PSSP Tanin dënon sulmin në pilgrimët Serbë dhe thërret për respektim të lirisë së lëvizjes dhe të drejtës në religjion
22 tetor 2018 - Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shef i UNMIK-ut, z. Zahir Tanin, dënon incidentin në komunën e Istogut i cili ndodhi dje kur dy autobusë që po transportonin pilgrimët Serbë u gjuajtën me gurë.
“Akte të tilla janë të papranueshme dhe autoritietet kompetente duhet të hetojnë rastin dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë,” theksoi PSSP Tanin.
Ai u kujton të gjithëve të drejtat themelore për lirinë e lëvizjes dhe lirinë e fesë.