Hapet qendra e dialogut shumë-etnik e udhëhequr nga komuniteti në zemër të Prishtinës; NSP Lacroix, PSSP Ziadeh dhe kryetari i komunës Rama bëjnë thirrje për përpjekje të intensifikuara për ndërtimin e mirëbesimit të komunitetit

12 Maj 2023

Hapet qendra e dialogut shumë-etnik e udhëhequr nga komuniteti në zemër të Prishtinës; NSP Lacroix, PSSP Ziadeh dhe kryetari i komunës Rama bëjnë thirrje për përpjekje të intensifikuara për ndërtimin e mirëbesimit të komunitetit

Një qendër e re për njerëzit nga të gjitha komunitetet e Kosovës – e udhëhequr nga njerëz nga të gjitha komunitetet – u hap sot në një ngjarje të UNMIK-ut që shënon përpjekjet për ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë.

Qendra Barabar është një hapësirë multietnike dialogu për shoqërinë civile dhe komunitetet për të mbledhur dhe organizuar ngjarje dhe diskutime që mundësojnë dialogun ndërkomunitar për çështjet me interes të ndërsjellë në një mjedis të qasshëm, të sigurt dhe konstruktiv.

Inaugurimi i saj u njoftua në ngjarjen "Ndërtimi i mirëbesimit në Kosovë: Mbështetja e bashkimit për një të ardhme më të mirë", ku morën pjesë kampionët e ndërtimit të besimit të Kosovës, ekspertë ndërkombëtarë të paqes dhe ndërtimit të besimit dhe zyrtarë të lartë të OKB-së, duke përfshirë Nënsekretarin e Përgjithshëm për Operacionet e Paqes Jean-Pierre Lacroix dhe Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefe e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Ngjarja vjen pesë vjet pasi Forumi i OKB-së për ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë u mbajt në Lubjanë, Slloveni, në maj 2018.

Qendra është krijuar dhe drejtuar nga dy organizata joqeveritare të Kosovës, OJQ Integra nga Prishtina dhe OJQ CASA nga Mitrovica e Veriut, me mbështetjen e UNMIK-ut. OJQ-të së bashku prezantuan “Parimet e ndërtimit të mirëbesimit Barabar”, një grup nocionesh udhëzuese për të ndriçuar rrugën drejt besimit më të madh në Kosovë, si ndërmjet komuniteteve, ashtu edhe ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve të tyre.

“Ideja e Barabar është që të ketë një platformë të hapur, një qendër të hapur për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlera dhe parime,” tha bashkë-drejtori i Qendrës Barabar dhe Shef i Integras, Kushtrim Koliqi.

Ngjashëm, bashkëdrejtori i Qendrës Barabar dhe kreu i CASAs Miki Marenkoviq tha se hapësira do të shërbejë për shkëmbime të sinqerta.

“Ky është vendi ku së bashku me partnerët tanë do të zhvillojmë projekte të ndryshme që do të bashkojnë… palët e interesuara nga të gjitha komunitetet për të ndërtuar kohezionin social.”

Të pranishëm ishin më shumë se 250 të ftuar, ndërsa më shumë se 60 OJQ dhe individë u vlerësuan për kontributin e tyre në ndërtimin e mirëbesimit në kërkim të një të ardhme më të mirë për të gjitha komunitetet.

Barabar Community Dialogue Centre

Këtu mund të shikoni një video të Qendrës Barabar dhe vizionin e saj.

 

Mesazhet e shpresës: Mirëbesimi është jetik për paqen dhe sigurinë

 

NSP Lacroix, i cili mbërriti sot në Prishtinë për vizitën e tij të parë në UNMIK, e përshkroi mirëbesimin si “integral” për funksionimin e shoqërisë, institucioneve dhe progresit, gjatë fjalimit të tij hyrës.

“Mirëbesimi është një nga lidhësit më të fuqishëm të njeriut. Ka një fuqi të jashtëzakonshme për të lidhur, frymëzuar, motivuar dhe inkurajuar veprim në çdo nivel dhe shkallë. Megjithatë, mirëbesimi është gjithashtu një nga më të brishtët, i lehtë për t'u minuar, por i vështirë për t'u rikthyer.”

PSSP Ziadeh inkurajoi për përkushtim të ripërtërirë për njerëzit të bashkëkohen dhe t’i trajtojnë sfidat bashkërisht. Ajo u bëri thirrje të mbledhurve të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të gjetur gjuhë të përbashkët për një të ardhme më të begatë.

“Përmes identifikimit dhe kapërcimit të boshllëqeve, gjetjes së të përbashkëtave në vend që të fokusohemi në dallimet tona, së bashku do të jemi në gjendje të formojmë një të ardhme stabile dhe të qendrueshme për Kosovën”.

Kryetari Rama tha se diversiteti i përvojave i ka shtuar vlerë qytetit:

“Unë qëndroj i përkushtuar të siguroj se [Prishtina] do të ofrojë një mjedis të sigurt dhe empatik për të gjitha komunitetet [dhe do të] japë një zë të fuqishëm për të avancuar ofrimin e shërbimeve për të gjitha komunitetet, pavarësisht prejardhjes.”

Ndërtimi i Mirëbesimit në teori kundrejt praktikës

Gjatë ngjarjes gjithashtu u prezantua një panel ekspertësh eminentë vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët diskutuan procesin aktual të ndërtimit të mirëbesimit dhe si të mbyllet hendeku midis aspiratave dhe realitetit. Të përfshirë ishin:

  • Monica McWilliams, Nënshkruese e Marrëveshjes së Premtes së Mirë në Irlandën e Veriut, Profesoreshë në Universitetin e Ulsterit dhe ish Kryekomisionere e Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Irlandës së Veriut;
  • Miriam Coronel-Ferrer, Bashkëthemeluese e Ndërmjetësuesve të Paqes të Grave të Azisë Juglindore, Profesorshë në Universitetin e Filipineve dhe ish Kryenegociatore për Qeverinë e Filipineve;
  • Lulzim Peci, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED);
  • Veljko Samarxhiq, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Iniciativa Sociale (CSI)

Paneli u moderua nga Christopher Coleman, Fakulteti i RIT-Kosovë (Programi Veror i Paqes dhe Konfliktit të Universitetit Amerikan të Kosovës, Ish-Zëvendës Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara/Zëvendës Shef i UNMIK-ut