Deklaratë nga PSSP i UNMIK-ut në lidhje me ngjarjet në veri të Kosovës dhe ndalimin e punonjësve të OKB-së

28 Maj 2019

Deklaratë nga PSSP i UNMIK-ut në lidhje me ngjarjet në veri të Kosovës dhe ndalimin e punonjësve të OKB-së

UNMIK-u është duke përcjellur me shqetësim të thellë zhvillimet sot në veri të Kosovës, përfshirë ndalimin e dy punonjësve të OKB-së gjatë kryerjes së detyrave të tyre nga ana e Policisë së Kosovës. Që të dy punonjësit më vonë janë transferuar në spital për trajtim të lëndimeve.  Jemi në përcaktim të rrethanave të sakta, në koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren. 

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Z. Zahir Tanin ftoi për lirim të menjëhershëm të punonjësve të OKB-së, duke shtuar se “çfarëdo dëmi shkaktuar punonjësve të Kombeve të Bashkuara do të përcillet me përgjigje më të larta diplomatike dhe ndërkombëtare ligjore”.

“Ftoj të gjitha palët t’i respektojnë parimet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit të gjithëve për jetë dhe liri, dhe të ndihmojnë në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në atë pjesë.”

UNMIK-u do të ofrojë më  tepër informata në kohë të duhur.