PSSP Tanin rikonfirmon përkushtimin e OKB-së për të mbështetur kërkimin e personave të pagjetur

30 Gsh 2017

PSSP Tanin rikonfirmon përkushtimin e OKB-së për të mbështetur kërkimin e personave të pagjetur

 

30 gusht 2017 – Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, that se “mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur në Kosovë. Familjet kanë të drejtë ta dijnë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre. Kjo është një e drejtë themelore e njeriut.

1,658 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur si rezultat i knfliktit të viteve 1998/1999 në Kosovë. Duke rikonfirmuar angazhimin e OKB-së për të mbështetur kërkimin për të pagjeturit, PSSP Tanin deklaroi se "UNMIK-u do të vazhdojë të mbështesë Grupin Punues për Persona të Pagjetur dhe të ndihmojë familjet e personave të pagjetur, veçanërisht nëpërmjet financimit të Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur në Prishtinë, gjatë vitit të ardhshëm. Ne përgëzojmë dhe inkurajojmë përpjekjet e atyre që punojnë së bashku për të zbuluar fatin e atyre që ende mungojnë ."