Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm viziton komunën e Istogut
Më 4 tetor, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, z. Tahir Zanin, dhe zëvendësi i tij, z. Christopher Coleman, vizituan komunën e Istogut me ç’rast u takuan me kryetarin e kësaj komune, z. Haki Rugova dhe me zyrtarë të tjerë komunal. PSSP dhe kryetari i komunës diskutuan mbi zhvillimet ekonomike dhe sociale në këtë komunë, për procesin e kthimit dhe reintegrimit si dhe për përpjekjet e komunës për ta përmirësuar mirëqenien e komuniteteve joshumicë.
PSSP shprehi mirënjohjen e tij për udhëheqjen e kryetarit të komunës dhe për përpjekjet e vazhdueshme për t’i trajtuar nevojat e komuniteteve joshumicë, me theks të veçantë në disa projekte infrastrukturore dhe iniciativa të tjera në zona me popullsi të përzier, që çojnë drejt pajtimit në mes të komuniteteve. Kryetari i komunës theksoi bashkëpunimin e mirë me UNMIK-un përgjatë viteve si dhe përkushtimin e tij personal për avancimin e dialogut ndëretnik dhe tolerancës, si dhe kthimin dhe reintegrimin e personave të zhvendosur.
Pas takimit, PSSP dhe udhëheqësi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, vizituan fshatin Serbobran ku janë kthyer pjesëtarë të komuniteteve roma, ashkali dhe egjiptiane, me ç’rast u takuan me përfaqësues të komuniteteve.
PSSP Zahir Tanin (majtë), ZPSSP Christopher Coleman (i dyti në të majtë) në mbledhje me kryetarin e komunes, Mr. Haki Rugova (i dyti në të djathtë). ©UNMIK fotografia: Arton Muçolli
PSSP, Zahir Tanin, ZPSSP, Christopher Coleman në vizitë të komuniteteve roma, ashkali dhe egjiptiane në fshatin Serbobran/Srbobran . ©UNMIK fotografia: Arton Muçolli
PSSP, Zahir Tanin, ZPSSP, Christopher Coleman duke biseduar me banorët e kthyer në fshatin Serbobran/Srbobran ©UNMIK fotografia: Arton Muçolli