PSSP Tanin takon Komandantin e ri të regjimentit te karabinierëve MSU, Kolonel Marco Di Stefano
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të përgjithshëm dhe shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, mirëpriti Komandantin e ri të regjimentit MSU, kolonelin Marco Di Stefano, në selinë e UNMIK-ut në Prishtinë.
Koloneli Di Stefano dhe PSSP Tanin shkëmbyen mendimet për një varg çështjesh të rëndësishme përfshirë zhvillimet e fundit politike, situatën në Kosovë dhe vazhdimin e bashkëpunimit në mes të karabinierëve, KFOR-it dhe UNMIK-ut.