Shënimi i golave të bashkimit: Turneu i parë multietnik i futbollit për vajza në Kosovë feston forcën dhe diversitetin

5 Kor 2022

Shënimi i golave të bashkimit: Turneu i parë multietnik i futbollit për vajza në Kosovë feston forcën dhe diversitetin

Po ta pyesni Andjela Canaçeviq, një vajzë serbe nga Brezovica e veshur në fanellën e saj të verdhë të futbollit me lara tigri se kush është idhulli i saj i sportit, ajo do të deklarohet me ngazëllim: “MBappe!”

Lea Komoni, 11 vjeçare, shqiptare nga Prishtina, filloi të luajë futboll me djemtë e lagjes në moshën katër vjeçare, dhe fytyra e saj do të shëdrisë kur të ju tregojë që Messi dhe Neymar Jr. e inspirojnë ate për tu berë futbolliste më e mirë për çdo ditë.

Kur ishte më e re, 16 vjeçarja Viktorija nga komuniteti boshnjak në Graçanicë, vazhdimisht do dëgjonte fjalët “futbolli është vetëm për djemtë!” sa herë do dilte jashtë për të lozur.

Trajnejra e futbollit Suzana Nedeljkovic, 47 vjeçare, thotë se ëndërrat për të luajtur futboll i ishin shkurtuar që në moshën e re, për shkak të mungesës së mbështetjes. Heroi i saj gjithmonë kishte mbetur tanimë i pensionuari Steven Gerrard, menagjer i Premier Ligës së Klubit Aston Villa të Anglisë.
 

Këto mund të duken si storie të veçanta dhe të ndara nëpër komunitete dhe gjenerata të vajzave dhe grave të Kosovës, por sot, ato janë bashkuar si rezultat i projektit të mbështetur nga UNMIK-u për krijimin e turnirit të parë shumetnik të vajzave në Kosovë, duke i pajisur ato me burime dhe trajnim, dhe duke organizuar turnire nëpër rajon.

Së bashku me partnerin implementues ‘Klubi Futbollistik i Vajzave ”Prishtina”’ projekti pati për qëllim jo vetëm të arrijë fuqizimin e gruas përmes sportit, por gjithashtu të avokojë për parandalimin e stereotipeve gjinore në sport, zhvillimin e futbollit në zona rurale dhe rritjen e kohezionit social në mes të komuniteteve në rajon.



Si rezulatat, këto vajza prej komunave si Graçanica, Caraleva, Dragashi, Brezovica dhe Pristina, po i thyejnë barrierat dhe duke shënuar gola që për kohë të gjatë ishin të rezervuara për djemtë – për t’u bërë lojtare futbolli me të drejtën e tyre, në të njejtën kohë po krijojnë miqësi nëpër linjat etnike dhe rajonale.

“Futbollistët më të preferuar për mua momentalisht janë djemtë, sepse ata i shohim në TV, por një ditë, dua të bëhem shembull për vajzat e reja në Kosovë, si futbolliste profesioniste,” tha Komoni. Canaçeviq e ndan të njejtin mendim.



Dhe, Nedeljkoviq është duke punuar për të iu trasuar rrugën të cilën nuk pati rastin ta ndiqte për vete. “Pata dëshiruar të bëhem futbolliste kur isha fëmijë, por nuk ishte i popullarizaur atëherë. Nuk e kisha asnjë të më shtyente, nuk kisha menagjer, etj. Sot është ndryshe. Iniciativat si kjo, e bëjnë më të lëhtë,” tha Nedeljkovic, trajnere dhe menagjere e ekipit të Graçanicës. “Shpresoj në më të mirën për këto vajza. Shpresoj t’i bëj të ëndërrojnë; shpresoj t'i bëj ëndërrat e tyre realitet.”

Standardi i golit

Me mbështetjen e koordinatorëve komunalë, projekti u angazhua të gjejë fushë trajnimi, të blejë materialet për stërvitje dhe të fillojë fushatën derë më derë për të ngritur vetëdijen për regjistrimin e vajzave në ekipet e futbollit. Fanelat dhe bluzat u ri-dizajnuan, bluzat u bënë për të gjitha ekipet e reja dhe u mundësuan stërvitjet e përbashkëta, turniret dhe shoqërimi, duke krijuar solidaritete të reja në mes të vajzave në frymë të vërtetë sportive.  

“Puna e jonë i përgjigjet nevojave dhe dëshirave të vërteta të komunitetive që ne u shërbejmë, veçanërisht, të grave dhe vajzave anekënd Kosovës,” tha Kryesuesja e Zyrës së UNMIK-ut për mbështetje të komuniteteve, Znj. Margarethe Matic. “Inkurajimi i vajzave të reja për të tejkaluar pengesat në cilëndo fushë të jetës së tyre, qoftë përmes grumbullimit në një fushë futbolli apo si vendimarrëse në politikë, çdo hap përpara ndihmon në ndërtimin e besimit, krijimin e një paqeje të qëndrueshme dhe kohezionit në rajon. Dhe ky projekt, e bën pikërisht këtë,” shtoi ajo.

Përkundër sfidave lidhur me ndjeshmërinë gjinore dhe vështirësive në angazhimin e koordinatorëve në komuna të caktuara, projekti angazhoi 300 gra dhe vjaza. Ështe një dëshmi e frymës së bashkimit në diversitet të përforcuar nga fryma e sportisteve të ekipit të Graçanicës me gra trajnere dhe vajza nga komunitetet serbe, boshnjake dhe rome. Ngjashëm, Dragashi ka një ekip të vajzave nga komunitetet e shqiptareve, boshnjakeve dhe goraneve.

Lidhjet përtej fushës

“Pas shtytjes dhe inkurajimit fillestar, këto vajza luajnë aq mirë së bashku – po t’i shihni në fushë, nuk do të mund t’i dalloni se kush vie nga zonat rurale apo urbane, kush është prej cilit komunitet – ato vetëm luajnë së bashku si një ekipë kolektive,” tha Kron Sadiku, menagjer i projektit.

Megjithate, kjo shkon përtej vetëm lojës së futbollit, pasiqë është poaq e rëndësishme të ketë më shumë gra në hapësirën e vendimmarrjes në sport.

“Unë luaj, por tani jam poshtu refere e certifikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës. Jam inkurajuar të provoj diçka të re, dhe mendova, pse jo! Më pëlqen!” thotë 16 vjeçarja nga Prishtina Anila Berisha. “Shpresoj të përparoj, të shkoj jashtë vendit dhe të jem refere e lojërave të rëndësishme një ditë,” Berisha shtoi.

Përmes këtij projekti, 8 vajza janë certifikuar ngjashëm si refere dhe janë angazhuar nga Fedrata.

Nga brohoritja për shoqet e skuadrës e deri te përqafimet emocionuese teksa vrapojnë në fushë pasi shënojnë një gol; vrapimi për ujë dhe kujdesi për anëtaret e lënduara të ekipit, çdo javë ato kalojnë orë të tëra vetëm duke mësuar lojën, duke mësuar për njëra-tjetrën dhe duke u ekspozuar ndaj realiteteve të reja. Futbolli ka ndihmuar që të bashkohen këto vajza të reja nga të gjitha komunitetet e Kosovës si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Dhe ndërsa ato mund të frymëzohen nga MBappe, Neymar dhe Gerrard sot, guximi dhe shpirti i tyre është një mishërim për një botë të bashkimit dhe fuqizimit përtej sportit.