PSSP Tanin zhvillon konsultime të rregullta në Beograd në prag të sesionit të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Z. Zahir Tanin u takua me Kryeministren e Serbisë Znj. Ana Brnabiq dhe Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Z. Ivica Daçiq në Beograd më 22 tetor, si pjesë e konsultimeve të rregullta në prag të sesionit të ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.
Çështjet e interesit të përbashkët që u diskutuan përfshinë zhvillimet e fundit politike dhe situatën e përgjithshme në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij dyditore, PSSP Tanin gjithashtu u takua me ambasadorët e Rusisë, Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kinës, Francës, Italisë dhe me Shefin e Delegacionit të BE-së në Serbi.