Asambleja e KB-së për Rininë në Kosovë: Shikoni të rinjtë si ndihmesë – jo vetëm për vendosje posterësh

13 Maj 2019

Asambleja e KB-së për Rininë në Kosovë: Shikoni të rinjtë si ndihmesë – jo vetëm për vendosje posterësh

Të rinjtë janë më shumë se bazë burimesh për të ndihmuar në vendosjen e posterëve gjatë fushatave zgjedhore – dhe duhet të merren seriozisht nga ana e politikanëve të Kosovës. Ky mesazh vjen nga deputeti i Kosovës me përvojë Ilir Deda, i cili foli gjatë njërit panel në ditën e dytë të Asamblesë së tretë vjetore të Kombeve të Bashkuara për Rini në Kosovë.

Deda foli hapur me më tepër se 250 të rinj nga komunitetet e ndryshme të Kosovës të cilët u mblodhën në ngjarjen e organizuar në Hotelin Emerald në Prishtinë më 24 dhe 25 prill. Politikani 43 vjeçar, i cili ishte njëri prej politikanëve më të rinj në parlament kur u zgjodh për herë të parë para pesë viteve, theksoi se deputetët e Kosovës kanë problem të krijojnë lidhje me elektorat – sidomos me atë të ri.

“Shumica e njerëzve në politikë i shohin të rinjtë si vendosës të posterëve gjatë fushatave zgjedhore dhe kjo nuk mendoj se është e drejtë dhe mendoj se të rinjtë nuk duhet të pranojnë të shkojnë të ngjesin posterë sepse në atë mënyrë shndërroheni në shërbyes – e nuk duhet të jetë ashtu. Ju duhet të bashkoheni rreth një kauze.”

Deda identifikoi keqkuptimin mes brezave, me njerëz – dhe politikanë – të theksohet gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës.

“Kur je më i ri ende nuk e di çka do të thotë të jesh i vendosur dhe falë zotit që nuk jeni – ende jeni duke zbuluar se kush jeni, çka dëshironi, çfarë jete doni ta keni. Nuk keni kufijë dhe më të vjetrit dëshirojnë t’ju vendosin kufijë, që të thuani ‘po’ apo të mos folni asgjë fare. E nëse vazhdojmë kësisoj nuk mund të ndryshojmë asgjë.”

Por ai gjithashtu ju bëri apel të rinjve të luajnë rolin e tyre në demokraci duke kërkuar dialog me përfaqësuesit e zgjedhur dhe duke shpjeguar nevojat e tyre.

“Kërkoni llogaridhënie dhe përgjegjësi nga ata që janë zgjedhur dhe flasin për ju. Nuk ka rëndësi që ende nuk i keni mbushur 18 vjet, ju keni drejtë për jetë dhe të ardhme të mirë.”

Gjatë panelit të njëjtë, kryesuar nga Shefja e Zyrës së KB-së në Beograd Simona-Mirela Miculescu, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor Fatos Mustafa foli për misionin e tyre për të kthyer “rrjedhjen e trurit” e të rinjve që po lëshojnë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Në vend të kësaj, ideja për ‘mobilitet rajonal’ që ju mundëson të rinjve t’i sfidojnë stereotipet përmes udhëtimit dhe punës në vende tjera të Ballkanit dhe Evropës për një kohë të caktuar, është menduar si model. 

“Jemi të interesuar t’i shohim njerëzit nga Ballkani Perëndimor të udhëtojnë dhe të jenë mobilë që të shkojnë në të gjitha vendet… por jo të migrojnë atje. Si mund ta krijojmë një mjedis ku edhe të rinjtë e Evropës do të vinin këtu dhe të kontribuonin në këtë mobilitet.”

Ai gjithashtu inkurajoi të rinjtë që më shumë të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse dhe të dëshmojnë që janë potenciali i shoqërise – e jo problemi.

Zyrtari për Politika Sociale pranë UNICEF-it Dren Rexha foli për projektet e ardhshme të agjencive të KB-së ku trajtohen çështje të caktuara në Kosovë. Kosova ishte gjeneratë post konfliktuoze “nxitur nga narracione të konfliktit” dhe mosbesim në shoqëri, theksoi ai.

UNICEF-i, si bashkë-nikoqir i Asamblesë për Rini, do të punojë për të zbutur mosbesimin në mes të rinjve nga komunitetet e ndryshme, në mes të rinjve dhe institucioneve dhe të krijojë zgjidhje dhe ndërtojë kapacitete të të rinjve dhe grave si mjet i paqës gjatë projektit të ardhshëm 18 mujor ku të rinjtë e komuniteteve të ndryshme etnike do të bëhen bashkë.

“Problemet janë të njëjta e pse të mos adresohen ato bashkërisht mes të rinjve”.

SHTATË KËSHILLA PËR SUKSES:

Shefja e Zyrës së KB-së në Beograd Simona-Mirela Miculescu, e cila e moderoi panelin, ndau disa pikëpamje të dobishme me të rinjtë pjesëmarrës:

  • Kur ju drejtoheni vendimmarrësve më pak ka të bëjë me ju e më shumë me ta. Vendimmarrësit brengosen më shumë që të duken mirë e jo çka ju bën juve të dukeni mirë. Mësoni se cilat janë prioritetet e tyre; si do të sjellë ideja e juaj këtij individi vlerë të shtuar?
  • Vërehuni. Unë vërej shumë modesti të tepruar, por ju ende duhet të mësoni se si të arrini të vëreheni – në mënyrë positive, natyrisht! Duhet të dini si të dalloheni me sukses. Gjeni mënyrën se si të vëreheni.
  • Mësojeni një fjalë: këmbëngulsia. Në jetën e juaj, këmbëngulsia është çelësi i juaj. Duhet të mësoheni të mos i merrni gjërat personalisht dhe të mos zhgënjeheni pas tentimit të parë apo të dytë.
  • Dini për çka flitni. S’ka më keq se të propozoni një ide, ajo të pranohet e pastaj të mos jeni në dini se si ta vazhdoni.
  • Mbani Plan B. Nëse nuk keni arritur t’ia fitoni vëmendjen personit të caktuar herën e parë, atëherë sigurohuni të keni plan rezervë. Bëhuni fleksibil.
  • Prezantoni si kampion. Gjithmonë duhet të mësoni se si të prezantoni. Si të argumentoni. Nëse nuk e prezantoni idenë dhe propozimin e juaj në mënyrën më të mirë, më të bindshme, rezultatet mund të jenë modeste.
  • Bëni detyrat e historisë. Është tejet e rëndësishme, sidomos këtu në rajon, ta keni parasysh pozitën e kaluar, të tashme dhe të ardhme të shoqërisë dhe gjithashtu të vendimmarrësit që e udhëheq atë. Nëse ideja apo kontributi juaj tashmë është provuar dhe ka dështuar, vendimmarrësi i juaj jo që nuk do të bindet, por as nuk do të impresionohet.