Deklaratë për Kosovën që i atribuohet zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm

15 Dhj 2018

Deklaratë për Kosovën që i atribuohet zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm

Sekretari i Përgjithshëm ka marrë parasysh shqetësimin  për miratimin i tre projektligjeve që synojnë forcimin e rolit dhe kapacitetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Kuvendi i Kosovës
 
Sekretari i Përgjithshëm nënvizon se Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit siguron kuadrin e vetëm ligjor për praninë ndërkombëtare të sigurisë, Forcën e Kosovës (KFOR), që është i ngarkuar me përgjegjësinë për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Prandaj, çdo kufizim për shkarkimin e KFOR-it nga përgjegjësitë e tij të sigurisë do të ishte në kundërshtim me atë rezolutë.
 
Sekretari i Përgjithshëm u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira të ushtrojnë përmbajtje dhe të frenohen nga veprimet që mund të rrisin tensionet dhe të shkaktojnë një pengesë tjetër në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës.
 
Fahran Haq, Zëvendës i Zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm
Nju Jork, 14 dhjetor 2018