Muzika lidhë komunitetet: Storia e shkollës multietnike të rrokut në Mitrovicë

6 Tet 2017

Muzika lidhë komunitetet: Storia e shkollës multietnike të rrokut në Mitrovicë

Diku në Mitrovicë, në një bodrum nëntokë, pesë tinejxherë lëvizin përnjëherë me ritmin që po e krijojnë nga instrumente të ndryshme. 

Muzika është rrok, me një lloj ankthi tipik për disa zhanre të muzikës së Ballkanit. Por ajo që është mbase më impressive lidhur me sinergjinë e muzikës, është që ky grup, i njohur si Proximity Mine, është pasqyrë e Kosovës bashkëpunuese: grupi është përzierje e të rinjëve dhe të rejave nga të dyja anët a urës famëkeqe mbi lumin Ibër, shqiptarë të Kosovës, serbë të Kosovës dhe boshnjakë të Kosovës. Për çdo provë në Mitrovicë, anëtarët duhet të shkojnë në anën tjetër të qytetit të ndarë.

Kitaristi i basit, Lazar Mladenovic, thotë që jeta në Mitrovicë di të jetë e vështirë, dhe që muzika e grupit e reflekton këtë. 

“Temat e këngëve tona kanë të bëjnë me jetën, jetën në pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, në fakt me përditshmërinë.”

 

 

 

 

 

 

 

 

Kitaristja Tringa Sadiku, thotë që ajo, si edhe shumë anëtarë, ka qenë e brengosur në fillim se si do të shkonte puna e grupit.

“Isha e frikësuar të vija këtu në fillim sepse unë nuk e flas gjuhën serbe dhe mendova që do të ishte problematike për mua të mos e kuptoj gjuhën dhe të mos ndihesha e lidhur me njerëzit këtu. Por prej që kam ardhur këtu, çdo gjë ka qenë shumë argëtuese dhe e lehtë. “

Grupi është produkt i programit të Shkollës së Rrokut në Mitrovicë, e cila është mbështëtur nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë UNMIK-un. Programi u mëson instrumentet muzikore të gjithë të rinjëve të qytetit.

Proximity Mine, të cilët performojnë në gjuhën angleze, janë një ndër storiet më të suksesshme prej 41 grupeve dhe është formuar që në fillim të Shkollës së Rrokut në Mitrovicë, më 2008.

File Mitrovica Rock School connects young artists from different communities

Menaxheri i projektit, Emir Hasani, thotë se përdorimi i muzikës si mjet, ka qenë metodë e Shkollës së Rrokut në Mitrovicë për t’i bashkuar komunitetet, pas ndasive që pasuan.

"Unë mendoj që është mënyra më e mirë dhe më e sinqertë për t'i bashkuar njerëzit - për të krijuar"