Çka është e mirë për misrin, është e mirë edhe për komunitetin
Në viset rurale të Pejës, një projekt për komunitetet e ndryshme të shtatë fshatrave ka hasur në tokë pjellore për t’u zhvilluar.
Në fushën e gjerë të gjelbër, e llojit që për një kohë të gjatë ishte jetik për rajonin, bujku Dardan Sejdiu lëron arën për ta bërë gati për mbjelljen e misrit. Teknologjia është një ndihmesë e madhe për bujqit, por traktori paraqet shumë më shumë se sa lehtësinë e lërimit të tokës; ai është simbol i unitetit në mes të shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës që jetojnë këtu.
Si pjesë e projektit, të financuar nga UNMIK-u, komunitetet e ndryshme etnike në Gorazhdec, Kërstoc, Babiq, Orashë, Vragoc, Poçestë, dhe Millanovc janë duke ndarë traktorin dhe makinën korrëse qysh prej vitit 2014.
Kjo ka ndikuar në rritjen e të korrave dhe të bashkëpunimit.
Pajisja përdoret në afro 50 hektarë tokë dhe ndihmon në prodhimin e 225,000 kilogramëve të misrit çdo vit për tregun vendor. Madje ekziston edhe skema e mbështetjes sociale që do t’ju ofrojë familjeve në nevojë 50 kg misër përmes një qendre përkrahëse.
Shefi i kooperativës bujqësore Islam Bekaj thotë se rreth 500 persona nga komunitetet e shqiptarëve të Kosovës, serbëve të Kosovës dhe romëve, ashkalive dhe egjiptasve përfitojnë nga rritja e prodhimtarisë, të ardhurave dhe ushqimit.
“Kemi vërejtur ndryshime të mëdha. Në të kaluarën, kjo punë kërkonte fuqi të madhe punëtore, kurse tani shumica e bujqve mund të bëjnë edhe punë tjera, të paguhen dhe jo të përqendrohen vetëm në bujqësi. Me ndihmën e makinerisë së re, një person tani mund ta bëjë punën që në të kaluarën e kanë bërë 20 apo më shumë njerëz. Pra përparësia është se të tjerët janë të lirë, mund të bëjnë punë tjera, të fitojnë gjetiu.”
Kjo gjithashtu ka ndikim të madh në komunitetin e gjerë, thekson ai.
“Mendoj se kjo është hera e parë pas lufte që pjesëtarët e të dy komuniteteve kontribuojnë në projekt të njejtë, dhe të dy komunitetet kanë përfitime të ndryshme.”
“Bujqit tani kanë më shumë ushqim. Vendet e punës janë të sigurta… një përparësi tjetër është se çdo pjesë e tokës punohet. Toka shfrytëzohet deri në 80 përqind, duke ju falënderuar pajisjes.”
Projekti është duke krijuar harmoni më të madhe në mes të komuniteteve, hap jetik për brezat e rinj që nuk kanë gjuhë të përbashkët por duhet të flasin anglisht për të komunikuar mes vete.
“Po të mos ishte implementuar ky projekt komunitetet do të mbeteshin të izoluara e kjo ju ka ndihmuar komuniteteve për t’u afruar prapë.”
Slobodan Petroviq, shefi i Nënzyres Komunale për Komunitete dhe Kthim në Gorazhdec, thotë që ka pasur përmirësim të dukshëm në mes të komuniteteve që nga nisja e projektit, që pason një projekt tjetër të nisur para rreth një dekade në përpjekje për të riintegruar serbët e Kosovës.
Pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme ndihen të lirë të kërkojnë ndihmë nga njëri tjetri, thekson ai.
“Nuk janë të gjithë të aftë për gjithçka. Dikush është saldues më i mirë, tjetri mekanik më i mirë. Njerëz të ndryshëm mund të kontribuojnë në fusha të ndryshme.
Islam Sejdiu, shefi i kooperativës bujqësore, thotë se në një fshat të banuar plotësisht me serbë të Kosovës, mekaniku i traktorit ofron shërbimet e tij për të gjitha komunitetet, përfshirë RAE, boshnjakë dhe shqiptarë të Kosovës.
“Ky bashkëpunim u ndërpre vetëm gjatë muajve të luftës, por vazhdoi prapë pastaj. Kemi shumëçka t’i ofrojmë njëri tjetrit.”
“Mendoj se kjo është hera e parë pas lufte që pjesëtarët e të dy komuniteteve kontribuojnë në projekt të njejtë, dhe të dy komunitetet kanë përfitime të ndryshme.”