Qasje e barabartë në drejtësi përmes hapjes së një qendre të re të ndihmës juridike të financuar nga UNMIK-u
Lufta për drejtësi sapo u bë më e lehtë për komunitetet e Kosovës me hapjen e një qendre të re e cila do të sigurojë shërbime juridike falas për ata që më së shumti kanë nevojë, - duke përfshirë gratë dhe grupet minoritare.
Qendra e re për ndihmë juridike falas, që do të udhëhiqet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, do të ketë çasje në një grup avokatësh të specializuar dhe me përvojë, veçanërisht me ekspertizë në të drejtat në pronë, ligjin e punës, mbrojtjen e kërkuesve të azilit, ligjin për familje (me fokus të posaçëm në dhunën me bazë gjinore dhe dhunën seksuale gjatë luftës,) si dhe mirëqenien e të të burgosurve.
Një vision i “një bote të drejtë, të paanshme, tolerante, të hapur dhe përfshirëse në shoqëri ku nevojat e më të ndjeshmëve përmbushen ka qenë në zemër të Agjendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030 – dhe hapjes së qendrës,” tha Përfaqësueasi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i UNMIK-ut Zahir Tanin gjatë inaugurimit të qendrës.
Përurimi në Hotelin Sirius më 8 maj u karakterizua me vërejtjet kryesore të PSSP Tanin si dhe Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës Enver Peci, drejtorit ekzekutiv të Institutit të Drejtësisë të Kosovës, Betim Musliu, Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Ndihmë Juridike Ramadan Gashi dhe koordinatorit të Qendrës për Ndihmë Juridike Yll Zekaj. Shefja e Misionit të EULEX-it Alexandra Papadopoulou dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së Ulrika Richardson gjithashtu ishin të pranishme në këtë ngjarje.
"Qasja në drejtësi për të gjithë mbetet një nga parimet bazë të sundimit të ligjit. Kjo qendër synon të sigurojë që ndihma ligjore falas të jetë në dispozicion të grupeve të cenueshme, siç parashihet dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës," tha PSSP Tanin.
PSSP Tanin tha që synimi është që qendra për ndihmë juridike falas të vazhdojë të ekzistojë edhe në të ardhmën e largët edhe pas largimit të bashkësisë ndërkombëtare nga Kosova.
“Më konkretisht, SDG16.3 premton të sigurojë qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë deri në vitin 2030 dhe kjo iniciativë është një hap i vogël në këtë drejtim”.
Sipas një studimi të kryer nga OSBE në vitin 2016, në 33 përqind të rasteve të krimeve të rënda nuk ka pasur fare përfaqësim ligjor apo ka pasur vetëm për njërën palë – dhe kjo statistikë është dukshëm më e keqe në rastin e grave. Në 65 përqind të rasteve ku ishin të përfshira gratë, vetëm njëra palë kishte përfaqësim ligjor ose asnjëra palë nuk kishin përfaqësim ligjor.
Fokusi imediat i qendrës së re do të jetë të ndihmojë gratë në realizimin e të drejtave të tyre pronësore; të ndihmojë viktimat e mundshme të dhunës seksuale në nisjen e proceseve në raport me komisionin e ri qeveritar për njohjen dhe verifikimin e viktimave të konfliktit; të ndihmojë pensionistët që presin të marrin pensionet e tyre nga autoritetet e Serbisë; të ndihmojë numrin në rritje të azilkërkuesve në Kosovë dhe rasteve të tyre ligjore; si dhe të ndihmojë të burgosurit dhe familjarët e tyre të realizojnë të drejtat e tyre.
Qendra do të ketë pesë juristë me orar të plotë, koordinatorin e zyrës dhe përkthyesë nga komunitetet e ndryshme. Juristë të përzgjedhur do të zhvillojnë vizita javore në qendrat korrektuese.
Personat që janë të interesuar të kenë qasje në shërbimet e qendrës, mund ta kontaktojnë atë drejtpërdrejt nëpërmjet:
• plotësimit të aplikacionit online në uebfaqen e Qendrës për Ndihmë Juridike Falas
• dorëzimit të aplikacionit të plotësuar më postë në adresën e Institutit të Kosovës për Drejtësi (Qendra për Ndihmë Juridike Falas), Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, nr.1
• të thërrasin në numrin pa pagesë 0800 22 222
• faqes së Qendrës në Facebook
Të gjitha shërbimet do të ofrohen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Qendra do të ofrojë ndihmë juridike edhe për përsonat që kanë nevojë dhe të cilët nuk janë në gjendje të udhëtojnë deri në Prishtinë.
Qendra është themeluar me kohëzgjatje fillestare prej pesë muajsh, me synimin që të përfshijë edhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë dhe qeveritarë pas konsolidimit të punës.