Para takimit në Bruksel, PSSP Ziadeh bën thirrje për angazhim konstruktiv në procesin e dialogut
Në prag të takimit të nivelit të lartë në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh u bën thirrje të gjitha palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të mbajnë integritetin e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
“Është tejet e rëndësishme që të promovohet një klimë e favorshme për dialog të mirfilltë. Palët duhet të punojnë me mirëbesim për të adresuar çështjet e pazgjidhura, duke kapitalizuar angazhimin e 11 viteve të fundit dhe duke siguruar që të ndërtohet mbi të arriturat me mund në dialogun e lehtësuar nga BE-ja,” tha PSSP Ziadeh.
“Dialogu dhe kompromisi janë rruga e vetme e qëndrueshme drejt stabilitetit, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë,” theksoi ajo.