Të rinjtë e Kosovës festojnë të drejtat e tyre të njeriut

22 Qer 2018

Të rinjtë e Kosovës festojnë të drejtat e tyre të njeriut

Fushata tetë-mujore, gjatë të cilës të rinjtë e Kosovës patën rastin të njihen me të drejtat e ndryshme, siç është e drejta për arsim dhe përgjegjësitë e qeverisë ndaj qytetarëve të saj, u përmbyll me Play International. 

Klubi për të Drejtat e Njeriut, i përkrahur nga Zyra e UNMIK-ut për të Drejtat e Njeriut, trajnoi të rinjë nga komunitete dhe komuna të ndryshme për të drejtat e tyre, si dhe organizoi debate me përfaqësues të institucioneve të Kosovës rreth temave siç janë qasja në edukim.

Diskutimet tjera u përqendruan në përmbushjen e të drejtave të fëmijëve në dhe brenda edukimit, obligimet e shtetit dhe përgjegjësitë e qeverisë, rolin e shkollave, këshillave të nxënësve dhe komisioneve të prindërve, strategjitë/rregulloret si dhe planet e veprimit për promovimin e edukimit të bazuar në të drejta.