Shefi i UNMIK-ut takon Kryeprokurorin David Schwendiman

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), z. Zahir Tanin (i dyti ne te majtë) ne takim me Kryeprokurorin David Schwendiman (i dyti ne te djathte).  ©UNMIK Photo by: Arton Muçolli

14 Nën 2016

Shefi i UNMIK-ut takon Kryeprokurorin David Schwendiman

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Z. Zahir Tanin takoi sot Kryeprokurorin David Schwendiman, i cili udhëheq Zyrën e sapoformuar të Prokurorisë Speciale. Zyra e Prokurorisë Speciale është e autorizuar të vazhdojë hetimin dhe gjykimin e krimeve të kryera në lidhje me veprimet e identifikuara në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (Council of Europe Parliamentary Assembly Report Doc 12462) të 7 janarit 2011 (“Raporti i Martit” – “the Marty Report”).

Z. Tanin shprehu mirënjohje për përkushtimin e Z. Schwendiman dhe ritheksimin e pavarësisë së plotë të Zyrës së Prokurorisë Speciale, që e ndan atë prej Dhomave të Specializuara dhe prej të gjitha prokurorive tjera në Kosovë.  Z. Schwendiman lëvdoi Z. Tanin dhe zyrtarët tjerë të OKB-së për bashkëpunimin e shkëlqyer profesional dhe të përgjegjshëm.

Që të dytë u pajtuan mbi rëndësinë për të ardhmen e Kosovës që Dhomat e Specializuara të arrijnë rezultate legjitime që poashtu konsiderohen të tilla nga të afektuarit, në Kosovë, rajon, dhe ndërkombëtarisht.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), z. Zahir Tanin (i dyti ne te majtë) ne takim me Kryeprokurorin David Schwendiman (i dyti ne te djathte).  ©UNMIK Photo by: Arton Muçolli