Komuniteti që luan së bashku, qëndron së bashku

6 Sht 2018

Komuniteti që luan së bashku, qëndron së bashku

Rrethuar me të korra, pula dhe traktorë, në pjesën rurale të Kosovës gjendet fshati i Vidajës – “fshati më i mirë për të jetuar”, sipas 13 vjeçarit Leonid Shllaku.

Shtëpia e Leonidit është mu përballë fushës së re të sportit të ndërtuar më 2016 për fëmijët e komuniteteve të ndryshme etnike. Më herët nuk kanë ekzistuar fusha të tilla në afërsi dhe Leonidi thotë se ai dhe shokët e tij luanin vetëm nëpër oborret e tyre.

“Nuk kemi pasur fushë të duhur. Fusha është më e mirë se të luash në oborr sepse përpos futbollit, ne mund të luajmë edhe basketboll dhe sporte tjera.”

Fusha e sportit, e cila posedon kosha basketbolli dhe gola futbolli, është e hapur jo vetëm për 68 fëmijë serb të Kosovës dhe 94 fëmijë shqiptarë të Kosovës që jetojnë në fshat, por edhe për 270 familje nga rrethina.

Leonid Shllaku (rreshti i fundit, i dyti nga e majta) me shokët e tij duke luajtur në fushën e sportit në fshatin e tyre Vidajë.

“Luaj futboll, volejboll, basketboll dhe sporte tjera,” Leonidi thekson.

“Ne vimë gati çdo ditë këtu për të luajtur.”

Entuziast i futbollit, ai thotë se ka bërë shokë të ndryshëm gjatë procesit me të cilët komunikon me përzierje gjuhësh të ndryshme – përfshirë anglisht – si dhe me gjuhë trupi.

“Tani që luaj këtu kam bërë më shumë shokë. Tani kam më shumë shokë serb, romë, dhe shqiptarë.”

Babai i Leonidit, Agron Shllaku, i cili ka edhe tri vajza mes moshës 7 dhe 14, thotë se fusha e sportit ka sjellë ndryshim në Vidajë që është fshat me të kthyer nga i cili serbët e Kosovës u larguan gjatë konfliktit të vitit 1999 për tu kthyer më pastaj.

“I ka bashkuar fëmijët. Këtu ata takohen dhe rrinë. Situata është shumë më e mirë prej se është ndërtuar fusha e sportit.”

Agron Shllaku, djali i të cilit Leonidi luan në fushën e sportit me shokë nga komunitetet e ndryshme.

Shllaku thotë që projektet si ky ndihmojnë në afrimin e fshatit dhe se nuk ka pothuajse fare tensione në mes të komuniteteve të ndryshme.

“Të gjitha komunitetet kanë përfituar [nga fusha e sportit]. Bashkëpunimi i mirë ka rezultuar në më shumë miqësi.”

Millorad Zharkoviq është shef i zyrës për komunitete në Komunën e Klinës ku gjendet fshati. Zharkoviq thotë se ideja e fushës së sportit ekziston kaherë por priteshin fonde për ndërtimin e saj.

“Po të mos ishte kjo fushë, të rinjtë nuk do të takoheshin fare.”

“Nuk mendoj se do të mësonin gjuhën e njëri tjetrit. Për mua ishte më së vështiri të shoh fëmijët e mi duke folur me fqinjët e tyre anglisht, pasi janë ende shumë të ri.”

Zharkoviq lëshoi fshatin për në Serbi gjatë luftës 1999 dhe u kthye më 2004. Për babanë dhe gjyshin ishte tejet e vështirë për të pranuar se, përderisa komunitetet nga brezi i tyre komunikonin në gjuhën e njëri tjetrit, tani kjo nuk ndodh. Ai thotë se fusha e sportit ka “rëndësi të posaçme” në afrimin e fëmijëve nga komuniteti i kthyer minoritar me atë shumicë shqiptar.

“Shumëçka ka ndryshuar brenda një kohe shumë të shkurtër. Para se të ndërtohej, fëmijët tanë nuk luanin së bashku, nuk kishin ku të takoheshin. Shumë shpejtë, pas ndërtimit të fushës, fëmijët u afruan aq shumë thuajse e njihnin njëri tjetrin me vite.”

Padyshim ishte sukses i madh sa i përket Leonidit dhe shokëve të tij:

Fëmijët nga fshatrat përreth që nuk kanë fusha të tilla vinë këtu për të luajtur. Nëse komunat e tyre janë në pozitë të ndërtojnë fusha sporti për ta, atëherë duhet ta bëjnë këtë.”

“Për mua, Vidaja është fshati më i mirë për të jetuar.”

Shikoni videon e shkurtë të komunitetit dhe fushës më poshtë.

The community that plays together stays together