit të Stabilititet të BE-së për Migrim, Azil, dhe Iniciativë Rajonale të Refugjatëve (MAIRR), ku zhvilloi dhe udhëhoqi strategjinë për menagjimin e lëvizjes së popullatës në Ballkanin Perëndimor. Prej janarit të vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2001, ai ka shërbyer si Ndihmës i Komisionerit të Lartë të UNHCR-së, duke mbikëqyrur në mënyrë të drejtëpërdrejtë të gjitha zyrat botërore të UNHCR-së
Hol
keri, Harri Hermani (Finlandë)
Datat e shërbimit: 25 gusht 2003 deri më 11 qershor 2004
Z. Holkeri, një politikan finlandez me karrierë të gjatë, ka shërbyer vendin e tij në parlament për shumë vite para se të bëhej Kryeministër prej vitit 1987 deri më 1991. Pasi që e braktisi politikën e vendit, kualitetet e tij personale ia shtruan rrugën për pozita me përgjegjësi ndërkombëtare. Ai ka shërbyer si anëtar i Komisionit Ndërkombëtar të Mbikëqyrjes së Çarmatimit në Irlandën Veriore prej 1995 deri më 1996. Kjo bëri që ai të jetë në ekipën e cila ndihmoi ta sigurojë Marrëveshjen e së Premtës së Mirë më 1998, për të cilën u dekorua me Komandant Kalorës i Nderit i Urdhërit të Perandorisë Britanike. Z. Holkeri më pas ka shërbyer si Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, prej vitit 2000 deri më 2001.

Michael Steiner (Gjermani)
Datat e shërbimit: 14 shkurt 2002 deri më 8 korrik 2003
Gjatë karrierës së tij, Z. Steiner ka qenë thellësisht i angazhuar në çështjet e jashtme të Gjermanisë, dhe ka mbajtur një varg pozitash në Ballkan, duke përfshirë ato të Zëvendësit Kryesor të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe anëtar i Gjermansë në Kontakt Grup për ish-Jugosllavi. Para se të vinte në Kosovë, Z. Steiner ka shërbyer poashtu si Drejtor i Përgjthshëm në Zyrën Federale të Punëve të Jashtme, si Këshilltar për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Kancelarit Gjerman, dhe si Ambasador në Republikën Çeke.

Hans Haekkerup (Danimarkë)
Datat e shërbimit: 13 janar deri më 31 dhjetor 2001
Z. Haekkerup ka qenë i zgjedhur për anëtar të Parlamentit të Danimarkës më 1979, dhe ka shërbyer në pozita të ndryshme qeveritare duke përfshirë atë të Ministrit të Mbrojtjes prej 1993 deri në emërimin e tij si PSSP i UNMIK-ut. Pas largimit të tij, Z. Haekkerup shkroi një libër për Kosovën dhe foli në shumë konferenca për rolin e NATO-s në botë.

Datat e shërbimit: 15 korrik 1999 deri më 12 janar 2001
Dr. Kouchner ka luajtur një rol të rëndësishëm në skenën politike të Francës gjatë 20 viteve të fundit, duke mbajtur pozita ministrore në Qeveri të ndryshme të Francës. Në fushën humanitare, Dr. Kouchner ka themeluar Médecins Sans Frontières (Mjekët pa Kufij), një organizatë humanitare jo-profitabile e përbërë prej personelit mjekësor vullnetar të cilët me kohën dhe ekspertizën e tyre kontribuojnë për botën në zhvillim.
Sérgio Vieira de Mello (Brazil)Datat e shërbimit: 11 qershor 1999 deri më 14 korrik 1999
Z. de Mello ka qenë diplomat Brazilian i cili ka shërbyer në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për më shumë se 34 vite, duke fituar respekt dhe lavdata anembanë botës për përpjekjet e tij në programet humanitare dhe politike të OKB-së.
KB
Paqeruajtja e Kombeve të Bashkuara

